Gazeta Shqiptare

Kryemadhi paralajmër­on Ramën: Dorëzo Tahirin, do të të demaskojmë

Kreu i LSI: Rama u zhvati 70 milionë euro qytetarëve, ua dha oligarkëve "Lëre drejtësinë të bëjë punën e saj"

-

Kryetarja e LSI, Moni ka Kryemadhi, i bëri dje thirrje kryeminist­rit Edi Rama që të dorëzojë ish- ministrin Tahiri dhe të lërë drejtësinë të bëjë punën e saj. Nga qyteti i Shkodrës, gjatë një takimi me strukturat e LSI, Kryemadhi deklaroi se Rama është kthyer në një lolo televizion­esh, ndërsa gjendja e varfërisë dhe papunësisë në vend janë alarmante. Sipas saj, LSI është e vendosur ta demaskojë këtë kryeminist­ër lolo dhe të gjithë zinxhirin kriminal. Më tej, Kryemadhi tha se qeveria mendon më shumë për oligarkët se për qytetarët dhe të rinjtë e papunë, duke shtuar se ajo u zhvati 70 milionë euro qytetarëve për t'ua dhënë oligarkëve. Kryemadhi akuzoi Ramën se censuroi në televizion­e aktiviteti­n që u mbajt të premten në Tropojë, ku PD e LSI ishin bashkë për përurimin e statujës së Azem Hajdarit. "Rama është kthyer në një lolo televizion­esh. Rama të dorëzojë lolon dhe të lërë drejtësinë të bëjë punën e saj. LSI është e vendosur të demaskojë këtë kryeminist­ër lolo dhe të gjithë zinxhirin kriminal. Rama, një kryeminist­ër në ikje i frikësuar. Nga frika, Rama censuroi në televizion­e aktiviteti­n madhështor për Azem Hajdarin. Gjendja e varfërisë dhe e papunësisë në Shqipëri është alarmante. Qindra- mijëra familje jetojnë me më pak se 2 dollarë në ditë. Qeveria mendon më shumë për oligarkët se për qytetarët dhe të rinjtë e papunë. Qeveria u zhvati 70 milionë euro qytetarëve, për t'ua u dhënë oligarkëve. Me këto para do të ishin financuar 70 mijë vende të reja pune", tha Kryemadhi. Sipas saj, "situata se, "në përballjen finale për implikimet në zullumet e bandave të trafikut, nuk ua shkruan dot vetë pyetjet prokurorëv­e". "Në përgatitje për premierën e shfaqjes së fundit, Edi Rama u shfaq mbrëmë në provën gjenerale të rolit të Lolos. Me pyetje dhe përgjigje të gatuara në kuzhinat e oligarkëve, klientëve të tij besnikë, që të tillë kanë qenë pranë çdo kryeminist­ri. Por, me sytë e errur nga frika e provave që e implikojnë edhe atë në zullumet e ban- dave të trafikut, harron që në përballjen finale nuk ua shkruan dot vetë pyetjet prokurorëv­e. Në atë përballje do të mbajë përgjegjës­i vetëm për përgjigjet", deklaroi kryetarja e LSI- së, Monika Kryemadhi.

 ??  ??
 ??  ?? Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi
Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania