Gazeta Shqiptare

Cana: E ndjej për detyrë të kontribuoj për futbollin tonë

Ish- mbrojtësi kuqezi vlerësohet nga presidenti Duka: Shembull për të rinjtë Ish- kapiteni emërohet ambasador i "Grassroots"- it

-

tirë të vendosësh baza për trajnimin e fëmijëve. Ka shumë probleme, siç është infrastruk­tura, por jemi duke ecur përpara. Duhen njerëz që të kenë ide dhe projekte. Pse të mos e bëjmë edhe ne investimin që ka bërë Goran Pandev në Maqedoni. Duke parë marrëdhëni­en me presi- dentin, çdo lloj bashkëpuni­m i nevojshëm do realizohet. Në momentin që unë jam tërhequr nga futbolli, kam pasur mbështetje­n e të gjithëve, madje edhe të presidenti­t. Do jem më i preokupuar jashtë Shqipërisë si Lorik. Besoj se do ndihmoj sa herë të jetë e nevojshme, por e shoh veten jashtë, jo këtu. Në Shqipëri po merrem me projekte, që nuk më hanë shumë kohë dhe do vazhdoj të bëj më të mirën me këtë që kam nisur", u shpreh Lorik Cana. Cana në këtë detyrë të re pati edhe përkrahjen maksimale të presidenti­t të federatës, Armand Duka, i cili u shpreh i bindur se figura e Lorikut do ta ndihmojë në ecurinë e këtij projekti, që ka si synim masivizimi­n dhe zhvillimin e futbollit te moshat e reja. "Jemi me ish- kapitenin për një event shumë të rëndësishë­m, për ta emëruar ambasador të projektit ' Grassroots'. Pas ceremonisë së organizuar në Shkodër, për të gjithë kontributi­n e tij, ne do të vazhdonim bashkëpuni­min. Është prioritet absolut për FSHF- në futbolli i fëmijëve, një projekt që do të vazhdojë. Sot duhet të mendojmë për të ardhmen dhe besoj se çdo fëmijë e ka ëndërr të bëhet i suksesshëm si Lorik Cana. E shfrytëzoj­më këtë shembull pozitiv. FSHF do ta mbështesë Lorik në çdo hap që do të ndërmarrë", deklaroi Duka. Katër

gola vetëm në ndeshjen e fundit. Në total 13 gola në 15 javë të luajtura në Ligën e Parë austriake, ku është edhe golashënue­si i kampionati­t. Hamdi Salihi po përjeton rininë e dytë në Austri, duke bërë atë që di më mirë, të shënojë. Bomberi po shijon momentin, pa menduar më tepër se ç'duhet për të ardhmen. "Po shkon pak ndoshta edhe jashtë parashikim­eve, por ndihem mirë, sepse gjatë gjithë kësaj kohe kam punuar shumë dhe gjithçka po funksionon perfekt. Pastaj, pak rëndësi ka sa vite do të luaj, sepse këtë nuk e llogaris sa herë që bëj gol. E rëndësishm­e është që për sa kohë të luaj, të mos bie poshtë këtyre niveleve dhe të mos bëhem qesharak". Me shkodranin në formë të jashtëzako­nshme, edhe skuadra e tij, Wiener Neustadt ëndërron rikthimin në elitën e futbollit austriak. "Mundësitë janë shumë të mëdha për t'u kthyer prej këtij viti në Bundesligë, pasi dy skuadra ngjiten direkt, ndërsa i treti shkon në playoff. Po të mbajmë këtë rritëm, besoj që do t'ia arrijmë. Është pak e vështirë, sepse Riedi dhe Insbruku janë ekipe më të organizuar dhe me më tepër traditë, por do të ishte e bukur ta arrinim këtë objektiv". Në këtë moment, Salihi është ndër sulmuesit shqiptarë më në formë. Por, kur flitet për rikthimin e mundshëm në Kombëtare, 33- vjeçari është i vetëdijshë­m për realitetin, megjithatë për "SuperSport. al" shprehet gjithmonë i gatshëm për të dhënë kontributi­n e tij. "Kam treguar se nuk jam kursyer asnjëherë për të qenë pjesë e Kombëtares edhe kur luaja në Amerikë apo në Kinë. Kam ardhur gjithmonë me dëshirë. Çdo gjë në shërbim të ekipit Kombëtar, do të kisha qenë i gatshëm për t'u afruar apo për ta ndihmuar. Por, duhet të jemi pak realistë, vitet ecin dhe normalisht besoj se trajneri ka plane të tjera. Përtej gjendjes dhe formës momentale të lojtarëve, i duhet të bëjë edhe vlerësime afatgjata. Por, kur do të jetë nevoja, unë jam gjithmonë gati për të ndihmuar ekipin kombëtar". Sulmuesi shkodran vazhdon ta ndjekë kampionati­n shqiptar, ku vlerëson se Skënderbeu do të jetë shkëputur nga rivalët për titullin prej muajit dhjetor, ndërsa nuk ka asnjë peng që këtë vit nuk është pjesë e korçarëve për të luajtur sërish në grupet e Europa League. "Kam parë disa ndeshje të Skënderbeu­t dhe të Vllaznisë. Skënderbeu është 100%, ashtu siç e kisha menduar. Edhe pse njerëzit mund të mendojnë se ritmi në Europë të lodh, është e kundërta. Ritmin që mban gjatë Europa Leagues e mban edhe në kampionat dhe bën diferencë me ekipet e tjera. Besoj se deri në dhjetor Skënderbeu do të jetë shkëputur nga rivalët dhe do të bëjë atë për të cilën është ndërtuar, që të shpallet kampion. Që në fushë atë ditë ( ndeshja me Kukësin) e mora vendimin se koha ime në kampionati­n shqiptar kishte mbaruar. Ishte e mjaftueshm­e ajo që kisha kaluar. Më vjen keq për gjestin dhe gjithçka, por ato janë gjëra që i takojnë së kaluarës dhe mund t'i ndodhin kujtdo. Më vjen mirë që Skënderbeu është kthyer shumë shpejt dhe ka ditur të kalojë situatat e vështira të atij fundkampio­nati", deklaroi Hamdi Salihi për "SuperSport. al".

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania