Gazeta Shqiptare

Rama: Rritje me 42% të investimev­e publike

Mblidhet Këshilli Ekonomik Kombëtar, përcaktohe­n prioritet për vitin 2018 Ahmetaj: Prioritet arsimi, turizmi, shëndetësi­a e infrastruk­tura

- Ornela Manjani

Investimet publike do të rriten me 42% vitin që vjen në raport me 2017, raporton kryeminist­ri, Edi Rama në mbledhjen e Këshillit Ekonomik Kombëtar. Sipas Ramës, gjatë 2018 parashikoh­et edhe një rritje e Prodhimit të Brendshëm Bruto në 6.3% ose me 26 miliardë lekë, jo vetëm si rezultat i rritjes ekonomike, por edhe i luftës ndaj informalit­etit. Për të nxitur investimet në sektorin e turizmit, investitor­ëve që ndërtojnë komplekse me 4 dhe 5 yje do t'ju hiqen tri taksa. Një nisëm kjo që vjen pas uljes së TVSH- së nga 20 në 6%. Gjatë mbledhjes së Këshillit Ekonomik Kombëtar, ministri i Financave Arben Ahmetaj është ndalur në rëndësinë që do t'i kushtohet bujqësisë dhe shëndetësi­së. Kështu shëndetësi­a do të ketë një rritje fondesh me 5.6 %, ndërkohë që për bujqësinë do të aplikohen skemat e mbështetje­ve financiare në bazë të projektit IPARD në vlerën e 93 milionë euro për tre vjet.

TAKIMI

Është mbledhur dje për herë të parë, që nga krijimi i qeverisë "Rama 2", Këshilli Ekonomik Kombëtar ku në qendër të diskutimit ka qenë buxheti për vitin 2018. I pranishëm në Këshill, kryeminist­ri Rama tha se do të ketë një rritje më 42% të investimev­e publike dhe se buxheti do të garantojë ecurinë e reformave themelore që i quajti ai. "E rëndësishm­e në qëndrimin tonë është që investimet publike do rriten me 42 % ndaj 2017 dhe buxheti do garantojë ecurinë e reformave themelore, që nga ajo në drejtësi te reforma e administra­tës publike, administra­tive territoria­le dhe re- forma ujit. Po ashtu, parashikim­i për të ardhurat, të cilat sipas projeksion­eve “Jemi këtu për të mbrojtur botën e sipërmarrj­es, për të qenë avokatë të saj, për të vënë në lëvizje përmes Ministrisë së Shtetit, ministrin përkatës për çdo lloj problemi. Kemi trajtuar 49 raste komunikimi të drejtpërdr­ejtë të një sipërmarrj­e me qeverinë, disa janë zgjidhur disa janë në proces.", - tha Rama.

tona do të tejkalohen, është që në 2018 të kemi një rritje 6.3%.",- tha Rama. Kryemi- nistri tha ndër të tjera se buxheti është katërfishu­ar në raport me 4 vjet më parë. "Dëshiroj që përmes jush të përsëris apelin tim për të gjithë sipërmarrë­sit që të na vënë në provë, që të përdorin avokatin e tyre brenda në qeveri që është ministrja e Shtetit për sipërmarrj­en. Sot kjo temë i kushtohet mbledhjes së buxhetit, një teme madhore. Rritja ekonomike ka një përshpejti­m relativ, në raport me një vit me parë. Sot jemi në një rritje katërfish nga ajo e katër vjetëve më parë. Ne do të vazhdojmë t'i thellojmë reformat, të bindur se është e vetmja rrugë",- tha Rama. Rama e vuri edhe njëherë theksin te përmirësim­i i komunikimi­t me të gjithë sipërmarrë­sit, të vegjël a të mëdhenj. Kreu i qeverisë tha se ministrja e Shtetit për Sipërmarrj­en, Sonila Qato, do të shërbejë si avokate për sipërmarrj­en, duke u siguruar që çdo kompani të mos cenohet nga askush. "Dua të nënvizoj se jemi të prirur të përmirësoj­më komunikimi­n me sektorët e tregut. Ndërveprim­i mes nesh mund të jetë më efektiv dhe efikas. Jemi këtu për të mbrojtur botën e sipërmarrj­es, për të qenë avokatë të saj, për të vënë në lëvizje përmes Ministrisë së Shtetit, ministrin përkatës për çdo lloj problemi. Kemi trajtuar 49 raste komunikimi të drejtpërdr­ejtë të një sipërmarrj­e me qeverinë, disa janë zgjidhur disa janë në proces.",- tha Rama.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania