Gazeta Shqiptare

Masakra e Lushnjës, babai i Laert Haxhiut: Nëse im bir ka vrarë, do e var në litar

Qamil Haxhiu, apel policisë: Më ruani vajzën, kam frikë se mund të hakmerren "Nuk do më dridhet dora, nëse djali del fajtor"

-

Laert Haxhiu dhe Org es Bilbili që prej datës 11 tetor janë të shpallur zyrtarisht në kërkim nga policia si autorë të dyshuar të vrasjes së dyfishtë, që ndodhi në qytetin e Lushnjës. Burime nga Policia e Lushnjës deklarojnë se dyshohet se dy të rinjtë kanë kaluar kufirin në mënyrë ilegale dhe ndodhen në Greqi. Por, babai i Laert Haxhiut, Qamil Haxhiu, në një intervistë për "Klan Plus", jep një version tjetër nga ai i ngritur nga policia. Ai është i bindur se djali i tij nuk ka qenë autori. "Unë deklaroj se nuk ka qenë djali im, për arsye se djali po të kishte ardhur, do të më kishte takuar. Atë e di policia në radhë të parë, por që të dish një gjë. Në ngjarje të tilla nuk ecet me versione që e ka bërë filani apo e ka bërë ky tjetri. Në ngjarje të tilla duhet të jesh i bazuar në gjëra konkrete. Viktimat që rezultojnë të vdekur asnjëherë nuk kanë pasur problem me djalin tim. Po, siç dihet në qytetin e Lushnjës, gjatë gjithë kohës, personat që e akuzojnë djalin tim bashkë me policinë kanë pasur gjithmonë tendencë tim biri". Por, sipas Qamilit, nëse djali ka kryer krimin, ai do ta varë në litar. "Në rast se e ka bërë, dënimin ia jap unë. Ia vë unë litarin i pari dhe nuk më dridhet dora fare. Ama kur ata ta nxjerrin dja- lin fajtor, ata duhet të nxjerrin versionin e saktë". Sipas tyre, me familjet e viktimave kanë dhe lidhje miqësie. "Jurgeni, Afrimi, Tomorri, ata e kanë dajë burrin e motrës sime. Janë çuna dajash, çuna hallash me nipat e mi dhe nuk kanë pasur asnjë konflikt. Aq më tepër me këtë tjetrin, Zamir Latifin. Unë me këta, me dajat e tyre jam rritur. S'më ka lidhur ndonjë gjë, ndonjë konflikt me dajat e këtij". Qamili sqaron se djali i tij ka pasur një konflikt dhe ai është me Xhulio Shkurtin, nipin e Aldo Bares në vitin 2016, ngjarje për të cilën djali i tij është dënuar me 21 vite e 8 muaj burg.

"Djali në momentin që është përplasur me Xhulio Shkurtin dhe Sajmo Xhelilin ka qenë sherr momental dhe jo sherr i përgatitur. Nuk kam unë asnjë punë me këta, se po të ishte që do të kishim punë, do t'i kishim zgjidhur ne të mëdhenjtë këto dhe nuk do t'a lija unë atë. Të rritej, ai fëmija im, e të zgjidhte këtë hall që na ka ndodhur në ' 98 dhe në 2005ën kur është vrarë nipi. Kësh- tu që nuk kemi probleme". Për vrasjen e 11 tetorit, Qamil Haxhiu shprehet se është i gatshëm të ballafaqoh­et me familjarët e viktimave, për t'u dëshmuar se djali i tij nuk ka dorë në këtë krim. Në fund, ai ka një thirrje për shtetin. I kërkon policisë të ruajë vajzën e tij, pasi ka frikë se mund të hakmerren.

 ??  ??
 ??  ?? Babai i Laert Haxhiut, Qamil Haxhiu
Babai i Laert Haxhiut, Qamil Haxhiu
 ??  ?? I kërkuari Laert Haxhiu
I kërkuari Laert Haxhiu

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania