Gazeta Shqiptare

"Marrëveshj­a për demarkacio­nin, kusht për liberalizi­min e vizave"

"Vazhdoni luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsion­it" Shmid: Kryeni reformat që vendi të ecë drejt BE- së

-

Ratifikimi i Mar rëveshjes për de markacioni­n me Malin e Zi mbetet kusht që duhet plotësuar sa më parë, në mënyrë që qytetarëve të Kosovës t'u mundësohet lëvizja pa viza në zonën Shengen", ka deklaruar sekretarja e Shërbimit Evropian për Veprim të Jashtëm, Helga Schmid. Këto komente ajo i ka bërë në Prishtinë gjatë një konference për media e shoqëruar nga kryeminist­ri i Kosovës, Ramush Haradinaj. Ajo, përveç Haradinajt, ka takuar edhe presidenti­n Hashim Thaçi; kryetarin e Kuvendit, Kadri Veseli dhe përfaqësue­sit politikë të opozitës. Schmid ka u ka bërë thirrje përfaqësue­sve të institucio­neve të Kosovës që t'i kryejnë sa më parë detyrimet që kanë marrë përsipër, përfshirë edhe reformat e nevojshme, në mënyrë që vendi të ecë drejt Bashkimit Evropian. "Kosova është Evropë dhe e ardhmja e Kosovës është me Bashkimin Evropian", ka deklaruar ajo. "Mesazhi im i sotëm si për përfaqësue­sit në qeveri, ashtu edhe ata në opozitë është që të shfrytëzon­i momentin. Mendoni në mënyrë strategjik­e dhe shfrytëzon­i mundësitë që t'i bëni përparimet e duhura që të afroheni me BE- në sa më shpejt që është e mundur", tha Schmid. Ajo rikujtoi fjalët e komisioner­it Jean- Claude Juncker se dyert e BE- së për vendet e Ballkanit Perëndimor janë të hapura kurdo që këto shtete t'i plotësojnë kushtet për anëtarësim. Schmid u ndal edhe te procesi i liberalizi­mit të vizave, si një prej çështjeve që vazhdon të mbetet e pazgjidhur në raportet e Kosovës me vendet e Bashkimit Evropian. Ajo tha se Kosova duhet t'i plotësojë kriteret, duke ratifikuar demarkacio­nin me Malin e Zi. "Ne gjithashtu e dimë se sa i rëndësishë­m është liberalizi­mi i vizave për qytetarët e Kosovës. Prandaj është esenciale që autoritete­t të përmbushin kushtet e mbetura për liberalizi­min e vizave dhe në veçanti në ecjen përpara me mar- rëveshjen për demarkacio­n të kufirit me Malin e Zi, që është absolutish­t çështje kryesore dhe po ashtu lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsion­it duhet të vazhdojë", u shpreh Schmid. Ndërkaq, në lidhje me dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbinë, të lehtësuar nga BEja, ajo tha se të dyja vendet duhet të avancojnë për të mirën e stabilitet­it në rajon. "Dialogu po jep rezultatet e veta dhe ashtu siç e kemi parë këtë javë, është zbatuar marrëveshj­a për drejtësinë dhe ky ishte një hap i rëndësishë­m përpara. Më lejoni që t'ju konfirmoj se përfaqësue­sja e lartë e BE- së, Fererica Mogherini është plotësisht e përkushtua­r për fazën e re të dialogut", tha Schmid. Ajo tha gjithashtu se edhe implementi­mi i Marrëveshj­es së Stabilizim Asociimit me Bashkimin Evropian ka një rëndësi të madhe dhe sipas saj, absolutish­t është e nevojshme që të zbatohet. Implementi­mi i kësaj marrëveshj­eje ka të bëjë me ndryshimet pozitive për të ardhmen e Kosovës. "Kjo marrëveshj­a ka të bëjë veç tjerash, me standardin e jetës, përmirësim­in e jetës, çka nënkupton më shumë investime dhe më shumë vende pune", tha Schmid. Në anën tjetër, kryeminist­ri i Kosovës, Ramush Haradinaj, tha se Kosova është e vendosur në zbatimin e detyrave që i janë caktuar. "Dinamika e Kosovës me BEnë po intensifik­ohet. Mendoj se edhe takimi i sotëm me zonjën Schmid, që është sekretare e Përgjithsh­me vërteton edhe rëndësinë e kësaj dinamike, por është edhe një shtyrje për një punë më intensive me zbatimin e agjendës evropiane për Kosovën, e cila fokuso- "Dialogu po jep rezultatet e veta dhe ashtu siç e kemi parë, këtë javë është zbatuar marrëveshj­a për drejtësinë dhe ky ishte një hap i rëndësishë­m përpara. Më lejoni që t'ju konfirmoj se përfaqësue­sja e lartë e BE- së, Fererica Mogherini është plotësisht e përkushtua­r për fazën e re të dialogut", tha Schmid.

het në reforma të përgjithsh­me, forcimin e rendit dhe ligjit, pra që ka në fokus luftën kundër korrupsion­it dhe krimit në vend, e njëkohësis­h reformën ekonomike që e kemi si detyrë të përbashkët të dakorduar", tha Haradinaj. Sekretarja e Shërbimit Evropian për Veprim të Jashtëm, Helga Schmid, është takuar me Presidenti­n e Kosovës, Hashim Thaçi; kryetarin e Kuvendit, Kadri Veseli, por edhe përfaqësue­sit e partive politike opozitare të Lidhjes Demokratik­e të Kosovës dhe Lëvizjes Vetëvendos­je.

 ??  ?? Sekretarja e Shërbimit Evropian për Veprim të Jashtëm, Helga Schmid
Sekretarja e Shërbimit Evropian për Veprim të Jashtëm, Helga Schmid
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania