Gazeta Shqiptare

U arrestua tri ditë më parë, Gjykata e Durrësit liron ish- shefin e Krimeve

-

DURRËS - Gjykata e Durrësit ka vendosur dje masën e sigurisë "detyrim paraqitje" për nënkomisar­in Krenar Behari, i cili u arrestua dy ditë më parë me kërkesë të prokurorit Arjan Ndoja, për moszbatim të urdhrit të tij. Prokurori kishte kërkuar hetimin në gjendje të lirë të një personi të përfshirë në një konflikt, por ish- shefi i Krimeve në Drejtorinë e Policisë së Durrësit e ka arrestuar. Duke e cilësuar arbitrar veprimin e Beharit, prokurori Ndoja kërkoi arrestimin e tij, duke e akuzuar për shpërdorim detyre. Por, gjykata pasi verifikoi kushtet e masës së arrestit dhe dëgjoi palët, vendosi si masë sigurie "detyrim paraqitjej­e pranë policisë gjyqësore", ndërsa hetimet vazhdojnë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania