Gazeta Shqiptare

"Tahiri", Nishani- Metës: Të zbardhet mbledhja e Këshillit të Sigurisë

Ish- presidenti: Sistemi i drejtësisë të mbrohet nga individët dhe kapja politike "Reforma në Drejtësi e sfiduar, mbetet e rrezikuar"

- Valentina Madani

Ish- Presidenti i Repub likës, Bujar Nishani shprehu dje shqetësimi­n se reforma në drejtësi është e sfiduar, ndaj mbetet e rrezikuar. Ai foli për rëndësinë e ruajtjes dhe mbrojtjes së sistemit të drejtësisë nga kapja politike e mekanizmav­e të reja dhe institucio­neve të reja që do të krijohen dhe individëve, të cilëve do t'u besohet ky proces. Nisur nga kjo, Nishani i bëri dje thirrje presidenti­t aktual, Ilir Meta dhe medias që të zbardhin dhe të bëjnë publike mbledhjen e fundit të Këshillit të Sigurisë Kombëtare, që thirri për çështjen e kanabizimi­t të vendit. Në një intervistë të dhënë për "Channel One", Bujar Nishani nuk ka preferuar që të japë detaje për atë çfarë është thënë në atë mbledhje, por apeli i tij duket se ka lidhje me fakte, të cilat janë diskutuar në atë tryezë, pas shqetësime­ve të ndërkombët­are për dosjen "Habilaj" dhe përfshirje­n e mundshme të ish- ministrit Saimir Tahiri. "Unë do të ftoja të gjithë gazetarët që të kërkonin trankripti­n e asaj mbledhjeje të Këshillit të Sigurisë Kombëtare dhe të perifrazon­in qëndrimet nga Presidenti i Republikës dhe secili prej anëtarëve të Këshillit të Sigurisë Kombëtare, përfshirë edhe ministrit të Brendshëm të asaj kohe. Kjo, pasi besoj që për interesin publik mund të deklasifik­ohet, për momentin, pasi tani nuk ka më sekret shtetëror dhe shpresoj që administra­ta e Presidenti­t të Republikës ta deklasifik­ojë dhe të bëhet e ditur për opinionin publik", theksoi ish- presidenti Bujar Nishani. I pyetur se a është koha për rimbledhje­n e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, për kanabizimi­n e vendit, por edhe dyshimeve për lidhje të segmenteve politike dhe të policisë me krimin, për Nishanin është presidenti i vendit, ai që duhet ta vendosë një gjë të tillë. "Ajo është një çështje që i takon Presidenti­t të Republikës, por situata në të cilën u mblodh Këshilli i Sigurisë ishte pikërisht shqetësimi që kishin institucio­net ligjzbatue­se të vendit, partnerët ndërkombët­arë dhe Presiden- ti i Republikës", theksoi z. Nishani. Duke u ndalur tek reforma në drejtësi dhe mundësia e kapjes së saj nga politika, me rastin e fundit kur mazhoranca votoi kundër kërkesës së prokuroris­ë "Reforma në drejtësi është e sfiduar, ajo mbetet e rrezikuar. Uroj dhe shpresoj që të shoh vijimësinë e reformës në sistemin e drejtësisë, por sot më shumë se kurrë evidentohe­t fakti se e rëndësishm­e është ruajtja dhe mbrojtja nga kapja politike e mekanizmav­e të reja dhe institucio­neve të reja që do të krijohen dhe individëve, të cilëve do t'iu besohet ky proces", tha z. Nishani.

për arrestimin e ish- ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, Nishani deklaron se kryereform­a mbetet e rrezikuar. "Reforma në drejtësi është e sfiduar, reforma në drejtësi mbetet e rrezikuar. Unë uroj dhe shpresoj që të shoh vijimësinë e reformës në sistemin e drejtësisë, por sot më shumë sesa kurrë evidentohe­t fakti sesa e rëndësishm­e është ruajtja dhe mbrojtja nga kapja politike e mekanizmav­e të reja dhe institucio­neve të reja, që do të krijohen dhe individëve të cilëve do t'u besohet ky proces", tha ish- kreu i shtetit. Ish- presidenti Bujar Nishani mblodhi në Presidencë Këshillin e Sigurisë Kombëtare, mbledhje e kërkuar nga ish- kreu i Kuvendit, Ilir Meta në lidhje me mosarresti­min e Klement Balilit.

 ??  ?? Gjatë një seance parlamenta­re
Gjatë një seance parlamenta­re
 ??  ?? Ish- Presidenti i Republikës, Bujar Nishani dhe ish- ministri Ssajmir Tahiri
Ish- Presidenti i Republikës, Bujar Nishani dhe ish- ministri Ssajmir Tahiri

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania