Gazeta Shqiptare

Kryemadhi: Qytetarët të ngrihen, të mos ia lëmë vendin "djallit"

"Më keq se në ' 97, qeverisin oligarkët"

-

Kryetarja

e LSI- së, Mon ika Kryemadhi, shprehu dje shqetësimi­n për situatën e rëndë të krimit në vend. Gjatë një takimi me krerët e degëve të LSI në rrethe, ajo u bëri thirrje qytetarëve që të ngrihen dhe të marrin në dorë fatet e vendit. Sipas saj, vendi është në pushtetin e oligarkëve, ndërsa kërkoi mobilizimi­n e qytetarëve, në mënyrë që zëri i tyre të dëgjohet. Duke shpallur hapjen e LSI- së, Kryemadhi tha se angazhimi i intelektua­lëve dhe akademikëv­e duhet të bëhet për të mos e lënë vendin, siç tha ajo, në "duar të djallit". "Qeveria kujdeset vetëm për një grup oligarkësh, të cilët janë pranë saj, qeverisë. Kësaj qeverie nuk ia ndjen që me mijëra fëmijë shqiptarë i zë gjumi të uritur, sepse qeveria varfërinë e quan sëmundje dhe drogën ilaçin e saj. Qytetarët meritojnë të ndjehen shqiptarë në vendin e tyre dhe jo të huaj. Të ngrihen në këmbë për të drejtat e tyre dhe të marrin në dorë frenat e vendit. Duhet t'i mobilizojm­ë shqiptarët, që zëri i tyre të dëgjohet, të fuqizojmë energjinë e tyre. LRI do ketë rolin kryesor për të zgjuar shpresën e qytetarëve", tha zj. Kryemadhi. Ajo njoftoi hapjen e LSI- së për këdo që beson në kauzën tonë, kushdo që ndjehet i braktisur, i varfëruar, për t'ia dalë në këtë betejë që nuk është e lehtë me krimin dhe bandat. "LSI do jetë krahëhapur për mendimin intelektua­l, botën akademike, ekspertët, trurin e vendit, të cilët duhet të angazhohen në politikën e vendit, sepse ndryshe historia do t'i akuzojë për apatizëm. I referohem një shprehjeje të urtë popullore, ' djalli mbizotëron kur njerëzit e mirë heshtin dhe nuk bëjnë asgjë'. Duhet të marrim një vendim përfundimt­ar për të vepruar, ose t'ia lëmë vendin në dorë këtij ' djalli'", theksoi Kryemadhi.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania