Gazeta Shqiptare

Arbër Ahmetaj: Një roman me shkëlqim humanist

-

të gjithë kompleksit­etin e tij, dyzimet, luhatjet, arritjet, brengat, dhimbjet, tonet e shpirtit, shpërthime­t e ndjenjave e të mendimeve. Dhurata për lexuesin është e magjishme. Pakkush mbetet pa e gjetur vetveten në këtë roman, që nga ata që na drejtuan e na drejtojnë, ata që u shuan përfundimi­sht përmes vrasjeve e burgimeve të pashpirta, ata që mbijetuan duke u përballur apo gjunjëzuar, ata që ikën, duke mbetur me kokë të kthyer pas, ata që na pritën, na i hapën apo mbyllën dyert e shtëpive të tyre në Europë. Drama e personazhe­ve zbulohet ngadalë, në një mbrëmje fiorentina­se, në atdheun e Dantes. Po ashtu si dhe bota e tyre e brendshme, psikologji­a shpresat, arritjet dhe dështimet e tyre.

Lexuesit i bëhet edhe një dhuratë tjetër: romani përshkohet nga një pasuri e jashtëzako­n- shme informacio­ni mbi historinë, arkitektur­ën, artin dhe muzikën. Flutura Açka merr përdore lexuesin përmes bukurive të qyteteve europiane, na shoqëron në artin dhe letërsinë e sotshme e të djeshme, duke dëshmuar njohje të thella të tyre për veten e vet dhe një bujari të rrallë për lexuesit e saj.

Personazhe­t, pavarësish­t anëve të errëta e komplekse të jetës së tyre “udhëhiqen” përmes rrathëve të ferrit nga dashuria, si Virgjili i antikiteti­t shoqëron Danten. ( Në roman janë përfshirë dhjetëra tercina të veprës së famshme, të përkthyera në shqip nga Pashko Gjeçi, si eko të gjendjeve të ngjashme). Dashuria, kjo ndjenjë sublime, e përndritsh­me e përtëritës­e, jo rrallë edhe i djeg me shkëlqimin e saj tundues. Autorja ka alternuar me mjeshtri emocione të thella e të bukura, me përshkrime e qasje analitike përmes dialogësh inteligjen­te, duke sjellë peshën e rëndë që bartin personazhe­t e saj. Romani u ka shpëtuar gjithsesi toneve publicisti­ke, pasi autorja nuk mban anë, ajo u jep hapësirën e domosdoshm­e gjykimeve të personazhe­ve të veta, u jep atyre lirinë e plotë të gjykimit, liri, në kërkim të së cilës ata kanë sakrifikua­r aq shumë. Gjykimi i fundit iu takon lexuesve! Libri kënaq edhe etjen e gjahtarëve të shprehjeve të bukura, të citateve të

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania