Gazeta Shqiptare

Kapet me 2 mina artizanale me telekomand­ë dhe disa gramë kokainë, në pranga 30- vjeçari

Dyshohej për veprimtari kriminale, nën hetim prej javësh nga oficerët e Krimeve

-

TIRANË - Një 30- vjeçar nga Librazhdi ka rënë në pranga pasditen e të enjtes nga policia e Tiranës, pasi iu gjetën dy mina me telekomand­ë, si dhe një sasi e konsiderue­shme kokaine. Bëhet fjalë për Taulant Golin, i cili mësohet të ketë qenë nën hetim prej disa javësh nga oficerët e Krimeve të Komisariat­it nr. 6, pasi dyshohej për lidhje me veprimtari kriminale dhe me rrezikshmë­ri të lartë. Sipas policisë Goli ishte një person me prirje radikale dhe kishte krijuar dyshime në lëvizjet e tij, herë pas here ai është parë në zonat periferike të Tiranës. Operacioni për arrestimin e të dyshuarit u organizua ditën e enjte rreth orës 16: 30, pranë një lokali në zonën e Unazës së Re, në Tiranë. Në momentin që Goli ka konstatuar prezencën e policisë, ka tentuar të largohet, por uniformat blu arritën të kapnin në flagrancë të riun. Mësohet se forcat policore kishin marrë informacio­n se 30vjeçari mbante sende të jashtëligj­shme me vete. Pas arrestimit në një çantë që Goli mbante me vete iu gjetën dy bombat me eksploziv C4, të montuara me celular, si dhe disa doza lëndë narkotike e llojit kokainë, me peshë totale rreth 30 gramë dhe dy karta telefoni, të cilat iu sekuestrua­n në cilësinë e provës materiale.

HETIMI

Taulant Goli dyshohet se është një person me rrezikshmë­ri të lartë, prej disa javësh oficerët e Krimeve të Komisariat­it nr. 6 kishin siguruar informacio­ne operative në lidhje me veprimtari­në kriminale të tij. Dy minat e sekuestrua­ra, të cilat ishin të lidhura me aparat celular për shpërthim në distancë, të përgatitur­a në mënyrë artizanale me lëndë plasëse ni- trat amoni, dyshohet se do të përdoreshi­n për ngjarje të rënda kriminale. Një minë e tillë , në tregun kriminal mund ta sigurosh për një shumë që varion nga 3 deri në 4 mijë euro. Pas arrestimit, 30 vjeçari nuk ka pranuar që të flasë për grupin hetimor, duke mos dhënë sqarime se për çfarë do të përdorej lënda plasëse që iu kap në flagrancë. Taulant Goli nga fshati Zdrajsh- Vërri i Librazhdit, akuzohet për veprat penale "Mbajtje pa leje e armëve, bombave apo minave ose lëndëve plasëse" dhe "Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike". in. all

 ??  ?? Taulant Goli
Taulant Goli

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania