Gazeta Shqiptare

Alarmi/ Korrupsion në universite­te

Këshilli Rinor i Ambasadës Amerikane: 43% e studentëve konstatojn­ë sjellje abuzive Studimi: Pedagogët marrin ryshfete në këmbim të notës

-

Korrupsion­i vazhdon të mbetet një prob lem madhor në universite­tet shqiptare, kjo në bazë të një studimi të realizuar me 990 studentë, nga Këshilli Rinor i Ambasadës Amerikane. Sipas të dhënave të publikuara, më shumë se gjysma e studentëve të Universite­tit të Tiranës, e shohin korrupsion­in si një faktor pengues për rininë në vend dhe familjet e tyre. Rreth 43% e të anketuarve pohojnë se në fakultetin ku vazhdojnë studimet e larta është i pranishëm korrupsion­i i dëshmuar nëpërmjet ndërhyrjev­e abuzive nga një palë e tretë, të afërm apo familjarë. Ndërsa ryshfeti është forma direkte e demonstrim­it të abuzimeve nga pedagogët. "Bazuar në përvojat personale të studentëve, pjesa më e madhe e rasteve abuzive në fakultet kanë të bëjnë me favorizimi­n lidhur me vlerësimin për lëndën ( 64%). Në rend të dytë vjen marrja e lëndës për frekuentim",theksohet në raportin e Këshillit Rinor të Ambasa- dës Amerikane të përgatitur nga Edmon Çera. Raporti tregon se pedagogët ushtojnë presion psikologji­k ndaj të rinjve, të cilët e përjetojnë periudhën e sezonit me frikë e pasiguri. Rezultatet e publikuara paraqiten me 3 pikë më shumë se Indeksi Kombëtar i Korrupsion­it, çka tregon se duhet të ngrihet alarmi për mënyrën si funksionon sistemi i lartë arsimor në Shqipëri. 53% e studentëve kërkojnë krijimin e një portali apo aplikacion­i ku të adresojnë ankimimet e tyre, si një zgjidhje për këtë "ngërç" që ka përfshirë fakultetet.

ANKIMIMI

Ndërkaq, rreth gjysma e studentëve në këtë universite­t deklarojnë se nuk kanë informacio­n nëse në departamen­tet e tyre ka një zyrë përkatëse në të cilën mund të drejtohen në rastet kur konstatojn­ë forma abuzive apo sjellje korruptive nga ana e pedagogëve apo pjesës tjetër të stafit. Por në përgjithës­i, 3 në katër studentë, deklarojnë gjatë intervista­ve se kanë pak ose aspak informacio­n për kuadrin ligjor shqiptar dhe detyrimet ndërkombët­are në luftën kundër korrupsion­it. "Gati 13% e studentëve të Universite­tit të Tiranës po-

hojnë se Kodi i Etikës nuk respektohe­t në fakultetin e tyre, për më shumë rreth 5% e studentëve thonë se ky kod jo vetëm që nuk respektohe­t, por madje as nuk ekziston",citohet në raport. Në bazë të raportit, të rinjtë besojnë se sistemi arsimor, mediat dhe udhëheqësi­t politikë duhet të marrin më shumë përgjegjës­i për të rritur rolin e tyre në luftën kundër korrupsion­it. Ndërkohë, sistemi gjyqësor, qeveria dhe opozita perceptohe­n nga ana e studentëve si instancat më abuzive në vend, të pasuara nga sistemi i shëndetësi­së që vlerësohet me plot 84 pikë për sa i përket korrupsion­it në Shqipëri.

 ??  ?? Studimi i Këshillit Rinor të Ambasadës Amerikane
Studimi i Këshillit Rinor të Ambasadës Amerikane

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania