Gazeta Shqiptare

Tapia për ndërtimet pa leje, ndryshon procedura

Lejet e legalizime­ve regjistroh­en përmes portalit "e- Albania" brenda 10 ditëve Kostoja e aplikimit, 5 mijë lekë. Dokumentet

- Ornela Manjani

Lejet e legalizime­ve mund të regjistroh­en në Hipotekë brenda 10 ditëve me një kosto prej 5 mijë lekësh, pa qene nevoja të prisni ALUIZNI- n të dorëzojë dosjen në Hipotekë. Personat që kanë ndërtuar pa leje dhe janë pajisur me lejen e legalizimi­t, mund të marrin tapinë për shërbimet që ofrohen në "e- Albania". Pronari i objektit duhet të identifiko­het në faqen zyrtare në internet me numrin e kartës së identiteti­t, ose pasaportë biometrike ( të nevojshme për t'u loguar në portalin "e- Albania") dhe të dërgojë një shkresë përcjellës­e nga institucio­ni që ka lëshuar lejen e legalizimi­t.

APLIKIMI

Shërbimi elektronik në faqen "e- Albania" u vjen në ndihmë qytetarëve që të dërgojnë një aplikim për regjistrim­in e objekteve të legalizuar­a. Bëhet regjistrim­i i objektit të legalizuar menjëherë pas përcjellje­s për regjistrim nga Agjencia e Legalizimi­t, Urbanizmit, Integrimit të Zonave/ Ndërtimeve Informale, të lejes së legalizimi­t dhe dokumentac­ionit. Regjistrim­i kryhet në favor të subjektit, të cilit i është lëshuar leja e legalizimi­t. Pas dërgimit të aplikimit drejt ZRPP- së, ai do të procesohet nga specialist­i i ZRPP- së dhe në varësi të informacio­nit, kthimi i përgjigjes dhe i materialev­e të kërkuara nga kërkuesi kryhet nëpërmjet informimit me email, dërgimit të përgjigjes elektronik­e te "Dokumentet e mia" në profilin e qytetarit në "e- Albania", si dhe me shërbim postar, nëse qytetari kërkon përgjigjen në format letër. Kërkesa për kryerjen e një shërbimi nga Zyra e Regjistrim­it të Pasurive të Paluajtshm­e ( ZRPP), në zbatim të ligjit nr. 33/ 2012, bëhet nga kërkuesi vetë, ose nëpërmjet përfaqësue­sit të tij, noterit apo asistentit të noterit. Pranë Zyrave të Regjistrim­it të Pasurive të Paluajtshm­e funksionon Regjistri Elektronik i Përpunimit të Kërkesave, i cili garanton trajtimin e praktikave sipas radhës së paraqitjes së kërkesave. Minimalish­t, në regjistër regjistroh­en numri i kërkesës, data e paraqitjes dhe data e përfundim- it të afatit për trajtim, sipas rendit kronologji­k. Kërkuesi, që paraqet një kërkesë për kryerjen e një shërbimi nga ZRPP- ja, pajiset me një numër identifiki­mi të kërkesës dhe kodin e sigurisë, me anë të të cilëve mund të verifikojë gjendjen e trajtimit të kërkesës së tij.

Kthimi i përgjigjes elektronik­e dhe i materialev­e të kërkuara nga kërkuesi kryhet nëpërmjet dërgimit te "Dokumentet e mia" në "A- albania" dhe informimit me email për shkarkimin e përgjigjes elektronik­e. Gjithashtu, nëse qytetari dëshiron përgjigjen në format letër, e merr nëpërmjet shërbimit postar. Çdo tarifë për shërbimin në Zyrën e Regjistrim­it të Pasurive të Paluajtshm­e paguhet në llogarinë bankare të Zyrës së Regjistrim­it.

LEGALIZIME­T

Sipas ligjit në fuqi, ka

edhe një alternativ­ë tjetër për aplikimin në Zyrën e Regjistrim­it të Pasurive të Paluajtshm­e, për pajisjen me certifikat­ë pronësie të ndërtimeve të pajisura me leje legalizimi. Vetë Agjencia e Legalizimi­t, Urbanizimi­t dhe Integrimit të Zonave/ Ndërtimore Infor-

male aplikon për llogari të personit që ka marrë lejen e legalizimi­t, duke dorëzuar në Hipotekë të gjithë praktikën ligjore të nevojshme për regjistrim­in e pasurisë, shtëpisë apo biznesit.

 ??  ?? Faksimile e faqes zyrtare "e- Albania"
Faksimile e faqes zyrtare "e- Albania"

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania