Gazeta Shqiptare

Saimir Tahiri në prokurori: I gatshëm për çdo hetim

Dy akuzat për ish- ministrin e Brendshëm, kush janë hetuesit Prokurori Hajdarmata­j i çon ftesë për t'u paraqitur

-

Pas akuzave të ngritu ra nga prokuroria e krimeve të rënda për "Trafikim të lëndëve narkotike", drejtuar ish- ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, ky i fundit ka deponuar para hetuesve mbi atë çfarë e lidh me këtë ngjarje. Prokuroria e krimeve të rënda me 26 tetor 2017 kontrolloi shtëpinë e ish- ministrit ndërsa një ditë më pas, me 27 tetor i dërgoi një ftesë për paraqitjen te kjo prokurori. Ftesa për paraqitje drejtuar Tahirit mban firmën e titullarit të Prokuroris­ë së Krimeve të Rënda, Besim Hajdarmata­j. Ish- ministri i Brendshëm shprehu gatishmëri­në për të dhënë shpjegime dhe për të sqaruar pozicionin e tij në lidhje me përfshirje­n me grupin Habilaj, siç dyshon prokuroria, ndërkaq që më parë ai u shpreh se ka qenë ai që ka kërkuar marrjen në pyetje për zbardhjen sa më të shpejtë të kësaj çështjeje.

Në orën 14: 01 ish- ministri mbërriti pranë Prokuroris­ë për Krimet e Rënda. Ai u paraqit me dy avokatët e tij Artan Hajdari dhe Maksim Haxhia. Gjatë deklaratës së dhënë, ish- ministri i Brendshëm deklaroi se do t'i shkojë deri në fund të drejtës dhe të vërtetës së tij, ndërsa ka kërkuar që t'i jepet fund debatit politik për këtë çështje. Pasi ka lënë ambientet e prokuroris­ë, ku është marrë në pyetje për gati 2 orë e gjysmë, deputeti Tahiri ka folur për mediat. "Unë nuk kam ndërmend ta bëj betejën time për drejtësi para jush, apo akoma më keq ta kthejnë në një histori debati politik. Mendoj se debati politik për këtë histori duhet të mbyllet. Unë këtë betejë e kam me drejtësinë",- u shpreh ai. Tahiri nuk dha përgjigje konkrete mbi pyetjet që dy prokurorët e çësh-

tjes i kanë parashtrua­r apo provat që mund t'i kenë paraqitur. Por theksoi se është i hapur për hetimin. "Me kërkesën time u paraqita për të dhënë shpjegimet e mia dhe për të shprehur gatishmëri­në sot dhe kur-

doherë për t'i shkuar të vërtetës deri në fund me çdo mjet timin, dhe disponibil­itetin, persona për t'iu përgjigjur çdo kërkesë të prokuroris­ë. Do ju kërkoja që atë që bëra me prokurorët brenda mos ta bëja edhe këtu, se do ishte punë e dyfishtë. Unë jam tërësisht i disponuesh­ëm për t'iu përgjigjur çdo pyetje, i hapur për çdo hetim, do t'i shkoj deri në fund të drejtës dhe të vërtetës sime",- u shpreh Tahiri.

GRUPI HETIMOR

Sakaq, tre prokurorë të tjerë të çështjes, të kryesuar nga Besim Hajdarmata­j janë duke kryer veprime të tjera hetimore, si sekuestrim­i i dokumentev­e nga institucio­ne të ndryshme, siç është Ministria e Brendshme, Drejtoria e Policisë dhe policitë vendore, siç është ajo e Vlorës. Akuza më me rëndësi ndaj ish- ministrit Tahiri, është ajo për "Trafikimin e narkotikev­e, e kryer në bashkëpuni­m në kuadër të grupit të strukturua­r kriminal", dhe akuzohet për lidhje me Habilajt. Hetimi ndaj tij nisi pas arrestim në Itali të Moisi Habilajt, kreut të bandës kriminale, dhe publikimit të përgjimeve të kryera nga autoritete­t e Katanias.

Vetëm dy muaj pasi ishte emëruar ministër i Brendshëm në 2013, Tahiri u shiti Habilajve makinën e tij. Dhe vetëm një vit pasi e kishte shitur atë, jo vetëm nuk i kishte ndërruar pronësinë, por e ka përdorur mjetin "Audi" për të udhëtuar drejt Greqisë bashkë me familjen, dhe sipas prokurorëv­e aty është takuar edhe anëtarë të fisit Habilaj. Kjo ishte dëshmia e parë e deputeti Tahiri, ndërsa procesi vijon.

 ??  ?? Ish- ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, dje duke dalë nga Prokuroria e Krimeve të Rënda
Ish- ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, dje duke dalë nga Prokuroria e Krimeve të Rënda

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania