Gazeta Shqiptare

Infrastruk­tura, 8 akset që do të jepen me PPP

Projektbux­heti i vitit 2018

-

Projektbux­heti

2018 parashikon 8 koncesione të reja të llojit Partnerite­t Privat- Publik. Qeveria shqiptare ka parashikua­r që të bashkëpuno­jë me privatin për ndërtimin e një sërë segmentesh të rëndësishm­e rrugore. Sipas tabelave shpjeguese në relacionin e projektbux­hetit 2018, projektet në infrastruk­turë kapin vlerën e 140.6 miliardë lekëve. Ndërtimi i segmentit rrugor Kashar- Rrogozhinë është projekti që ka vlerën më të madhe për vitin 2018 në infrastruk­turë. Për Rrugën e Arbrit, vitin e ardhshëm janë akorduar 24 miliardë lekë. Për sektorin e shëndetësi­së është parashikua­r një fond prej 9.5 miliardë lekësh, i cili do të përdoret për ndërtimin e spitalit rajonal të Fierit. Një tjetër kontratë e karakterit PPP parashikoh­et edhe për ndërtimin e shkollave parauniver­sitare në Bashkinë e Tiranës. Për këtë projekt parashikoh­et një fond prej 6.4 miliardë lekësh. Qeveria ka zgjedhur që t'i realizojë këto projekte në bashkëpuni­m me privatin, për shkak të kostove të larta dhe pamundësis­ë së buxhetit për të mbuluar shpenzimet.

RRUGËT QË DO TË NDËRTOHEN

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania