Gazeta Shqiptare

Oni Hysenbelli­u sjell në Shqipëri seks simbolin Pamela Anderson, jeta dhe pasionet e biznesmeni­t

-

Fatmir Hysenbelli­u është një ndër biznesmenë­t më të rinj në Shqipëri. Edhe pse 25 vjeç ai është shumë i suksesshëm, kjo edhe falë bizneseve që babai i tij ka ndërtuar në vite. Fatmiri, ose siç njihet ndryshe Oni është bërë mjaft i njohur edhe në rrjetet sociale, pasi aty tregon projektet e tij, por edhe jetën luksoze që bën. Të jetuarit mes luksit i ka mundësuar atij të udhëtojë e të njohë botën, por jo vetëm kaq. Oni ka takuar personazhe të njohur, si Pamela Anderson apo Nicole Scherzinge­r. Madje në portale kanë qarkulluar disa foto dyshuese të tij duke dalë nga një hotel me yllin e kinemasë Pamela Anderson në Miami, të cilat na vunë në dyshime se kishte një lidhje mes tyre. Dje, Oni ka qenë i ftuar tek emisioni “Rudina” në “Tv Klan”, ku ka sqaruar një herë e mirë këtë marrëdhëni­e dhe gjithë pikëpyetje­t e ngritura në raport me bukuroshen. “Unë kam qenë në një eveniment bamirësie, që më ka ftuar Pamela. Nuk jam ftuar direkt nga ajo, por organizato­rët kanë ftuar njerëzit më me influencë në vende të ndryshme të botës. Unë kam rastisur ulur pranë saj në tavolinë, dhe aty kemi folur dhe kemi krijuar kontaktet. Rastësisht sërish, të dy ishim në të njëjtin hotel dhe fotot që janë shkrepur nuk tregojnë asnjë lidhje që është menduar mes nesh. Unë Pamelën e kam mikeshë dhe asgjë më shumë”,- ka sqaruar një herë mirë Oni. Së fundi, ai ka treguar, gjithashtu, se do ta ftojë Pamelën në Shqipëri, në një festë të madhe që do organizojë së shpejti.

JETA E BIZNESMENI­T

Nga Londra në Rusi, pastaj sërish në Tiranë. Udhëtime pa fund, jetë luksi e angazhime që e kanë kthyer në një nga personazhe­t më të klikuar në rrjetet sociale. Po flasim për ish- futbollist­in e Kombëtares shqiptare, Fatmir Hysenbelli­un, që tashmë duket se është fokusuar tërësisht tek bota e biznesit, duke ecur kështu në gjurmët e të atit, biznesmeni­t të suksesshëm, Irfan Hysenbelli­u.

"Kam lindur në një familje biznesmenë­sh, që të jesh i tillë mëson shumë nga familja. Unë e kuptova që e kisha në gjak. Më pëlqen të merrem me biznes, jam nga ata tipa që nuk mund të bëj gjëra që s'më pëlqejnë",- tha ai në studion e emisionit "Rudina".

Sa për marrëdhëni­en me të atin biznesmen, Fatmiri shprehet se s'mund të kishte shok më të mirë në jetë. "Jemi si shokë, më besoni. Unë vërtet e kam të tillë marrëdhëni­en me tim at, sa ndonjëherë me bën të mendoj nëse vërtet është babai apo shoku im",- thotë ai.

Në një rrëfim të veçantë, 25vjeçari tregon të gjitha pasionet e tij, që nga makinat e edicioneve të limituara, koleksioni­n e orave të shtrenjta, futbollin e së fundmi biznesin, gjëra për të cilat u pikas pak kohë më parë edhe nga gazetari i famshëm italian, Enrico Lucci. "Nuk e kam problem të tregoj jetën që bëj, kur gjithçka kemi arritur, e kemi me mund. Jam i mendimit që kur ta mban xhepi, pse jo mund edhe të shpenzosh",- thotë ai me sinqeritet.

Ai foli ndër të tjera edhe për shkëputjen nga futbolli profesioni­st. "Unë akoma luaj, futbolli mbetet pasion. Erdha në Shqipëri për një periudhë të shkurtër, mbarova universite­tin dhe me pas fokusova tek biznesi, kështu gradualish­t mu desh të shkëputem nga futbolli profesioni­st. Jam i mendimit: Ose bëj diçka mirë ose mos e bëj hiç, dhe dua të shtoj se cikli i futbollit për mua mbaroi me kaq",- shtoi ai.

Por përveç udhëtimeve, bizne- sur me Tiranën. Isha pak me shpejtësi, por një makinë tjetër hyri me të kuqe, për ta shmangur u detyrova të përplasem me një pallat. Nuk është puna sa e sigurt është makina por, ti nuk e di ç'të pret përpara, prandaj iu them gjithë të rinjve të tregohen sa më të kujdesshëm".

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania