Taksat e makinave, formula e re, ja sa do të paguani në 2018
Propozimi i DPTSHRR, taksat e reja për automjetet e luksit Tarifa vjetore në bazë të cilindratës
Ministri i Ekonomisë dhe Financave, Ar ben Ahmetaj ka bërë të ditur ndryshimet në paketën fiskale ku, përveç ndryshimit të taksës së pronës dhe përfshirjes në skemën e TVSH- së të 9 mijë bizneseve, do të përfshihet edhe ndryshimi i taksës së makinave. Duke nisur nga viti i ardhshëm, taksën e automjeteve të luksit do ta paguajnë edhe ata që kanë automjetet me kapacitet 6+ 1. Vendimi vjen si korrigjim i një parashikimi ligjor, që ka rezultuar se ka krijuar shteg për evazion fiskal.
Në ligjin ekzistues parashikohet se automjetet 4+ 1, që kanë cilindratë më të madhe se 3000 cm3 dhe një vlerë mbi 5 milion lekë, do t'i nënshtroheshin taksës. Por referuar relacionit të ligjit që vjen si pjesë e paketës fiskale, pronarët e automjeteve luksoze i modifikonin automjetet duke përdorur sediljet e vogla ose duke i shtuar ato ( te fuoristradat) duke bërë që automjeti i tyre të figuronte si 6+ 1 dhe si rrjedhojë të mos prekej nga parashikimi ligjor. Një ndryshim i tillë, sipas Drejtorisë së Përgjithshme të Transportit Rrugor, ka mundësuar që në 909 raste të bëhej një regjistrim i tillë, çka ka sjellë një dëm prej 19 milion lekësh për arkën e shtetit.
"Ky propozim ka ardhur nga DPTSHRR në cilësinë e agjentit që mbledh taksën e regjistrimi fillestar dhe taksën e përvitshme për automjetet luksoze. Ky institucion ka përcjellë shqetësimin lidhur me kërkesën e pronarëve të mjeteve për të bërë ndryshim konstruktiv të mjeteve të cilët kanë cil-
indratë më të madhe më të madhe se 3000 cm3; ose vlerën/ çmimin të barabartë ose më shumë se 5 000 000 lekë, lidhur me numrin e vendeve duke kërkuar uljen nga 4+ 1 në 6+ 1. Kjo kërkesë bëhet me qëllim shmangien e kësaj takse. Sipas DPTSHRR, janë rreth 909 autovetura të regjistruara aktualisht me kapacitet 6+ 1, të cilat i janë nënshtruar modifikimeve për arsye të evitimit të kësaj takse. Efekti negativ në buxhetin e shtetit është 19.000.000 lekë nga mos taksimi i këtyre autom-
jeteve, të cilat duhet të konsiderohen makina luksi. Për këtë qëllim propozohet me anë të këtij ligji rritja e kapacitetit të vendeve nga 4+ 1 në 6+ 1", shkruhet në relacionin e nismës së DPTSHRR.
TAKSA VJETORE
Taksa vjetore e mjeteve të përdorura është e vlefshme për 365 ditë dhe caktohet sipas formulës: Cilindrata në cm3 x koeficienti fiks sipas vjetërsisë x taksa fikse për llojin e karburantit. Taksa fikse për llojin e karburantit është 12,5 lekë për naftën dhe Taksa vjetore e mjeteve të përdorura është e vlefshme për 365 ditë dhe caktohet sipas formulës: Cilindrata në cm3 x koeficienti fiks sipas vjetërsisë x taksa fikse për llojin e karburantit. Taksa fikse për llojin e karburantit është 12,5 lekë për naftën dhe 10 lekë për benzinën. Koeficienti sipas vjetërsisë së mjetit është si në shtojcën 1, bashkëlidhur këtij ligji dhe është pjesë përbërëse e tij.
10 lekë për benzinën. Koeficienti sipas vjetërsisë së mjetit është si në shtojcën 1, bashkëlidhur këtij ligji dhe është pjesë përbërëse e tij. Mjetet me vjetërsi nga 0- 3 vjet nuk janë subjekt i kësaj takse. Detyrimi për pagimin e taksës i takon pronarit të mjetit. E ardhura nga taksa, për çdo rast, mblidhet nga strukturat e Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor, drejtoritë rajonale, para kryerjes së kontrollit teknik vjetor të detyrueshëm të mjetit. Pronari i mjetit, i cili nuk kry- en pagesën e kësaj takse brenda 10 ditëve nga mbarimi i afatit të vlefshmërisë së parashikuar, detyrohet të paguajë një gjobë prej 5 për qind të shumës së detyrimit të papaguar për çdo muaj vonesë, por jo më shumë se 25 për qind për çdo vit. 18 për qind e të ardhurave vjetore nga kjo taksë i kalojnë buxhetit të qeverisjes vendore. Procedura e ndarjes së të ardhurave me buxhetet e njësive të qeverisjes vendore përcaktohet me vendim të Këshillit të Ministrave, bazuar në numrin e mjeteve të regjistruara sipas njësive të qeverisjes vendore