ATP, statusi i secilës pronë në Shkodër
Lista emërore në Shkodër, Malësi e Madhe dhe Pukë. Kompensimi fizik e financiar, në rend kronologjik Emrat e pronarëve, sipërfaqja e pretenduar dhe sa kompensohet
Agjencia e Trajtimit të Pronës ka përditë suar regjistrin e saj elektronik për dosjet e pronave në të gjithë vendin. Çdo trashëgimtar pronash ka mundësi të lexojë në "Gazetën Shqiptare" statusin e dosjes së tij dhe problematikën e dokumenteve që mund të ketë secili pronar. Regjistri elektronik mban të dhëna të detajuara për çdo aplikim dhe çdo proces që ka ndodhur me pronat që nga viti 1993 dhe deri tani për qarkun e Shkodër. Secila nga dosjet përmban emrin e subjektit të shpronësuar si dhe emrin e subjekteve që e pretendojnë atë pronë. Në dosje pasqyrohen sipërfaqja e pretenduar si dhe lloji i pasurisë, sipërfaqja e njohur, sipërfaqja e kthyer apo e kompensuar. Ndërkohë që pasqyrohen edhe të gjitha vendimet e Komisioneve dhe Zyrave Rajo- nale të Kthimit dhe Kompensimit të Pronave për secilin subjekt, bashkë me vendimet gjyqësore dhe problematikat e secilës dosje. "Gazeta Shqiptare" nis sot publikimin e pjesës së nëntëmbëdhjetë të listës së veprimeve që janë kryer me dosjet e pronave të qarkut të Shkodër. Të gjithë të interesuarit njihen gjithashtu edhe me problematikat që mund të ketë dosja e tyre, siç është mungesa e dokumenteve të caktuara. Ndërkohë, Agjencia e Tra- jtimit të Pronave ka marrë në shqyrtim dosjet në qarkun e Elbasanit, të cilat janë në proces shqyrtimi. Regjistri i dosjeve në shqyrtim pasqyron numrin e dosjes, emrin e subjektit të shpronësuar, kërkuesin, llojin e pasurisë si dhe të dhënat në lidhje me sipërfaqen e njohur, sipërfaqen e kthyer dhe sipërfaqen e kompensuar. Në regjistër janë edhe të dhënat për çdo dosje për vendimet e Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, si dhe prob- lematika që ka çdo dosje, e cila pasqyron mangësinë në dokumentacion. Sot publikohet regjistri elektronik i pronave në qarkun e Shkodrës, ku përfshihen Shkodra, Malësia e Madhe dhe Puka. Dosjet ndodhen në Agjencinë e Trajtimit të Pronave në proces shqyrtimi dhe do të trajtohen me ligjin e ri. Vendimi do të merret sipas rendit kronologjik të kërkesave dhe kompensimi do të shpërndahet sipas këtij rendi, me përjashtim të rasteve kur subjekti kërkon të përfitojë nga pagesa e përshpejtuar, ose kërkon të jetë pjesë e tenderit për kompensimin fizik në bazë të pronave që ka vënë në dispozicion ATP- ja. ATP- ja do t'i japë përparësi kompensimit të truallit. Kompensimi për ish- pronarët për tokën truall, sipas zërit kadastral të vitit 1945 dhe hartës së vlerës së tokës që është në fuqi do të kryhet me para. Kufiri i caktuar nga ligji është 50 milionë lekë për çdo vendim të njohur.