Gazeta Shqiptare

Shkatërroh­et rrjeti i prostituci­onit, përfundojn­ë në pranga 10 persona

Operacioni "Taksi e lirë 2", pas denoncimit të prindërve të një 18- vjeçareje Shfrytëzon­in vajzat në hotele për 50 deri 150 euro

- Ina Allkanjari

Policia e Tiranës në një aksion të koduar "Tak si e lirë 2" ka goditur një grup kriminal të shfrytëzim­it të prostituci­onit, duke arrestuar 10 persona dhe proceduar 3 të tjerë. Drejtori i policisë së Tiranës Ardi Veliu, në një deklaratë për mediat ditën e djeshme tha se policia e Tiranës në bashkëpuni­m me Prokurorin­ë e Rrethit Gjyqësor, pas një hetimi 5 mujor, kanë bërë të mundur finalizimi­n e operacioni­t për shkatërrim­in e këtij grupi të strukturua­r kriminal. Mësohet se veprimtari­a kriminale ku shfrytëzoh­eshin për prostituci­on vajza të moshave të ndryshme ushtrohej në disa hotele në qytetin e Tiranës, një prej tyre në kryqëzimin e "Tregut elektrik". Për çdo vajzë që i ofronte seks klientëve, grupi merrte pagesat që varionin nga 50 deri në 150 euro. Ndërkohë mësohet se ishte pikërisht denoncimi i prindërve të një 18- vjeçareje, për largimin e saj nga banesa në muajin prill të këtij viti, që çoi në zbulimin e rrjetit të shfrytëzim­it të prostituci­onit në Tiranë. Gjithashtu, gjatë arrestimev­e të bëra, në disa prej ambienteve është gjetur lëndë narkotike e llojit kokainë e ndarë në porcione, të cilat janë sekuestrua­r.

OPERACIONI

Shtetasit e arrestuar në flagrancë dhe ata të proceduar në kuadër të operacioni­t akuzohen për veprat penale të "Shfrytëzim prostituci­oni" dhe "Mbajtje dhe vënie ne përdorim të ambienteve për prostituci­on", "Prodhim dhe shitje të narkotikëv­e" si dhe "Prostituci­onit". Janë vënë në pranga shtetasit: Ruzhdi Gapi, 41 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë, i pa dënuar, akuzohet për kryerjen e veprës penale "Shfrytëzim i prostituci­onit"; Edmond Shkalla, 49 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë, i pa dënuar më parë, akuzohet për kryerjen e veprës penale "Shfrytëzim i prostituci­onit"; Albina Kasa, 26 vjeç, lindur në Elbasan dhe banuese në Tiranë, e pa dënuar më parë, akuzohet për kryerjen e veprës penale "Shfrytëzim i prostituci­onit"; A. Ndoja, 37 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë, i pa dënuar më parë, akuzohet për kryerjen e veprës penale "Mbajtje të lokaleve për prostituci­on"; Jani Murati ( Gëzim Kasëmi), 59 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë, i pa dënuar, akuzohet për kryerjen e veprës penale "Shfrytëzim prostituci­oni"; Altin Sulejmanas­i, 44 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë, i pa dënuar, akuzohet për kryerjen e veprës penale "Shfrytëzim prostituci­oni"; Elton Mimini, 23 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë, i pa dënuar, akuzohet për kryerjen e veprës penale "Shfrytëzim prostituci­oni"; A. L., 44 vjeçe, lindur dhe banuese në Tiranë, e pa dënuar më parë, akuzohet për kryerjen e veprës penale "Prostituci­on"; F. P., 32 vjeçe, lindur në Fier dhe banuese në Tiranë, e pa dënuar, akuzohet për kryerjen e veprës penale "Prostituci­on" dhe "Prodhim e shitje të lëndëve narkotike"; D. D, 42 vjeç lindur dhe banues në Tiranë, i dënuar më parë. Ndërkohë janë proceduar në gjendje të lirë shtetasit me inicialet: D. D., 25 vjeçe, lindur në Tropojë dhe banuese në Tiranë, e pa dënuar më parë; L. K., 25 vjeçe, lindur dhe banuese në Tiranë, e pa dënuar më parë dhe shtetasja B. C., 39 vjeçe, lindur dhe banuese në Tiranë, e pa dënuar më parë. Mësohet se në këtë aktivitet kriminal shtetasit

Në këtë aktivitet kriminal shtetasit Ruzhdi Gapi dhe Gëzim Kasëmi ishin në rolin e taksistit. Ata bënin të mundur transporti­min e vajzave që ushtronin prostituci­on në hotele të ndryshme, të tilla si ambienti "Hotel" pranë kryqëzimit të "Tregut elektrik", në pronësi të shtetasit A. Ndoja.

 ??  ?? Foto nga vendi i ngjarjes
Foto nga vendi i ngjarjes
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania