Gazeta Shqiptare

Deputetët e PD- së: Edi Rama urdhërohet nga klanet mafioze

-

Një

përfaqësi e PD- së, e kryesuar nga deputetët Ed mond Spaho, Albana Vokshi dhe drejtuesi i Departamen­tit të Mjedisit, Jamarbër Malltezi morën pjesë në takimin me banorët dhe aktivistë të shoqërisë civile, të cilët kundërshto­jnë ndërtimin e landfillit të mbetjeve në Lekaj- Gosë në Bashkinë Rrogozhinë. Z. Spaho deklaroi se Bashkia e Rrogozhinë­s nuk ka respektuar asnjë kriter ligjor për ndërti- min e landfillit dhe se kryetari i saj refuzon të bëjë transparen­cën e këtij vendimi korruptiv. Deputetja Albana Vokshi deklaroi se pas këtij krimi mjedisor qëndron kryeminist­ri, si përfaqësue­s i mafies në qeveri. Vokshi u bëri thirrje grave dhe vajzave të mos lejojnë ndërti- min e landfillit, që rrezikon të sjellë mb- etjet e rrezikshme toksike në dyert e shtëpive. "Protestoni që të ndalet projekti kriminal që ju dhe fëmijët tuaj të jetoni jetën që meritoni", tha Vokshi. Përfaqësue­sit e PD- së deklaruan se ndërtimi i landfillit po bëhet pa konsultim me banorët dhe se nuk ekziston asnjë projekt- dokument. Ata thanë se Bashkia e Rrogozhinë­s ka ndryshuar disa herë vendin e ndërtimit të landfillit, duke shtuar dyshimet për një vepër kriminale mjedisore të urdhëruar nga klane të lidhura me mafien e mbetjeve.

e tij", theksoi z. Basha. Kreu demokrat përshëndet­i deklaratën e Partive Popullore Europiane dhe deklaroi se qëndrimi amerikan dhe europian është i qartë. "Mbështetje për prokurorët dhe gjyqtarët që po

hetojnë lidhjet e politikës me krimin, dënim të sulmeve dhe ndikimeve politike ndaj drejtësisë, barazi para ligjit ndaj çdokujt, përfshi edhe politikanë­t më të lartë", deklaroi kreu i PDsë, Lulzim Basha.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania