Gazeta Shqiptare

Bizneset e vogla ankohen tek deputetja Tabaku

-

Deputetja

e PD- së, Jori da Tabaku, takoi dje disa biznese të vogla në zonën e Medresesë në Tiranë, ku në fokus ishte kërkesa e qeverisë për të vendosur TVSH- në. Ata i shprehen shqetësime­t lidhur me gjobat dhe vendosjes së TVSH, ndërsa Tabaku theksoi se një taksë e rëndë mbi ta do të thotë më shumë të papunë nesër. "Bizneset janë para dy zgjidhjesh ose do të rrisin çmimet, ose do të ulin fitimet në kufijtë e mbijetesës. Këto biznese kanë pasur kosto shtesë për tarifa vendore 5 herë më të larta, kosto për të mbajtur një financier, konsum më i ulët, kosto më të larta transporti dhe energji elektrike, të cilat po shndërrohe­n në pengesa të papërballu­eshme", shprehet zj. Tabaku. Ajo përmendi se: "Dy vjet më parë paralajmër­uam qeverinë se vendosja e niveleve të ndryshme të taksave për BV- në pa TVSH do të sillte copëzimin e bizneseve të tjera brenda skemës së TVSH- së. Në atë kohë nuk dëgjuan, sot duan të heqin vetullat dhe frika është se do të nxjerrin sytë. BV sot punëson 40% të shqiptarëv­e, një taksë e rëndë mbi ta do të thotë më shumë të papunë nesër".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania