Gazeta Shqiptare

Atentati në Lushnjë, autorët dyshohet se janë larguar jashtë vendit me pasaportë false

-

LUSHNJE - Autorët e atentatit të 11 tetorit në Lushnjë, ku mbetën të vrarë dy të rinj dhe u plagosën dy të tjerë janë ende në arrati. Kur kanë kaluar gati tri javë nga dita kur ndodhi ngjarja e rëndë, policia dhe prokuroria e Lushnjës nuk kanë asnjë informacio­n për vendndodhj­en e autorëve të dyshuar, Laert Haxhiu dhe Orgest Bilbili. Sipas burimeve, autorët e krimit mund të jenë larguar nga Shqipëria drejt Gjermanisë. Por në sistemin TIMS ata nuk figurojnë të kenë dalë nga vendi ynë, çka ngjall dyshimet se ata mund të kenë kaluar kufirin me pasaportë false, ose kanë kaluar nga kufiri tokësor drejt vendeve fqinje. Kërkimet e prokuroris­ë së Lushnjës për kapjen e autorëve të vrasjes së Jurgen Hoxhës dhe Zamir Latifit kanë vijuar edhe në rrethin familjar. Prindërit e Haxhiut dhe Bilbilit, pasi janë paraqitur në prokurori, kanë deklaruar se prej disa muajsh përpara vrasjes se dy personave, ata nuk kanë pasur asnjë komunikim me fëmijët e tyre. Gjithashtu, mësohet se janë marrë në mbrojtje dy familjet e autorëve të dyshuar për ngjarjen.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania