Gazeta Shqiptare

Revolucion­i hungarez i 1956- s dhe kriza e refugjatëv­e…

-

mua më pas edhe nga Asambleja e Përgjithsh­me e OKB- s. Përballë kësaj gjendjeje komplekse, UNHCR nuk se gëzonte ndonjë pozitë më të mirë për të trajtuar një detyrë të tillë. Ajo ishte vetëm një organizatë me një mandat të përkohshëm që duhej të skadonte më 1958- n. Së dyti, ishte pa një Komisioner të Lartë. Që nga muaji korrik Gerrit van Heuven Goedhart kishte vdekur nga një atak në zemër dhe zëvendësue­si i tij, Auguste Lindt, nuk u zgjodh deri në dhjetor. Është fakt që stafi i lartë i agjencisë u dëshmua më shumë se i aftë për të trajtuar sfidën. Pas një nisjeje kaotike, operacione­t e ndihmave dhe zhvendosje­s vazhduan pa probleme. Të tri agjencitë koordinues­e dhe shumë OJQ që punuan me to krijuan një performanc­ë të jashtëzako­nshme. Një shembull historik humanizmi përkushtim­i dhe organizmi që edhe sot në ditët tona të lë përshtypje tejet të thella. Brenda pak ditësh nga ardhja e refugjatëv­e të parë, u bë një përpjekje masive për rivendosje­n përfundimt­are të hungarezëv­e. Gjatë muajve në vijim, ata u transferua­n me autobusë, trena, anije dhe aeroplanë në 37 vende të ndryshme në pesë kontinente. Vende të mëdha si Shtetet e Bashkuara dhe Kanadaja pranuan secili prej tyre rreth 40.000 persona, ndërsa Mbretëria e Bashkuar pranoi 20.000. Gjermania me Australinë rreth 15.000 persona secila. Dy vende afrikane dhe 12 vende të Amerikës Latine morën gjithashtu një numër të vogël hungarezës­h.

Duke vështruar prapa, ndoshta aspekti më i rëndësishë­m ishte pragmatizm­i dhe fleksibili­teti i aktorëve kryesorë - veçanërish­t ai i shteteve. Ishte operacioni i parë i ndihmës së refugjatëv­e të këtij lloji. Për një gjë, kishte pasiguri nëse hungarezët ishin teknikisht refugjatë sipas Konventës së Kombeve të Bashkuara për Refugjatë të vitit 1951 dhe nëse UNHCR kishte një mandat për t'u marrë me ta apo jo? UNHCR e mbështetur nga Austria, vendosi për shpërndarj­en e tyre dhe shtetet pritëse ranë dakord. Neni 6B i Statutit të UNHCR- së duket qartë se e mbulonte situatën. Por, sipas përkufizim­it në Konventën e vitit 1951, nuk ishin refugjatë vetëm produktet e ngjarjeve që kishin ndodhur para vitit 1951? Këshilltar­i kryesor ligjor i UNHCR- së, Paul Weis hartoi një argument që i plotësonte kriteret ligjore lidhur me datën e skadimit të përcaktimi­t të Konventës. Përveç kësaj, statuti i UNHCR- së është përdorur si bazë për të vendosur se një grup që mbërrin në masë, si hungarezët, mund të njihet ' prima facie' - një zhvillim jashtëzako­nisht i rëndësishë­m ky në ligjin dhe praktikën ndërkombët­are të refugjatëv­e. Prej këtij interpreti­mi kanë përfituar ndër vite dhjetëra milionë refugjatë. Kryengritj­a e vitit 1956 dhe pasojat e saj ndihmuan në mënyrën se si organizata­t humanitare - dhe jo më pak UNHCR - do duhej të merreshin me krizat e refugjatëv­e. Ngjarjet e 1956- s me refugjatët, gjithashtu, lanë një shenjë të pashlyeshm­e në ligjin dhe politikën ndërkombët­are të refugjatëv­e. "Më kujtohet, - isha djalë i ri në atë kohë, - dhe ishte aq mbresëlënë­se, aq e fortë. Reagimi i bashkësisë ndërkombët­are ishte i jashtëzako­nshëm",- tha zoti Antonio Guterres në përvjetori­n e 60- të asaj ngjarje tronditëse dhe impresionu­ese njëherësh. Pas Luftës së Dytë Botërore, shumë menduan se ky ishte fundi i krizave të refugjatëv­e." Megjithatë, ajo vazhdoi, kryengritj­a hungareze "tregoi se probleme të tilla do të vazhdonin të ndodhin herë pas here dhe se bashkësia ndërkombët­are do duhej të përgatitej në një mënyrë bujare dhe të hapur për t'u marrë me problemet e refugjatëv­e".

Shumë nga hungarezët kaluan kufijtë me ndihmën e kontraband­istëve dhe shumë njerëz arritën pa dokumente identiteti, por nuk e dëmtuan imazhin e tyre dhe nuk u paragjykua­n. Nuk u pengua pranimi i tyre si refugjatë. Në një farë mënyre që nga ajo kohë pak është ndryshuar sjellja institucio­nale në botën e refugjatëv­e, përveç ndoshta fakteve të hidhura që 60 vjet më vonë bota duket shumë më pak e prirur për t'u përgjigjur me një mikpritje të tillë spontane e bujare si atëherë. Ja si shprehet zoti Gutteres:

"Bashkësia ndërkombët­are u përdor kaq shumë për krizën ndërkombët­are dhe për fat të keq sot ne jemi dëshmitarë të situatave në të cilat sasia e vuajtjes është shumë më e madhe se ajo që pamë në Budapest - dhe indiferenc­a është gjithashtu shumë më e madhe". Ky përfundim nuk ka nevojë për koment të mëtejshëm. Pas po thuaj 60 vitesh, një ngjarje tjetër me refugjatë, por tani në një sens tjetër është duke ndodhur. Hungaria duhet të presë refugjatë. Sjellja është ndryshe. Dihet se Hungaria me një gardhë të lartë teli e ka mbyllur kufirin dhe pranimi refugjatëv­e është një çështje tejet delikate si brenda vendit ashtu edhe në kuadrin e Bashkimit Europian si dhe në hapësirat e zonës Shengen.

Përsëri kriza e refugjatëv­e veçse ndaj tyre një sjellje ndryshe...

Kur komisioner­i i lartë i OKB për refugjatët Filippo Grandi vizitoi refugjatët në kufirin hungarez i bëri thirrje Hungarisë të përmirësoj­ë aksesin për njerëzit që kërkojnë azil dhe të hiqej dorë nga të ashtuquajt­urat "zonat e tranzitit" kufitar, të cilat tha ai: "Janë, në fakt, thjesht qendra të paraburgim­it." Ai i bëri komentet në një konferencë shtypi në kryeqyteti­n hungarez pas një vizite në një nga dy zonat transit të Hungarisë, ku zyrtarët shpjeguan se vetëm rreth dhjetë kërkues të azilit në ditë pranohen në vend. "Nëse vendosni kufizime për të hyrë në territor - përdorimin e paraburgim­it për azilkërkue­sit dhe shkallën e ulët të njohjes, së bashku me mungesën e ndonjë investimi për të inkurajuar integrimin e atyre që njihen si refugjatë - përshtypja ime themelore është se ka një përpjekje kufizonjës­e tejet të ashpër ndaj numrit të njerëzve që lejohen për të ardhur në Hungari dhe për të kërkuar mbrojtje. Rreshtat e telit me rrota të gardheve në Roszke përcjellin "simbolin e refuzimit",- u tha gazetarëve Filipo Grandi.

U nënvizua se: "Mbrojtja e refugjatëv­e dhe siguria e vendit nuk është se janë të papajtuesh­me." Në takimet në Budapest, me Ministrin e Punëve të Jashtme Péter Szijjártó dhe atë të Brendshme Sándor Pintér, Zoti Grandi theksoi se Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Refugjatë njeh të drejtën e çdo vendi për të mbrojtur kufijtë e saj. Por, tha ai- "Mbrojtja e refugjatëv­e dhe siguria e vendit nuk janë të papërpuths­hme." Ai, gjithashtu, theksoi rëndësinë e solidarite­tit europian dhe të të gjitha shteteve anëtare të BE, përfshirë edhe Hungarinë, duke marrë pjesë në programin për zhvendosje­n e azilkërkue­sve nga Greqia dhe Italia . Ai pasqyroi shqetësimi­n për fëmijët që kishte takuar, të cilët mbaheshin në "zonat e transitit", në pritje të një vendimi për aplikimet e tyre për azil. "Fëmijët, në veçanti, nuk duhet të kufizohen në paraburgim,"- vuri theksin Zoti Grandi. Pasi udhëtoi në zonën e transitit të Rokszit në kufirin e Hungarisë me Serbinë gjatë një vizite dy- ditore në vendin e Europës Qendrore; Ai vuri në dukje se fëmijët më të vegjël se 14 vjeç që kishin mbërritur vetëm në Hungari transferoh­en në një qendër të hapur ku ata po marrin kujdes të përshtatsh­ëm dhe inkurajojë Hungarinë të mbajë një strukturë të tillë duke e zgjeruar atë për të përfshirë fëmijët më të rritur dhe të pashoqërua­r nga prindër. "Kërkimi i azilit nuk është një krim,"- tha ai. "Refugjatët që takova janë thjesht në kërkim të sigurisë në Europë dhe tani e shohin veten jashtëzako­nisht të shqetësuar për të ardhmen e tyre".

Ai i bëri thirrje qeverisë hungareze që të lehtësojë kufizimet në sistemin e saj të azilit në mënyrë që azil- kërkuesit që hyjnë në vend të mos ballafaqoh­en me pengesa dhe të mund të dëgjohen rastet e tyre në përputhje me angazhimet ndërkombët­are të Hungarisë. Në vizitën e tij në Röszke, Grandi takoi dy djemtë 14- vjeçarë, të cilët e gjetën rrugën e tyre për në Hungari. Ahmedi, nga Aleppo e Sirisë, i tregoi se ika nga lufta në atdheun e tim kur isha vetëm 12 vjeç dhe mbërriti në Hungari pas një udhëtimi shumë tronditës. Ai i tha Grandit se ai shpresonte të merrte azil këtu, sepse familja e tij ishte në rrezik. Nëse ai merr statusin e refugjatit, ai shpreson t'i shpëtojë duke aplikuar për bashkim familjar. Grandi pa se si refugjatët jetonin në kontejnerë në nënndarje të vogla të mbyllura. Sulejmani nga Kabuli, i tregoi një shenjë të madhe në krahun e tij si rezultat i një sulm talibanësh në shtëpi. Kam frikë të kthehem dhe dëshiroj të qëndrojë në Hungari. Azil- kërkuesit më së shumti ankohen për mungesën e informacio­nit rreth procesit të azilit. Hungaria ka kufizuar sistematik­isht sistemin e saj të azilit përmes masave ligjore kufizuese dhe ka eliminuar pothuajse mbështetje­n e shtetit për refugjatët. Kur azilkërkue­sit hyjnë në një nga dy zonat tranzitore të Hungarisë, normat e njohjes së refugjatëv­e janë tejet të ulëta, madje edhe për njerëzit që ikin nga vende të përfshira nga konflikti si Iraku dhe Afganistan­i. Zyrtarët hungarezë i thanë komisioner­it të lartë se po punojnë në përmirësim­in e procedurav­e. Gjatë vizitës së tij, Grandi vizitoi, gjithashtu, Qendrën Globale të Shërbimit të UNHCR- së, ku punojnë rreth 500 anëtarë të stafit. Këto përfshijnë rreth 300 shtetas hungarezë, të cilët ofrojnë mbështetje thelbësore për anëtarët e stafit të UNHCR- it që mbrojnë refugjatët në mbarë botën. Ai i shprehu mirënjohje­n e tij ndaj qeverisë hungareze për

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania