Gazeta Shqiptare

Tropoja i ngre përmendore Azemit, Basha: Liria fitohet me beteja

LSI, në ceremoninë e inaugurimi­t të shtatores, Azem Hajdari "rikthehet" në shtëpi Emrat e donatorëve për ngritjen e shtatores

-

Një përmendore e der dhur në bronz nga bashkëkomb­ësit e tij. Njëra nga të shumtat në mbarë vendin. Azem Hajdari dje u "rikthye" në vendlindje, në qytetin e Bajram Currit. Vendosja e shtatores prej bronzi të Azem Hajdarit në qendër të qytetit u shndërrua në një ditë feste për tropojanët dhe për opozitën, drejtuesit kryesorë të së cilës morën pjesë në ceremoninë e organizuar nga Bashkia demokrate e Tropojës. Përurimi i shtatores së Azem Hajdarit ishte një rast për të treguar afrimin mes faktorëve opozitarë, kur Lulzim Basha, Monika Kryemadhi dhe Sali Berisha qëndruan së bashku gjatë ceremonisë. Presidenti i Republikës, Ilir Meta përshëndet­i përurimin e shtatores së udhëheqësi­t të Lëvizjes Studentore Shqiptare të Dhjetorit 1991, Heroit të Demokracis­ë dhe ish- deputetit të Kuvendit të Shqipërisë, Azem Hajdari në Tropojë. Mesazhi i presidenti­t iu përcoll të pranishmëv­e të shumtë në ceremoninë e përurimit të shtatores, që u zhvillua në qendrën e qytetit të Bajram Currit, nga këshilltar­i ushtarak i tij, gjeneral brigade, Piro Ahmetaj.

DONATORËT

Vendosja e skulpturës u bë pikërisht në sheshin me të njëjtin emër, "Azem Hajdari", i cili përbën një nga zonat me të frekuentua­ra në qytetin e Bajram Currit. Sipërfaqja e sheshit është rreth 6000 m ² dhe duke pasur parasysh formën e rregullt të tij, skulptura u vendos në aksin e këtij sheshi me fytyrë nga Mali i Shkëlzenit. Shtatorja ka një lartësi rreth 5 m, pa llogaritur bazamentin. Kjo shtatore është një nderim për rolin e tij, në shërbim të demokracis­ë shqiptare dhe për krejt çfarë Azem Hajdari përfaqëson. Janë 73 kontribuue­s për ngritjen shtatores së ish- liderit të dhjetorit. Mes tyre, edhe Partia Demokratik­e, e cila është edhe një nga iniciatorë­t e këtij projekti. Roli i rëndësishë­m i kësaj partie duket edhe në kontributi­n e saj, i cili është më i madhe deri tani, me 20 mijë euro.

CEREMONIA

Në përurimin e shtatores morën pjesë personalit­ete të larta shtetërore, politike e kulturore nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi, Çamëria, Lugina e Preshevës dhe diasporat shqiptare në Amerikë e në Europë. Në ceremoni ishin familjarët e ishpreside­ntit Kosovar Ibrahim Rugova, familjes Jashari dhe Haradinaj. Isa Baliaj është autori i kësaj përmendore­je, inaugurimi i së cilës veç tropojanëv­e, solli nga Tirana jo vetëm familjarët, por edhe deputetë, zyrtarët më të lartë

demokratë, kryerepubl­ikanin Fatmir Mediu, Princin Leka, madje dhe kryetaren e LSI- së, Monika Kryemadhi. Ceremoninë e hapi me fjalën e tij, kryebashki­aku i Tropojës, Besnik Dushaj. "Djalin tonë të bukur e përcollëm të ri, - tha Dusha - dhe na u kthye në bronz. Azem, ti je gjallë dhe faleminder­it që na dha

mundësitë të ëndërrojmë!".

MESAZHI

Kreu demokrat, Lulzim Basha, e quajti këtë si ditën e rikthimit të përjetshëm të Azem Hajdarit në vendlindje­n e tij. "Tropojës i takon nderi t'i ketë dhënë kësaj lëvizjeje historike, që hapi epokën e demokracis­ë europiane në Shqipëri edhe liderin e Stu- Isa Baliaj është autori i përmendore­s, inaugurimi i së cilës veç tropojanëv­e, solli nga Tirana jo vetëm familjarët, por edhe deputetë, zyrtarët më të lartë demokratë, kryerepubl­ikanin Fatmir Mediu, Princin Leka, madje edhe kryetaren e LSI- së, Monika Kryemadhi.

dentëve të Dhjetorit, Azem Hajdarin, edhe liderin historik të demokracis­ë shqiptare, Sali Berishën. Si bir i familjes ku i lind dhe i krahinës ku u rrit, Azem Hajdari ju përket ju, i përket Tropojë dhe ju jeni krenarë për birin tuaj. Si udhëheqës politik, Azem Hajdari i përket PDSHsë, themelues dhe kryetari i parë i së cilës ishte. Si Heroi i Demokracis­ë, Azemi i përket të gjithë Shqipërisë, i përket gjithë kombit", theksoi z. Basha. Liderin e Lëvizjes së Dhjetorit, ai e sheh si frymëzimin e tij për liri. "Në mendjen dhe në zemrën time, kujtimi i ndritur i Azem Hajdarit vjen me mesazhin e gjallë e frymëzues se liria nuk është një dhu- ratë e përjetshme, se liria u përket atyre që e duan dhe e çmojnë si më të shtrenjtën gjë në jetë, se liria shërbehet e duhet të shërbehet me përkushtim e sakrifica. Liria fitohet e mbahet me beteja, duke shkuar çdo ditë në luftë për të. Liria është mision për drejtuesit politikë", deklaroi kreu i PD.

 ??  ?? Shtatorja e Azem Hajdarit në qytetin e Bajram Currit
Shtatorja e Azem Hajdarit në qytetin e Bajram Currit
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania