Gazeta Shqiptare

Arrestoi viktimën e dhunës dhe la të lirë agresorin, arrestohet ish- shefi i Krimeve

Prokuroria: Arjan Ndoji akuzohet për "Shpërdorim detyre"

-

DURRËS - Ish- shefi i Krimeve në Drejtorinë e Policisë së Qarkut të Durrësit ka përfunduar në pranga, pasi akuzohet për veprën penale "Shpërdorim detyre". Bëhet fjalë për Krenar Beharin, i cili është arrestuar me urdhër të prokurorit Arjan Ndoji. Mësohet se Ndoji u kap mesditën e djeshme sepse ka arrestuar një person të pafajshëm dhe ka lënë të lirë dhunuesin e tij. Burime nga prokuroria e qytetit bregdetar dje bënë me dije se ish- shefi i Krimeve ka ndërhyrë në një konflikt mes dy vëllezërve në Durrës, por në vend që të arrestonte autorin e dhunës, ka prangosur viktimën. Ngjarja u zbulua pak ditë më parë gjatë marrjes në pyetje të të arrestuari­t, i cili i tregoi shenjat e mëdha që kishte në trup. Sipas burimeve të mësipërme, personi i lënduar ka deklaruar se ishte arrestuar ai në vend të vëllait që e kishte sulmuar. "Është vëllai ai që ka ushtruar dhunë ndaj meje, ndaj e denoncova në polici. Por shefi i krimeve nuk arrestoi vëllain tim, por më vuri prangat mua. Unë i thashë që im vëlla do më vrasë dhe rrezikoj me jetë, por zyrtari i policisë më futi mua në burg që jam viktimë e dhunës. Ndërsa vëllai im dhunues është i lirë. Unë ju tregoj dhe shenjat e dhunës që kam në trup që ju të shikoni dhe verifikoni situatën. Gjithashtu, verifikoni vëllain tim, i cili nuk ka asnjë shenjë në trup, pasi është ai që më rreh", ka thënë i arrestuar, emri i të cilit nuk bëhet me dije. Pas verifikimi­t të deklaratav­e të dy vëllezërve dhe veprimeve të kryera ( procesverb­aleve) nga ana e shefit të krimeve, Krenar Behari, prokuroria konkludoi se zyrtari i lartë i policisë kishte abuzuar me detyrë duke arrestuar personin e gabuar dhe favorizuar autorin e dhunës, i cili është i lirë. kl. ha.

 ??  ?? Krenar Behari
Krenar Behari

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania