Gazeta Shqiptare

Pse ripajtimi gjermano- polak është ndër më unikët

-

apo shfarosëse. Në krahun tjetër, Polonia u trajtua si një vend i dorës së dytë, si vendet e kolonizuar­a të Afrikës apo Azisë. Pra, si një komb i pacivilizu­ar.

Ripajtimi gjermano- polak u dëmtua ndjeshëm nga Lufta e Ftohtë, që u zhvillua fill pas Luftës II Botërore. Megjithëse pati një mori takimesh, kryesisht pas vdekjes së Stalinit në vitin 1953. Çdo gjë mori një trajtë tjetër në 7 dhjetor 1970, me Traktatin e Varshavës, ku Gjermania Perëndimor­e njohu si kufi vijën e lumenjve Odër- Nisse. Në vitin 1975, nisi ripajtimi i vërtetë, pasi deri atëherë kishte ngelur në letër dhe në shkëmbimet e popullsisë. Ripajtimi ( reconcalia­tion) që në thelb nuk kishte faktin se ne jemi të barabartë, por që ne jemi të ndryshëm, por dimë të gjejmë gjuhën e përbashkët. Me gjithë dëshirën e madhe të kancelarëv­e të Gjermanisë, Kohl dhe Brand, përsëri nuk u arritën rezultate konkrete në pajtimin me Poloninë. Në një ambient si ai i Luftës së Ftohtë, ishte e pamundur të ndërtohesh­in ura bashkëpuni­mi Perëndimor­o- Lindore. Do pritej në fund Lufta e Ftohtë, për të parë Gjermaninë dhe Poloninë si aleate.

Së pari, ribashkimi i Gjermanisë nuk u pa si një kërcënim nga Polonia, madje u pa si një partner tregtar dhe ekonomik. Menjëherë u ngrit Zyra e Pajtimit gjermanopo­lak ( Foundation Polish- Germany Reconcilia­tion) me fusha veprimi kryesore:

1. Ndihma humanitare, medikament­esh për viktimat e L. II. B.

2. Dëgjimi dhe regjistrim­i i dëshmive të viktimave të L. II. B.

3. Organizime të takimeve të të rinjve me viktimat e L. II. B.

4. Leksione të hapura, ekspozita dhe seminare ndërkombët­are), me fokus mësimin nga gabimet e së shkuarës. Ky fondacion financohet nga qeveria gjermane, polake, austriake dhe OSBE- ja. Ndër të tjera, Gjermania e post- luftës së Ftohtë vazhdoi të dënonte krimet e kryera gjatë L. II. B. dhe madje merrte pjesë në çdo aktivitet që flitej për këto çështje. Sot, një nga hallkat se si vazhdon ky proces është bashkëpuni­mi i historianë­ve dhe studiuesve në përgatitje­n e librave të historisë për nxënësit e cikleve para- universita­re. Një nga veçantitë e ripajtimit gjermanopo­lakë është se sot qyteti i Gorlic në kufi, ku dikur ishte qyteti që vuante më shumë se çdo qytet tjetër nga shpërngulj­et dhe konfliktet, ka vetëm një tabelë që tregon nga ana vizuale kufirin mes dy shteteve.

Seminari ndërkombët­ar i Krzyzowa, veç të tjerash nxori në pah edhe një detaj tjetër, atë të dramës së familjeve gjermanopo­lake, që duhet të zgjidhnin se kë pasaportë duhet të mbanin. Shpeshherë ndodhte që qytetet ku ata jetonin, ndryshonin, herë nën kontrollin polak, gjermanë ose rusë. Dhe çdo herë ata përballesh­in me sfida nga më të ndryshmet, shpërngulj­e apo edhe vrasje. Kjo ishte tabloja e marrëdhëni­eve deri para viteve 1945. Pajtimi gjermano- polak nuk duhet parë vetëm si një histori e jashtëzako­nshme, se si dy armiq të betuar, që një ditë vendosën të harronin gjithçka, e të pajtohen. Por, duhet pasur parasysh si mënyra më e mirë se si vendet e Ballkanit t’i japin fund ballkanizi­mit dhe dasive etnike, raciale dhe fetare me prejardhje nga shekujt e mesjetës.

Ballkani akoma vuan nga konfliktet si, ndër shtetet që vazhdojnë e përplasen janë: GreqiMaqed­oni, Serbi- Kroaci, SerbiBosnj­e, Bullgari- Maqedoni, Greqi- Turqi, Shqipëri- Maqedoni dhe Kosovë- Serbi. Një hap është hedhur, me anë të Procesit Berlinit dhe krijesës së tij të brishtë, RYCO, po që akoma nuk po jep rezultatet që priten. Mbase do duhen edhe shumë vite, që barrierat kufitare që qëndrojnë akoma në këmbë të bien mes vendeve ballkanike.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania