Gazeta Shqiptare

Basha: Rama e Tahiri në panik, së shpejti fakte të reja

"Habilaj", kreu i PD: Qeveritarë të tjerë, të përfshirë me krimin "Të hetohet kush arrestoi Zaganin"

-

Kreu i opozitës, Lulzim Basha, paralajmër­oi dje se javën që vjen do të dalin në dritë të dhëna të reja, që sipas tij e lidhin qeverinë "Rama' me krimin e organizuar. Z. Basha njoftoi përmes një konference për shtyp zbardhjen e fakteve të reja, të cilat siç tha ai, zbulojnë se anëtarë të qeverisë aktuale dhe kryeminist­ri Edi Rama janë të përfshirë në mbështetje­n krimit dhe drogës. Basha nuk dha detaje nëse ato lidhen me dosjen "Habilaj", duke theksuar se publikimi i tyre është çështje ditësh. "Rama e Tahiri sot janë në panik e dëshpërim se po ndeshen me të vërtetën dhe kanë humbur çdo kontroll të së vërtetës. Në ditët e ardhshme do të ketë të reja të tjera, që zbulojnë përfshirje­n e qeveritarë­ve shqiptarë dhe të Ramës në mbështetje e mbrojtje të krimit e trafikantë­ve të drogës. Edhe bota e ka kuptuar dhe nuk mund të lejojnë më një shtet të kontrollua­r nga krimi në mes të Europës", - theksoi z. Basha. I pyetur se për çfarë të rejash bëhet fjalë, Basha shtoi: "Ne po shqyrtojmë çdo material që tregon lidhjet e krimit me politikanë­t. Ua lëmë ditëve të ardhshme të publikohen të dhënat që disponohen. Opozita kërkon transparen­cë". Kreu i PD- së u shpreh për ndërgjegjë­sim të ndërkombët­arëve, ndërsa shtoi se qëndrimi i tyre është i qartë: mbështetje për prokurorët e gjyqtarët që po hetojnë lidhjet e politikës shqiptare me krimin. "Dënim të sulmeve politike ndaj drejtësisë, barazi para ligjit e çdokujt, përfshirë edhe politikanë­t më të lartë". Gjithashtu, ai u shpreh se, "opozita është në kontakt të vazhdueshë­m me qytetarët, oficerët e policisë dhe partnerët". Basha akuzoi Ramën se po bën avokatin mbrojtës të Saimir Tahirit dhe të vëllezërve Habilaj dhe kërkoi që personat të cilët arrestuan ish- punonjësin e policisë, Dritan Zaganin, të merren si të pandehur. "Dritan Zagani nuk ka qenë kurrë i dënuar nga Krimet e Rënda. Edi Rama gënjeu drejtpërdr­ejt para miliona shqiptarëv­e. Tahiri e arrestoi Zaganin, sepse ai nuk heshti, por guxoi, ngriti zërin dhe hetoi lidhjet kriminale Tahiri- Habilaj. Sipas kodit mafioz të hakmarrjes kundër atij që flet, Edi Rama dhe Saimir Tahiri kërkuan ta bënin shembull Zaganin, për t'i treguar çdokujt se çfarë i pret nëse flasin. Por, akuzat qesharake të montuara nga Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm, një drejtori e Ministrisë së Brendshme nën urdhrat e Tahirit, nuk dhanë asnjë rezultat, me gjithë presionin e madh që Rama dhe Tahiri ushtruan. Punonjësit e Shërbimit të Kontrollit të ministrisë që arrestuan Zaganin duhet të hetohen dhe të merren të pandehur për montim aku- "Dita e të rënëve të policisë në krye të detyrës na kujton ata burra me uniformë, me kurajë e integritet, që dhanë jetën në luftë kundër krimit. Ne nuk mund ta lemë sakrificën e tyre të shkojë dëm. Krimi, bandat dhe mafia duhen shtypur, por kjo bëhet e mundur vetëm me një qeveri që nuk i mbron dhe ndan pushtetin me ta, por i lufton, i ndëshkon dhe i çon ata dhe pushtetarë­t e korruptuar, që sot janë mburoja e krimit para drejtësisë", tha z. Basha.

 ??  ?? Kreu i PD- së, Lulzim Basha
Kreu i PD- së, Lulzim Basha
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania