Gazeta Shqiptare

Tatimet: Bizneset që gjenden tri herë radhazi në shkelje, mbyllen

Aksioni anti- informalit­et, lëshimi i kuponit tatimor

-

Administra­ta

tatimore bën të ditur se po vijon me kontrolle në çdo subjekt që ushtron aktivitet tregtar për zbatimin e ligjit dhe garantimin e kushteve për konkurrenc­ë të ndershme në luftën kundër evazionit dhe informalit­etit. Strukturat e zbatimit TaskForcë të Drejtorisë së Hetimit Tatimor kanë ushtruar kontrolle në Tiranë, në zbatim të planit anti- informalit­et. Gjatë kontrollev­e janë konstatuar problemati­ka për moslëshim të kuponit tatimor, punonjës të padeklarua­r apo subjekte të pa licencuara. Janë bllokuar 6 bare dhe restorante për moslëshim kuponi tatimor ( hera e dytë) si dhe dy subjekte tregtare, që ushtronin aktivitet të pa licencuar. Nga 265 kontrolle të realizuara, 80 prej tyre janë penalizuar. Masat ndëshkimor­e për moslëshimi­n e kuponit tatimor janë si më poshtë: Moslëshim kuponi hera I: Penalizim me gjobë në masën 50 000 lekë dhe përveç masës së gjobës për tatimpague­sit e regjistrua­r për TVSH- në, bëhet vlerësim tatimor për tre muajt e fundit. Moslëshim kuponi hera II: Penalizim me gjobë në masën 50 000 ( pesëdhjetë mijë) lekë dhe në këtë rast merret masa e bllokimit të veprimtari­së në vendin ku është konstatuar shkelja për 30 ditë kalendarik­e. Moslëshim kuponi hera III: Penalizim me gjobë në masën 50 000 lekë dhe konsideroh­et evazion tatimor, duke e kallëzuar subjektin penalisht. Gjithashtu, publikohet emri i tatimpague­sit, NIPT- i dhe emri i përfaqësue­sit të biznesit në faqen zyrtare të Drejtorisë së Përgjithsh­me të Tatimeve.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania