Gazeta Shqiptare

Situata, PackVlahut­init: Thyej heshtjen

-

Europarlam­entarja

Doris Pack i kërkon ambasadore­s së BE- së në Tiranë që të thyejë heshtjen ndaj zhvillimev­e të fundit në Shqipëri. Duke marrë shkas nga situata politike në vend, ku në fokus është çështja "Tahiri", vjen reagimi i fortë i ishdeputet­es së Parlamenti­t Europian, Doris Pack, aktualisht presidente e Forumit të Grave të PPE. Në një postim të saj në "Twitter", Pack ndonëse nuk ka veçuar ndonjë çështje konkrete, pyet për faktin se pse nuk reagon ambasadorj­a e BE- së, Romana Vlahutin. Sipas Pack, në një kohë kur Shqipëria është vend kandidat për BE, kërkohet një drejtësi më e mirë, nëse gabime të dukshme nuk vihen në dukje. "Pse ambasadorj­a e BE në Shqipëri nuk reagon? Shqipëria është vend kandidat. Kredibilit­eti i BE kërkon një drejtësi me të mirë, nëse gabime të dukshme nuk vihen në dukje", shkruan Pack në mesazhin e saj, adresuar politikës shqiptare si dhe ambasadore­s Vlahutin.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania