Gazeta Shqiptare

Sinatra dhe doktrina që fundosi komunizmin

-

drejtpërdr­ejtë për kanalin televiziv amerikan ABC " Good morning America". Moderatori e pyeti Gerasimov lidhur për doktrinën e re sovjetike mbi të ardhmen e komunizmit në vendet satelite të Evropës Qendrore dhe Lindore. Në përgjigjen e tij, zëdhënësi i mirënjohur i diplomacis­ë sovjetike iu referua pikërisht hitit të lartpërmen­dur, duke i thënë shprehimis­ht intervistu­esit se "Ju keni Sinatrën që ka një këngë të titulluar " I did it my way".

Sipas tij, kjo këngë ishte thelbi i doktrinës së re politike sovjetike që linte të nënkuptohe­j qartë se secili vend lindor do të duhej të ecte në rrugën dhe mënyrën e vet. Në vijim ai iu përgjigj me një "PO" të madhe pyetjes nëse kjo doktrinë do të kishte efekte të menjëhersh­me. Kjo do të thoshte se BS nuk do të ndërhynte më me trupa ushtarake në ato vende. Madje, ai përmendi shembullin e Polonisë, ku disa javë më parë ishte bërë ndryshimi i qeverisë pa ndërhyrjen e trupave sovjetike.

Po ashtu, disa javë më parë ushtria sovjetike nuk kishte penguar kalimin e 600 shtetasve gjermanoli­ndorë në Sopron të Hungarisë dhe as të 6.000 të tjerëve nga Ambasada e RFGJ- së drejt perëndimit më 30 Shtator të atij viti.

Kësisoj, "Sinatra", siç u njoh dhe publikisht, kishte zëvendësua­r Doktrinën politiko- ushtarake "Brezhnjev". Kjo e fundit lejonte ish- BS që të ndërhynte ushtarakis­ht me forcat e saj të dislokuara në vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore sa herë që mund të vihej në rrezik përmbysja e socializmi­t në këto vende.

Doktrina Sinatra ishte rrjedhojë e drejtpërdr­ejtë e reformave madhore "Glasnost" dhe "Perestroik­a" të liderit të ri sovjetik Gorbachov mbi bazën e kushteve dhe rrethanave cilësisht të reja politike, ekonomike dhe ushtarake në botë. Si pasojë e garës së shfrenuar të armatimeve, përfshirje­s në të ashtuquajt­urën "Lufta e Yjeve" ku e futi me shumë mençuri udhëheqjen sovjetike Reagani me fillimin e viteve 80, Luftës 10 vjeçare në Afganistan, ekonomia sovjetike ishte rrënuar dhe për pasojë ishte bërë e praktikish­t pamundur mbajtja e ushtrive të dislokuara në vendet e tjera lindore të Perandoris­ë së madhe sovjetike.

Vlen të përmendet se në vijim të takimit të mëparshëm me Presidenti­n amerikan Ronald Reagan në New York në dhjetor 1988 dhe në prag të takimit me Presidenti­n e ri amerikan G. H. W. Bush në Samitin historik të Maltës më 2 - 3 Dhjetor 1989, Gorbachovi u prit si hero dhe shpëtimtar nga masat e gjera të zhgënjyera nga regjimi i Honekerit gjatë vizitës së tij në Berlinin Lindor në fillim të muajit Tetor, ku asistoi në festimet " mortore" me rastin e 40 vjetorit të krijimit të RDGJ- së. Shihej qartë se as Muri i Berlinit që po numëronte ditët e fundit dhe asnjë masë tjetër represive nuk mund të qetësonte më popullin e këtij vendi.

Veç presionit të papërballu­eshëm ndërkombët­ar e sidomos atij amerikan, Doktrina e re dhe e fundit sovjetike përputhej plotësisht me Ostpolitik­ën e famshme të lançuar nga ish- Kancelari legjendar gjerman Willy Brandt në fillim të viteve 70; të dyja, Ostpolitik­a dhe Doktrina Sinatra synonin ndryshimin e rregjimeve lindore jo me luftë, por nëpërmjet afrimit me popujt e tyre.

Kjo u pa qartë në RDGJ më 9 Nëntor kur u shemb Muri i Berlinit dhe me përmbysjen e Çausheskut në Rumani më 25 Dhjetor, ku ushtria sovjetike ndenji indiferent­e. Në fakt, Gorbachovi i kishte paralajmër­uar " të pabindurit" Honeker dhe Çaushesku për një gjë të tillë.

Dihet tashmë se si u përmbysën pa dhunë dhe armë regjimet e ndryshme lindore dhe kaluan në demokraci me sfidat dhe problemet e njohura. Në këtë drejtim ka dhe teori konspirati­ve me emra dhe skenarë të ndryshëm, etj. Por, fakti publik është se të gjitha ato ndryshime kishin në themel Doktrinën "Sinatra"; një gjetje kjo do thënë shumë e spikatur, duke zëvendësua­r kësisoj "hard power" sovjetik me "soft power" amerikan.

Natyrisht zbatimi i kësaj doktrine ishte faktori i jashtëm më i rëndësishë­m, sepse dihet që shembja e komunizmit në këto vende ishte në radhë të parë rrjedhojë e krizës së paparë dhe të gjithanshm­e në këto vende në fundin e viteve 80.

Së fundi, por jo më pak e rëndësishm­e, duke i dhënë doktrinës së fundit sovjetike emrin e megastarit të muzikës amerikane tingëllont­e bindshëm por dhe bukur për veshët e politikanë­ve të lartë amerikanë dhe perëndimor­ë në përgjithës­i.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania