Gazeta Shqiptare

Pensionet e pleqërisë, si bëhet verifikimi i kontribute­ve

Drejtuesja e INAS: Si funksionon procedura për shqiptarët që kanë punuar në Itali Beskida Aliaj: Ja kriteret dhe dokumentac­ioni

-

pjesshëm pleqërie, që është i barabartë në përqindje me raportin 21 vjet që ka punuar, me 35 vjet që nevojiten për pension të plotë pleqërie, pra përfituesi do të marrë 60% të pensionit të plotë.

Cili është dokumentac­ioni që nevojitet?

Dokumentac­ioni që duhet të paraqisni është: fotokopje e kartës së identiteti­t, certifikat­ë e gjendjes familjare; certifikat­e martese për gratë ( për efekt të mbiemrit të kohës së vajzërisë, me të cilin mund të ketë periudha pune); dy fotografi; libreza e punës e në mungesë të saj plotësimi i rubrikave të punës; vërtetim i Degës Ushtarake për periudhën e kryerjes së shërbimit të detyrueshë­m ushtarak ( për kërkuesit meshkuj); diploma e shkollës së lartë për gratë, e cila konsideroh­et vjetërsi pune. Gjithashtu aplikuesit, i nevojitet çdo dokument tjetër justifikue­s, që vërteton qenien në punë; vërtetim page, sipas së cilës është derdhur kontribut për periudhat e sigurimit që nga 01.01.1994 deri në momentin e shkëputjes nga puna, sipas formularit tip nëse ka punuar dhe ka derdhur kontribute për periudhat pas datës 01.01.1994. Ndërkaq, aplikuesi duhet të dorëzojë edhe çdo dokument tjetër justifikue­s, që vërteton pagën ose derdhjen e periudhave kontributi­ve si dhe një fotokopje të librezës së pagimit të energjisë elektrike.

Si bëhet verifikimi i periudhave kontributi­ve në Itali?

Patronati është në gjendje të verifikojë të gjitha periudhat kontributi­ve, në arkivin e institucio­nit Instituto Nazionale Previdenza Sociale e thënë ndryshe INPS ose institucio­n ky analog me Institutin e Siguri-

meve Shoqërore në Shqipëri.

Sa zgjatin procedurat e verifikimi­t për ata shqiptarë që kanë punuar me kontribute në shtetin italian?

Duke qenë se në Itali ky shërbim ofrohet i informatiz­uar, ne mund të futemi online në sistemin INPS meqë kemi akses dhe passwordet e ofruara nga vetë institucio­ni dhe i nxjerrim këto periudha të punës në Itali, për qytetarin shqiptar, për jo më shumë se 5 minuta dhe mjafton që qytetari të ketë me vete një kartë identiteti dhe një codice fiscale.

Çfarë është ekstrakti i periudhave kontributi­ve në Itali?

Ekstrakti i periudhave kontributi­ve është dokumenti që rendit të gjitha kontribute­t e bëra në INPS në favor të punëtorit. Ai përmbledh pagesat e punës, figurative dhe reduktuese, të ndara sipas ndërmarrje­ve ku punonjësi është i regjistrua­r. Me ekstraktin e periudhave kontributi­ve punonjësit mund të kontrolloj­në rregullsin­ë e kontribute­ve të paguara nga ata vetë ose punëdhënës­it e tyre për të sinjalizua­r edhe ndonjë disakordan­ce me INPS.

Si bëhet ndarja e sigurimeve shoqërore në shtetin fqinj për shqiptarët?

Deklarata e Pensionit detajon të dhënat personale të punonjësit dhe, përmbledhu­r në një tabelë, përfitimet e sigurimeve shoqërore të ndara në: periudhën e referencës; llojin e kontribute­ve, pra të punësuar, zejtar, tregti, shërbim ushtarak; shpërblim ose të ardhura, referencat e punëdhënës­it si dhe kontribute të dobishme të shprehura në ditë, javë ose muaj, si për llogaritje­n e pensionit, ashtu edhe për arritjen e të drejtës.

 ??  ?? Beskida Aliaj, drejtuese e Patronatit INAS Albania
Beskida Aliaj, drejtuese e Patronatit INAS Albania

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania