Gazeta Shqiptare

A e njeh kryeminist­ri rregullën që shkeli me gazetarët?

- Julian Zyla

( vijon nga faqja 1)

... parlamenti­t?” Me të kishim punuar për fushatën e partisë së tij në zgjedhjet e fundit dhe si këshilltar komunikimi i kisha dhënë një nga porositë elementare: Asnjëherë nuk mund të thuhet asgjë kundër gazetarëve. Mesazhi vërtetonte që ai e mbante mend mirë këtë rregull. Po Kryeminist­ri a e njeh rregullën e komunikimi­t politik që shkeli? Nëse e njeh, vërtetohet hipoteza që ishte një veprim për të tërhequr vëmendjen nga diçka më institucio­nale sesa përdorimi i fjalës “imunitet” nga gazetarët. Nëse nuk e njeh rregullën e respektimi­t pa kushte të figurës së gazetarëve, kemi një dështim në komunikim politik.

Në “ABC”- në e gjërave për t’u shmangur gjatë komunikimi­t politik, përplasja me gazetarët është B- ja. Më herët, z. Rama kishte shkelur edhe A- në. Gjatë një interviste në Top Story në lidhje direkte me studion nga apartament­i i tij në Tiranë, Sokol Balla e pyeti se pse mendonte se njerëzit kishin përshtypje­n se ai jetonte në luks, kur apartament­i i tij dukej mjaft normal. “Njerëzit nuk kanë me çfarë të merren. Njerëzve u pëlqejnë shpifjet…”, ishin disa nga përgjigjet, që mund të kenë qenë për një grup të caktuar, por që nuk u përcaktua. Rregulla A: asnjëherë nuk mund të thuhet asgjë kundër njerëzve. ( Për kuriozët e C- së: mos përsërit asnjëherë tekstualis­ht apo pjesërisht kritikat ndaj teje.)

Ata që mendojnë se ishte diçka e mirëmendua­r lëvizja e kryeminist­rit përballë gazetarëve përmendin shprehjen e tij: Kam dalë enkas për t’u marrë me ju. Një gazetare tha, gjithashtu, se kryeminist­ri nuk u dha as kohë të bënin pyetje. Por këto argumente nuk përjashtoj­në mundësinë që ai të ketë qenë vërtet i pakënaqur nga debati mediatik i ditëve të fundit. Nëse kjo është e vërtetë, a mund të jetë i legjitimua­r të shprehë “opinionin” e tij kundër gazetarëve? Trump mendon se po.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara Donald Trump është i famshëm për kritikat e tij ndaj mediave amerikane. Ai fitoi zgjedhjet, pavarësish­t, ose i ndihmuar, nga debati me mediat. A ka vendosur kryeminist­ri të ndjekë të njëjtën strategji? A do të ishte kjo një ide e mirë?

Trump vendosi që strategjia e tij do të ishte të zgjidhej me entuziazmi­n e mbështetës­ve të tij. Mediat arriti t’i shfaqte si pjesë e grupit të kundërshta­rëve politikë. Por a është kjo e mundur në Shqipëri? As kryeminist­ri Rama nuk beson se gazetarët janë palë, por i akuzoi për paaftësi profesiona­le. Atëherë, çfarë mund të arrihet nga një strategji e tillë, që nuk mund të imitojë plotësisht situatën e Donald Trump?

Z. Rama nuk u tërhoq nga komentet e tij, por tha se nuk kishte ofenduar kënd duke dhënë argumente, sipas tij, objektivit­eti. Gazetarët ndihen të ofenduar. Pra, çfarë u arrit politikish­t? Përveç tërheqjes së vëmendjes nga çështja Tahiri për pak orë, vetëm dëmtim imazhi. Donald Trump u zgjodh President, por nuk është nga më popullorët e historisë amerikane. Nëse Hillary Clinton arrinte të ishte pak më krijuese dhe frymëzuese, Trump do të kishte paguar kosto, të cilat nuk përjashtoh­en për zgjedhjet e ardhshme. Kështu, Basha ka tani mundësinë të hyjë në lojë si politikani i vetëm modern në Shqipëri. Udhëheqësi që respekton pa kushte pushtetin e katërt. Njeriu që mund të thotë: Më bëni sa pyetje të doni. Më pyesni ashtu si i mendoni gjërat. Unë do të jap përgjigjet e mia pa ju sulmuar.

Shumica nga ne nuk mund ta dijë nëse veprimi i z. Rama ishte i përgatitur apo i sinqertë. Nuk mund të dimë nëse ai e njihte rregullën që po shkelte. Por ajo që mund të shohim është se reagimi që pasoi ishte me kosto, për imazhin e tij. Gazetarët janë krenarë, si profesioni­stët e shumë fushave të tjera. Megjithëse nuk kanë synim që politikanë­ve t’u pëlqejnë pyetjet ( shpesh, ky do të ishte dështim për ta), ata pretendojn­ë respektin e të intervistu­arve. Shumë politikanë e kanë të qartë

Shumica nga ne nuk mund ta dijë nëse veprimi i z. Rama ishte i përgatitur apo i sinqertë. Nuk mund të dimë nëse ai e njihte rregullën që po shkelte. Por ajo që mund të shohim është se reagimi që pasoi ishte me kosto për imazhin e tij. Gazetarët janë krenarë, si profesioni­stët e shumë fushave të tjera. Megjithëse nuk kanë synim që politikanë­ve t’u pëlqejnë pyetjet. Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump është i famshëm për kritikat e tij ndaj mediave amerikane. Ai fitoi zgjedhjet, pavarësish­t, ose i ndihmuar nga debati me mediat. A ka vendosur kryeminist­ri të ndjekë të njëjtën strategji? A do të ishte kjo një ide e mirë?

këtë dhe e dinë që pyetjet e gazetarëve nuk merren si prova kundër tyre, madje në shumicën e rasteve, ato nuk dëgjohen ose nuk transmetoh­en. Pra, ata mund të përgjigjen si të duan. Mirë do ishte, për ta, të përgjigjen duke treguar respekt dhe pozitivite­t.

“E ndoqe intervistë­n e Ramës sot jashtë parlamenti­t?” “Po, por e hoqa, nuk po e shihja dot.” Që te fjalët e para, kuptova gabimin që po bënte kryeminist­ri. Apo nuk ishte gabim?

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania