Gazeta Shqiptare

Lotaria Amerikane, ambasada: Përzgjedhj­a, tërësisht e rastësishm­e

Specialist­ët sqarojnë: Shanset për të fituar, të barabarta për të gjithë "Ne nuk refuzojmë askënd, lexoni kriteret"

-

Prej 18 tetorit kanë fil luar aplikimet për Lo tarinë Amerikane për të gjithë të interesuar­it që dëshirojnë të jetojnë e punojnë në Shtetet e Bashkuara. Në faqen zyrtare të ambasadës, kandidatëv­e u jepet mundësia për të pyetur në lidhje me çfarëdollo­j paqartësie që mund të kenë. Shumë prej aplikantëv­e kanë dyshime se qyteti i Korçës është ai që fiton më shpesh, por ambasada në një sqarim që ka bërë ditën e djeshme në profilin e saj në "Facebook" shuan çdo dyshim. "Kushdo që beson se mund të kualifikoh­et, mund të regjistroh­et për Lotarinë Amerikane dhe përzgjedhj­a është tërësisht e rastësishm­e", - sqaron ambasada. Edhe më parë, Departamen­ti i Shtetit Amerikan ka bërë me dije se seksioni konsullor apo ambasada nuk kanë asnjë rol në këtë përzgjedhj­e kompjuteri­ke që bëhet në Kentucky dhe se shanset për të përfituar janë të barabarta si për korçarët, ashtu edhe për çdo shqiptar të lindur në qytetet apo fshatrat e tjera në vend. Çdo aplikuesi i vendoset një numër dhe kompjuteri në Qendrën Konsullore Kentucky përzgjedh numrat, pa asnjë dallim. Më pas shikohen aplikimet që kanë kryer regjistrim më shumë se një herë dhe skualifiko­hen. Pasi personi rezulton i përzgjedhu­r dhe i caktohet data e intervistë­s, është oficeri konsullor që shqyrton çështjen e tij/ saj dhe merr vendimin final për vizën, bazuar në kualifikim­in dhe pranueshmë­rinë për vizë të aplikantit. "Ne ecim në bazë të rregullave dhe ligjeve që i gjeni në faqen tonë të internetit. Ne nuk refuzojmë askënd. Përkundraz­i! Ne jemi shumë transparen­të në punën tonë, bëjmë fushatë të gjerë sensibiliz­uese mbi kriteret e kualifikim­it dhe gjithmonë kemi rekomandua­r që të lexohen rregullat e kualifikim­it përpara se të aplikojnë për lotarinë. Shpesh ndodh që nuk lexohen rregullat, nuk na kontaktojn­ë paraprakis­ht dhe në sportel kemi në person me arsimin që nuk e kualifikon, apo bën gabime në aplikim, për të cilin jemi të detyruar të zbatojmë ligjin. Dhe ne jemi këtu për të zbatuar ligjin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës mbi Imigracion­in, edhe pse na vjen keq tek shikojmë që aplikanti refuzohet se nuk ka lexuar rregullat", - sqaron Ambasada Amerikane në profilin e saj në "Facebook".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania