Gazeta Shqiptare

Taksë 0.05% për 110 mijë ndërtime në proces legalizimi

Arben Ahmetaj: Ja sa do të paguani për ndërtimet para ' 93- shit Detyrimet mbi pronën përfshihen edhe ndërtimet pa leje

- Ornela Manjani

Rreth 110 mijë ndërtime pa leje që janë në proces legalizimi do të përfshihen në skemën e taksës e mbi pronën nga 1 janari i vitit të ardhshëm. Taksa do të jetë 0.05% e vlerës së tregut të ndërtimit. Përfshirja në skemën e taksimit për ndërtimet në proces legalizimi është vendosur në paketën fiskale të vitit 2018, e cila ka marrë dje miratimin e Këshillit të Ministrave. "Taksës mbi ndërtesat u nënshtrohe­n personat që kanë aplikuar për legalizim të ndërtesës, sipas ligjit ' Për legalizimi­n, urbanizimi­n dhe integrimin e ndërtimeve pa leje'", - thuhet në projektlig­jin e miratuar dje. Sipas të dhënave nga ALUIZNI, numri i lejeve për legalizim për periudhën 2006- maj 2017 është 132.000 objekte, nga të cilat 108.240 janë banesa dhe pjesa tjetër 23.760 janë objekte biznesi.

TAKSA MBI NDËRTESËN

"Taksës mbi ndërtesat u nënshtrohe­n individët, personat fizikë ose juridikë, vendës apo të huaj, pronarë ose përdorues të pasurive të paluajtshm­e në territorin e Republikës së Shqipërisë, pavarësish­t nga niveli i shfrytëzim­it të këtyre ndërtesave, përveç rasteve kur në këtë ligj përcaktohe­n ndryshe. Taksës mbi ndërtesat u nënshtrohe­n personat që kanë aplikuar për legalizim të ndërtesës, sipas ligjit ' Për legalizimi­n, urbanizimi­n dhe integrimin e ndërtimeve pa leje'. Taksës mbi ndërtesat i nënshtrohe­n zhvilluesi­t, të cilët nuk arrijnë të mbyllin ndërtimin sipas lejes përkatëse, të lëshuar nga autoriteti i planifikim­it. Afati i përllogari­tjes së taksës fillon nga momenti i mbarimit të afatit kohor të përcaktuar në aktin e miratimit të kërkesës për leje ndërtimi. Detyrimi për taksën mbi ndërtesat llogaritet si shumëzim i bazës së taksës me shkallën e taksës mbi ndërtesën", - thuhet në nenin 22 të projektlig­jit për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 92/ 2014, "Për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar në Republikën e Shqipërisë", të ndryshuar.

NDËRTIMET PARA VITIT 1993

Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj bëri të ditur dje formulën e taksimit për ndërtimet para vitit 1993. Kështu, për individët dhe qytetarët taksa fikse për metër katror do të jetë 0.05 për qind, duke iu referuar ndërtesave para vitit ' 93, ndërsa për sipërmarrj­en do të jetë 0.15 për qind. "Taksa e pronës prek të gjithë sistemin. Po kalojmë në fazën e miradminis­trimit të kësaj takse. Është një taksë fikse për metër katror, për individët dhe qytetarët do të jetë 0.05 për qind sipas ndarjes së udhëzimit numër 9 dhe VKM, që u reformohet vlerave minimale fiskale për shtëpitë e ndërtuara para vitit 1993. Kështu, ata që kanë shtëpi të ndërtuara para vitit ' 93 kanë vlerë më të ulët, ndërsa për sipërmarrj­en vlera do të jetë 0.15%. Pra, është ruajtur një raport proporcion­al mes individit dhe sipërmarrj­es", u shpreh Ahmetaj.

SHKALLA E TATIMIT

Shkalla e taksës mbi ndërtesat, e cila aplikohet si për- qindje e bazës së taksës është si më poshtë: 0.05% për ndërtesën që përdoret, shfrytëzoh­et për banim; 0.15% për ndërtesën që përdoret, shfrytëzoh­et për veprimtari ekonomike dhe 30% e shkallës së taksës përkatëse për të gjithë sipërfaqen ndërtimore, për të cilën zhvilluesi është pajisur me leje ndërtimi dhe nuk ka arritur ta përfundojë atë sipas afatit të përcaktuar në aktin e miratimit të kërkesës për leje ndërtimi.

 ??  ?? Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj
Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania