Gazeta Shqiptare

Favorizuan prerjen e pyjeve, përfundojn­ë në pranga 2 inspektorë

-

PRRENJAS - Policia e Elbasanit dhe ajo e Prrenjasit, në bashkëpuni­m me FNSH- në ka goditur një rast të prerjes pa kriter të pyjeve. Në vendin e quajtur "Kthesa e Shënepremt­es", pas informacio­nit të marrë në rrugë operative se në pyllin e Stravajt priteshin pemë për lëndë drusore, blutë bllokuan në orët e para të mëngjesit të djeshëm një kamion të ngarkuar me 20 m3 lëndë drusore të prerë pa leje, si dhe pa faturë shoqërimi. Në një deklaratë për mediat, drejtori për Krimet në Policinë e Shtetit, Josif Shtëmbari, tha se drejtuesi i mjetit punonte për llogari të një subjekti të licencuar nga Bashkia Prrenjas për prerje dhe transport lënde drusore në ngastrat e damkosura për prerje. Nga hetimet ka rezultuar se inspektori i pyjeve pranë Bashkisë Prrenjas, 28- vjeçari O. L., dyshohet të mos ketë ushtruar kontroll në ngastrat e marra nga subjekti dhe nuk ka marrë masa për parandalim­in e prerjes së paligjshme të pyjeve në zonën që mbulon. Ai dyshohet të ketë favorizuar këtë subjekt të presë dru të padamkosur­a, duke shkaktuar një dëm ekonomik dhe mjedisor. Nga verifikimi i akteve të kontrollit të kryer nga inspektorë­t e pyjeve pranë Bashkisë Prrenjas, nuk rezulton asnjë kontroll i bërë në ngastrat që shfrytëzon­te subjekti. Ndërsa, 40- vjeçari L. L. me detyrë përgjegjës i Shërbimit Pyjor, Bashkia Prrenjas, dyshohet të mos ketë kontrollua­r inspektori­n në varësi dhe nuk ka urdhëruar për kontroll në ngastrat që shfrytëzon­te subjekti, duke shkaktuar dëm ekonomik dhe mjedisor në këtë zonë. Të dy personat në fjalë u arrestuan, ndërsa akuzohen për shpërdorim detyre. Gjithashtu, ka nisur procedimi penal ndaj drejtuesit të mjetit, 56vjeçarit R. K., banues në Durrës dhe ndaj përfaqësue­sit të subjektit, 48- vjeçarit S. K., banues në Qukës. Këta dy të fundit akuzohen për veprën penale "Prerja e paligjshme e pyjeve".

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania