Gazeta Shqiptare

Rama: Don, faleminder­it! Basha: Lu është me ne

Kreu i PD: Tahiri nuk do shpëtojë. Jo bojkot, narko- shteti drejt çmontimit Kryeminist­ri: S’i kam intimiduar prokurorët

- Valentina Madani

Kryeminist­ri Edi Rama dhe kreu i PDsë, Lulzim Basha e shohin në këndvështr­ime të ndryshme deklaratën e ambasadori­t amerikan Donal Lu lidhur me çështjen "Tahiri". Z. Rama shkruan në "Facebook": "Faleminder­it Don! Një mesazh i qartë për shqiptarët që duan drejtësi, jo gjyqe komuniste për këdo që kanë votuar a paguar me taksat tyre".

Ndërsa në një intervistë për TV "Klan", Rama tha dje se "kush mendon se Shqipëria është atdheu i krimit të organizuar dhe fatkeqësis­ht një pjesë e rëndësishm­e e konsiderue­shme e medias sonë e promovon këtë imazh, thjesht gabon. Rezultati që ka pasur kjo qeveri në luftë me krimin e organizuar nuk e ka pasur asnjë qeveri më parë". Ai mohoi të ketë intimiduar prokurorët. "Unë thjesht kam mbajtur qëndrimin e Partisë Socialiste, bazuar në raportin e Komisionit tonë të Mandateve dhe në çfarë kam parë me sy dhe kam dëgjuar me veshë si të gjithë shqiptarët", tha Rama. "Desha t'ju kujtoj atyre që të bëjnë punën e tyre të shkëputur telefoniki­sht apo në çfarëdo forme tjetër nga partitë politike dhe të çojnë përpara një proces për të cilin kanë mbaruar shkollën, kanë edhe eksperienc­ën e nevojshme që mos turpërojnë institucio­nin dhe të mos na turpërojnë të gjithëve", ishte mesazhi i Ramës për prokurorët.

TAKIMI

Çështja "Tahiri" ishte në qendër të një takimi që kreu i PD- së, Lulzim Basha zhvilloi në mesditë me ambasadori­n e Shteteve të Bashkuara, Donald Lu. Z. Basha deklaroi se nuk do të ketë bojkot dhe se beteja parlamenta­re do të vijojë për të vendosur para drejtësisë Saimir Tahirin. Lideri i PD- së u shpreh se ishministr­i i Brendshëm nuk do të shpëtojë. Kreu i demokratëv­e paralajmër­oi daljen e ish- ministrit të Brendshëm përpara bankës të të akuzuarve si i implikuar në trafikun e lëndëve narkotike. I pyetur për deklaratën e ambasadori­t Lu dhe interpreti­min që i bëri kryeminist­ri, Basha u shpreh ndër të tjera se SHBA foli qartë për çështjen "Tahiri", ndërsa Rama kapet pas fijes së kash- tës. Ai tha se Tahiri është vetëm një nga hallkat e narkoshtet­it. "Saimir Tahiri nuk do i shpëtojë drejtësisë, faktet e dala publikisht dhe që disponohen nga prokuroria dhe partnerët do të bëjnë të mundur që të marrë përgjegjës­itë penale për mbrojtjen e bandës kriminale. Tahiri është vetëm fillimi, kjo luftë sapo ka filluar. Tahiri është një alarm i kuq i ndezur në kancelari. Qeveria e SHBA foli qartë, unë nuk interpreto­j qëndrimet e tyre, i kanë dhënë mbështetje prokuroris­ë dhe gjykatës dhe dënimit të mbrojtjes përmes imunitetit", deklaroi kreu i PD- së. Sipas Bashës, "qëndrimi i Ramës është i dëshpëruar dhe kërkon të kapet pas fijes së kashtës. Rama refuzon të bëhet pjesë e zgjidhjes dhe është pjesë e problemeve. Saimir Tahiri është vetëm njëra hallkë e narko- shtetit, ndërsa hallkat e tjera janë Arben Ndoka, Armando Prenga, Elvis Roshi dhe Vangjush Dako". Kreu i PD- së vuri në dukje se Tahiri nuk është i vetmi zyrtar i lartë i implikuar, teksa iu referua dokumentev­e e fakteve, që sipas tij disponojnë partnerët ndërkombët­arë. "Jemi në kontakt. Partnerët dhe opozita kanë informacio­ne mbi rolin e Kryeminist­ri i vendit, Edi Rama, një ditë pasi fyeu gazetarët me një tufë epitetesh deri në ' idiotë', në një intervistë për TV "Klan" u shpreh se fjala idiot nuk u atribuohej gazetarëve, por pyetjeve. "Ky është këndvështr­imi im, mund ta kem gabim, por është opinioni im. Dhe nëse pushteti i katërt ka të gjithë lirinë bashkë me detyrimin që atë liri ta vërë në dispozicio­n të informimit të njerëzve, ata që nuk janë pjesë e atij pushteti po janë pjesë e pushteteve të tjera, kanë absolutish­t të drejtë që të kenë opinionin e tyre për pushtetin e katërt", u shpreh Rama. Kryeminist­ri u shpreh se, edhe pse mban këtë pozicion, nuk mund të qëndrojë kokulur karshi spekulimev­e që ka në media.

politikanë­ve me pushtet në kthimin e Shqipërisë në bazë droge - tha Basha.

 ??  ??
 ??  ?? Ambasadori Donald Lu dhe kreu i PD- së, Lulzim Basha
Ambasadori Donald Lu dhe kreu i PD- së, Lulzim Basha

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania