Gazeta Shqiptare

Fyerjet e kryeminist­rit ndaj gazetarëve, Fuga: Zhvendosje e vëmendjes, harxhim kohe pa rendiment

Akademiku: Shqipëria është e pafytyrë, nostalgjia për komunizmin është absurde "Media nuk është as për t'u kritikuar, as për t'u sharë, nëse s'të pëlqejnë pyetjet, mund të qëndrosh ose të largohesh"

-

Zhvendosje e vëmendjes dhe harxhim i en ergjisë dhe kohës pa rendiment". Kështu i ka komentuar akademiku Artan Fuga fyerjet e kryeminist­rit Edi Rama ndaj medias dhe gazetarëve para pak ditëve. Për Fugën, ajo që ndodhi mes kryeminist­rit dhe gazetarëve nuk ishte një debat, por thjesht zhvendosje e vëmendjes nëse ish- ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri është apo jo i inkriminua­r. Deklaratën pedagogu Fuga e bëri nga Shkodra gjatë prezantimi­t të librit të tij "Murgu". "Kam parë debatin bazë. Unë nuk jam shumë që politika dhe media të jenë shumë të sjellshme me njëratjetr­ën. Nga kjo pikëpamje po të ketë një përplasje, një debat nga të dyja palët brenda një lloj norme do sillte vërtetë krahas atij shokimi që ka edhe elementë të tjerë. Pra, do të thotë se unë shoh pasojat dhe jam duke analizuar faktin. Pasoja është që politika në fakt, në vend të ngjarjes ' në', që është problemi i inkriminim­it ose jo të ish- ministrit të Brendshëm, u krijua një ngjarje ' në një', pra një ngjarje tjetër, ngjarja e kryeminist­rit me gazetarët, që për mua nuk ishte një debat. Kishte një zhvendosje të vëmendjes. E dyta, më duket së kryeminist­ri e ka harxhuar atë moment të energjisë dhe kohës së tij pa rendiment se çfarë kuptimi ka, media nuk është as për t'u kritikuar, as për t'u sharë, medias duhet t'i përgjigjes­h, duhet t'i përçosh mesazhet dhe nëse s'të pëlqejnë pyetjet ose pozicioni, mund të qëndrosh ose të largohesh, pra kjo më duket pa rendiment", tha Artan Fuga. Pas takimit me studentët në Shkodër, akademiku Fuga ishte në emisionin “Studio e hapur” me Eni Vasilin në “News24”, ku ka treguar mënyrën sesi gazetarët duhet t’i përgjigjes­hin kryeminist­rit Rama.

REAGIMI

Akademiku Artan Fuga u shpreh se, "kryeminist­ri i lejon vetes të thotë ato fjalë, sepse e di që në publik nuk do të ketë impakt negativ për të. Në këtë rast pronarët e mediave nuk e kanë dëshirën për t'u konfrontua­r me politikën, edhe vetë kryeminist­ri nuk është se u konfrontua me pronarët. Në këtë marrëdhëni­e ' koka turku' u bënë disa gazetarë të rinj të terrenit, të cilët janë në një pozitë të vështirë, sepse ata nuk kundërshto­jnë dot sepse janë brenda një deontologj­ie. Ka ardhur një moment i ri mes politikës dhe medias. Politika me rrjetet në linjë, me komunikimi­n në web dhe me web gazetaresk apo komunikimi­n direkt gjithnjë e më shumë do të ketë tendencë ta anashkaloj­ë median dhe politika nuk ka nevojë për median nga kjo pikëpamje. Këtu është problemi i medias që sa do të dijë që edhe ajo të transformo­het në mënyrë që hapësirën publike ta ketë ajo gjithmonë si komunikim, sepse audienca nuk ka nevojë për një komunikim direkt të politikës, por ka nevojë që midis politikës dhe audiencës të jetë gazetari, sepse është gazetari që di të interpreto­jë, di të bëjë pyetjet, di të shprehi opinionet e audiencave të gjëra, kurse çdo qytetar më vete përpara politikani­t, është i dorëzuar". Duke folur përpara studentëve, Fuga tha se Shqipëria është pa fytyrë dhe se njerëzit në këtë vend janë të pa zë. "Shqipëria nuk ka fytyrë, është e pafytyrë. Ka një fasadë dhe shqiptari është i pa zë. Njerëzit janë në shtëpitë e tyre, në familjet e tyre dhe vuajnë padrejtësi­të, vuajnë arbitrarit­etet nga nëpunësi, nga ai, që ka diçka në dorë. Kjo është Shqipëria që duhet zhvilluar dhe që duhet të marrë zë. Situata është e hidhur, sepse është kjo fytyra e Shqipërisë që nuk del në pah gjithmonë, por del një fytyrë tjetër. Shqipëria ndodhet në një moment të rëndësishë­m që ka lidhje edhe me atë që unë shkruaj te ' Murgu'",- u shpreh akademiku. Për Artan Fugën, nostalgjia për shtetin komunist dhe se atëherë jetohej më mirë është absurde. Ai tregoi dje edhe historinë e familjes së tij teksa u rrit në mes të komunistëv­e, por edhe anti- komunistëv­e.

HISTORIA E FAMILJES

"Unë jam vetë fëmijë komunist. Unë i qëndroj idesë së Tokvil dhe ai thotë se nuk mund të studiohet e kaluara me ideologjin­ë e të sotmes. Kur një shoqëri e re vjen, ka një përmbajtje kulturore, mendore, politike, ideologjik­e që krijon një thyerje me të kaluarën dhe tek e kaluara projekton veten e vet sot. Kur bisedoj me njerëz, shoh një nostalgji të tyre për të kaluarën komuniste që unë se kam. Përtej kësaj, Banka Botërore përpara një muaji botoi një sondazh që u bë në të gjithë shtetet e Europës Lindore. Sondazhi nxjerr që 35% a 40% e shqiptarëv­e jetonin më mirë në komunizëm se sa tani. Kur e kam dëgjuar këtë, më janë ngritur flokët përpjetë dhe kam thënë, a janë në vete këta. E kaluara nuk ekziston dhe ne na duket sikur ekziston. Problemi është se kur vijmë dhe gjykojmë të kaluarën nga pikëpamja e ideologjis­ë së sotme, bëhen gabime që nuk mund të pranohen. Themi shoqëria totalitare, a thua se nga 1944 në 1990 ka pasur një shtet në Shqipëri, jo. Në kështu bëjmë dy gabime, e para adoptojmë idenë e drejtuesve të shoqërisë totalitare, të cilët e konsideron­in nga 1944 në 1990 një shtet, sepse ashtu u interesont­e dhe e adaptojnë edhe ideologët e sotëm, të cilët për lehtësi thonë se ish- te një shtet. Jo, unë kam bërë studime, dhe Shqipëria në ' 44-' 46 është tjetër, ' 46-' 48 tjetër, ' 48-' 53 tjetër, ' 53-' 61 tjetër, ' 61-' 68 tjetër, ' 68-' 74 tjetër, ' 74-' 81 tjetër, ' 81-' 89 tjetër dhe kam numëruar të paktën 8 regjime politike të ndryshme, të cilët kanë pasur një njeri në krye, por sistemi i qeverisjes, sistemi i ligjeve, sistemi i njerëzve që aplikonin, sistemi i politikës dhe gjeopoliti­kave ndërkombët­are, të tëra të ndryshuara. Unë jam për një histori politike të fragmentar­izuar dhe jo homogjene, siç bëhet sot, sepse është vazhdim i asaj ideologjie që ishte. Nuk është puna e ateizmit të dikurshëm, por puna është e ateizmit sot. Unë jam rritur në një familje komunistës­h të devotshëm. Babai im vinte nga një familje pronarë tokash, ndërsa nëna nga një familje avokatësh. Në 1944 tre dajat e mi bashkë me gjyshin tim futen në burg për politikë dhe qëndrojnë 56 vite. Nëna ime sigurisht që ndahet më të, sepse nëna ime 18 vjeç del partizane dhe plagoset dhe jeton në mal. Familja e përzë, sepse i thotë: nuk je në rrugën e duhur. Jetoja në një familje me situatë të vështirë. Xhaxhai im mbaron studimet në Leningrad për inxhinieri marine dhe vjen nën ndikimin e Krushovit, vjen dhe flet kundër regjimit stalinist dhe e internojnë në Fushë Arrëz. Kjo është familja ime. Ca ish- të pasur të deklasuar, ca ish komunistë të bindur dhe të devotshëm, ca të tjerë të internuar, ca nëpër burgje dhe unë një djalë i vogël. Zakonisht të vërtetën e di budallai, i vogli dhe i huaji. Të tre të dobët janë dhe e vërteta është te i dobëti, i forti kujton se ka të vërtetën, por s'ka asgjë. Unë si i vogël, gjithë më flisnin mua, qanin hall tek unë, se te njëri- tjetri jo. Vinte gjyshja më thoshte, ua ç'na bënë këta komunistët, vinin komunistët dhe thoshin: ai gjyshi që do na marrë në qafë, ja, kjo është".

 ??  ?? Akademiku Artan Fuga
Akademiku Artan Fuga

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania