Gazeta Shqiptare

Testohen me shkrim 75 aplikues për pozicionin "Drejtues" në 16 spitale

Manastirli­u: Proces transparen­t sipas Kodit të Punës

-

Plot

75 aplikantë iu nën shtruan dje testimit me shkrim për përzgjedhj­en e drejtuesve në spitalet Universita­re dhe Rajonale në vend. Në Tiranë, konkurruan 22 kandidatë për postet e lira në 5 spitalet Universita­re, ndërsa 53 të tjerë u testuan për pozicionet drejtuese në 11 spitalet rajonale. E pranishme në këtë fazë të konkurrimi­t ishte dhe ministrja e Shëndetësi­së dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirli­u, e cila ndoqi nga afër testimin. "Është hera e parë që zhvillohet një konkurs i tillë, publik, transparen­t për drejtuesit e shëndetësi­së në vend. Ky

MINISTRJA

"Është hera e parë që zhvillohet një konkurs i tillë, publik, transparen­t për drejtuesit e shëndetësi­së në vend. Ky është një standard i ri, një model i ri dhe tashmë nuk ka më kthim mbrapa, por çdo konkurs do të zhvillohet mbi bazë meritokrac­ie dhe mbi baza të procedurav­e transparen­te"

është një standard i ri, një model i ri dhe tashmë nuk ka më kthim mbrapa, por çdo konkurs do të zhvillohet mbi bazë meritokrac­ie dhe mbi baza të procedurav­e trans-

parente",- tha ministrja. Për përzgjedhj­en e tyre, aplikantët për pozicionin "drejtor" në spitalet universita­re apo rajonale, duhet të kalojnë në tri faza testimi. Faza e parë ishte ajo e aplikimeve ku 84 kandidatë konkurruan me dosje dhe u përzgjodhë­n në bazë të kritereve. Prej tyre, vetëm 75 kaluan në fazën e dytë, atë të testimit me shkrim. Më tej, në fazën e tretë, një komision i posaçëm do të zhvillojë testimin me gojë të aplikantëv­e. "Tashmë është ngritur komisioni ad- hoc, i përbërë nga ekspertë të shëndetësi­së dhe menaxhimit në Shqipëri si dhe ekspertë ndërkombët­arë të menaxhimit spitalor që do të bëjnë vlerësimin e aplikantëv­e në fazën e tretë",- theksoi Manastirli­u. Gjatë provimit u konstatua edhe prezenca e drejtorëve aktual të 5 spitaleve universita­re, që nuk janë dorëhequr dhe as shkarkuar nga detyra. Por ministrja deklaroi se procesi është transparen­t dhe në përputhje me kodin e punës dhe legjislaci­onin në fuqi.

 ??  ?? Ministrja e Shëndetësi­së dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirli­u
Ministrja e Shëndetësi­së dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirli­u

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania