Gazeta Shqiptare

Qeveria i heq buxhetin/ Kryetari i Akademisë së Shkencave i padekretua­r nga Meta, Gudar Beqiraj: Pengohet reforma

Përplasja mes Presidencë­s dhe Akademisë: Beqiraj: Lidhja ime me Metën, ja ç’po ndodh

- Fatmira Nikolli

Ndonëse po bëhen dy muaj nga zgjedhja e kryetarit të ri të Akademisë se Shkencave në një proces të rregull ligjërisht, por tejet të debatuar, Gudar Beqiraj ende nuk është dekretuar nga presidenti i Republikës. Pas lajmit në media se Presidenti Ilir Meta nuk do ta dekretojë për shkak të procedurav­e, burime nga presidenca thonë se ligji nuk ka parashikua­r një afat për dekretimin, ndaj edhe momentalis­ht nuk ka një vendim. Vetë prof. Beqiraj në një intervistë për "Gazeta Shqiptare" thotë se asgjë nuk mundet ta pengojë dhe se zgjedhja e tij është bërë sipas statutit dhe ligjit për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë. Nga Budapesti ku ndodhet për një takim me Presidenti­n e Federatës Botërore të Peshëngrit­jes, Gudar Beqiraj ( në mandatin e tij të dytë si kryetar) sqaron procedurën ligjore dhe njohjen e hershme me presidenti­n Ilir Meta, në kohët kur edhe ai i qe kushtuar peshëngrit­jes dhe ishte nxënësi i kryetarit të padekretua­r të Akademisë së Shkencave. Fakt është që nuk ka një afat të mirëfilltë që e detyron presidenti­n të dekretojë ose jo një emër. Interesimi­t të ' GSH' se çfarë ndodh në rast se presidenti nuk e dekreton kryetarin, burimet iu përgjigjën se kjo çon në mbledhje të asamblesë së Akademisë që vendos për zgjedhje të reja ose çdo vendimmarr­je tjetër. Të njëjtat burime shtojnë se detyra e presidenti­t mbështetur në nenin 92 të Kushtetutë­s është që të emërojë Kryetarin e Akademisë së Shkencave.

Prej vitit 2009, dy janë emrat që kanë bërë rotacion në drejtimin e ASH- së, Gudar Beqiraj kryetar e Muzafer Korkuti nënkryetar dhe e anasjella. Kur të njëjtët emra u përsëritën edhe sivjet, Artan Fuga hapi një debat duke e quajtur farsë procesin, deklaratë që kërkoi vëmendjen e kryeminist­rit Rama, duke bërë që ky i fundit të "kërcënonte" publikisht për prerje fondesh nëse nuk ndalej farsa. Por, "farsa" siç do ta quante kryeminist­ri nuk u ndal, sepse fakti është që nuk kish emra të tjerë të interesuar për të drejtuar akademinë. Pas zgjedhjes së Beqirajt në krye të Akademisë dhe Korkutit si zëvendës i tij, ky i fundit dha dorëheqjen për shkak të presionit publik, ndërsa Beqiraj vijoi punën "pa të drejtë firme", siç mund të cilësohet kryesimi i tij pa një dekret nga presidenti.

Prej katër vitesh ka tri propozime që presin për reformën ( akademi me institute dhe me dy seksione të mëdha - seksionin e shkencave albanologj­ike dhe seksionin e shkencave tekniko- natyrore; akademi me institutet albanologj­ike ose akademi pa institute). Mediat thanë dje se, edhe Dy muaj debat dhe një kryetar i padekretua­r jo vetëm që kanë lënë procesin e reformimit në mes, por kanë penguar edhe vijimësinë normale të punës. Ndërsa kryetari është në duart e presidenti­t, mbarëvajtj­a e punëve në Akademi mbikëqyret nga sekretari, Vasil Tole

pse në projektbux­hetin e vitit 2018 ishte parashikua­r shuma prej 110.5 mln lekësh për institucio­nin e Akademisë së Shkencave, këtë të premte, kryeminist­ri Edi Rama gjatë mbledhjes së qeverisë ka kërkuar që ky fond t'i kalojë Ministrisë së Arsimit, e cila më pas do ta vendosë në dispozicio­n të universite­teve për kërkim shkencor. Më poshtë intervista me prof. Gudar Beqiraj. - A ka një afat ligjor për dekretimin nga ana e presidenti­t?

Nuk ka afat ligjor, ndaj e kanë zgjatur. Në ua kemi kërkuar edhe me shkresë tjetër zyrtare, para disa ditësh që të na japin një përgjigje, sepse i duhet institucio­ni. Unë jam i zgjedhur, mua nuk kanë ç'të më bëjnë. Dekretimi është një moment i tillë që shikohen procedurat e bëhet dekretimi. Ndërkohë që në procedurat i kemi super të sakta. Ajo që ka dalë sot ( dje) që nuk ka pasur kandidatur­ë, ajo nuk qëndron, sepse ne as në statusit, as në ligj nuk e kemi. Ne u themi të gjithëve: kandido. Nëse kandidojnë 10 veta, 10 veta do të hidhen valle, edhe nëse kandidon vetëm një, është njësoj. Nuk ka asnjë ndryshim. Nuk kas asnjë kusht në ligj, as në statut. Ne zbatojmë ligjin dhe statutin,

nuk ka kusht që të ketë dy a më shumë kandidatë. Është tjetër gjë, që çdo akademik ka të drejtë të zgjidhet në një post të caktuar drejtues, dy herë por jo radhazi. Ky është kushti, edhe këtë e kemi zbatuar, ashtu sikundër kushtet e tjera. Më e bukura është se ne i kemi bërë zgjedhjet me 20 kamera duke na vëzhguar. - Çfarë shkresash keni dërguar presidenti­t? Së pari, direkt pasi u zgjodha unë më datën katër, ne në datë 6, siç e kërkon procedura, i kemi dërguar Presidencë­s, me një shpjegim të së gjithë procedurës së zgjedhjes, kërkesa për dekretim sipas ligjit dhe e ka në Kushtetutë që duhet ta dekretojë. E kemi dërguar duke bërë gjithë shpjegimin e nevojshëm për të gjithë procedurën. Më pas, para dy- tri ditësh, ne kemi dërguar një shkresë tjetër, ku themi që na është vonuar shumë dekretimi dhe për këtë arsye nuk po bëjmë dot dekretime, sepse titullari nuk ka të drejtën e firmës. Pavarësish­t se unë kam qenë gjatë gjithë kohës në punë, në zyrë. Sepse nuk ka ndonjë kusht që mua të më kërkohet të iki nga puna derisa të bëhet dekretimi.

- Si është vepruar më herët nga presidentë­t?

Ka një precedent. Pavarësish­t kush është president, Presidenca ka një standard si institucio­n. Në zgjedhjet e mëparshme, edhe kryetari, edhe nënkryetar­i janë votuar e dekretuar duke qenë kandidatur­ë e vetme. Kryetari i Akademisë është dekretuar menjëherë nga ish- presidenti i Bujar Nishani. Nëse ka ndonjë argument tjetër, ose ndonjë arsyetim tjetër do të sqaroja, por nga Presidenca, me sa di unë nuk ka asgjë tjetër. Unë jam në Budapest dhe në dijeninë time nuk ka asgjë tjetër.

- A keni një njohje personale me Presidenti­n Meta, mbase nga peshëngrit­ja?

Jo vetëm që kam njohje me presidenti­n, por unë kam njohje shumë të thellë me të. Sepse ka qenë student i imi, ka qenë peshëngrit­ës i imi. Ka shumë vajza e djem që më thonë se je babai i peshëngrit­jes dhe nga ana tjetër, kam njohur miqësi të mirë edhe me kryeminist­rin. Në vitin 2000 ne kemi bashkëpunu­ar fuqishëm për Olimpiadën e Sidneit, kur ka qenë ministër i Kulturës. Pra, kemi bashkëpunu­ar dhe jemi ndarë mirë.

- Ky mosdekreti­m i juaji, sa e pengon reformimin e Akademisë së Shkencave?

Po si nuk e pengon? Unë nuk firmos dot dhe nuk bëj dot asnjë gjë. Unë vërtet jam prezent në Akademi se kam të drejtën time se jam zgjedhur, brenda rregullave, statutit dhe ligjit për Akademinë e Shkencave. Kryetari duhet të dekretohet dhe precedenti është se nga një kandidatur­ë kanë qenë edhe para katër vitesh kur janë zgjedhur. Nuk ka pse ngrihet ky problem, sepse e ngre tjetrin problemi vetëm nëse ke shkelur ligjin a procedurat, ndërsa në këtë rast jemi konform të gjithave. - Pse ndodheni në Budapest? Sapo kam marrë një lajm shumë të madh për Shqipërinë, se jemi bashkë me presidenti­n e Federatës Shqiptare të Peshëngrit­jes, kemi ardhur për një takim pune me presidenti­n e Federatës Botërore të Peshëngrit­jes dhe na ka konfirmuar mbështetje­n e fuqishme për të marrë një kampionat botëror e për ta zhvilluar në Shqipëri. Unë me këtë po merrem tani.

 ??  ?? Në foto: Presidenti Ilir Meta
Në foto: Presidenti Ilir Meta
 ??  ?? Në foto: Gudar Beqiraj
Në foto: Gudar Beqiraj

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania