Gazeta Shqiptare

Një “Mace e zezë” në stadium

Kushtuar fotos shqiptare, që mori çmim në “Word Press Photo” në Moskë ‘ 61

-

tejet i angazhuar. Falë tij dhe pak njerëzve si ai, që sot nuk janë më, ne kemi pulsimin e qytetit, zhvillimin e tij, por edhe rritjen e Shqipërisë në disa fusha.

Është e vërtetë që Petrit Kumi i ka marrë të gjitha meritat që i takonin zyrtarisht, por për pak njerëz të tillë si ai, që i kanë shërbyer vendit në çdo kohë, vlerësimi është fare pak para respektimi­t moral që ne duhet të kemi për ta.

Ndoshta besnik i kësaj thirrje ka qenë studiuesi i pasionuar Qerim Vrioni, që shquhet për qëmtimin e gjërave të veçanta që lidhen me foton shqiptare dhe jo vetëm. Me pasionin e tij dhe punën sistematik­e kemi ieri të njohur të kohës dhe mjeshtëria e tij është e fiksuar bash në momentin e spikatura në kampionate­t shqiptare të futbollit. Natyrisht, qendra e fotos i takon portierit Topi, pas tij Maxhunit dhe i treti Ishka, në pjesën e djathtë fotos, na thotë historiani i fotos.

Por Kumi nuk na ka dhuruar vetëm këtë foto. Prej tij kemi një galeri të tërë personazhe­sh, ngjarjesh dhe kompozimes­h kudo në Shqipëri, që e tregojnë një njeri me interesa të larta në artin e fotografis­ë por edhe shumë i vëmendshme në prirjet e kohës. Kjo e bën artin e tij të fotos edhe sot shumë interesant, por edhe të këndshëm. Fotografia e tij s’është thjesht histori, por të jep dhe një kënaqësi mirëfilli estetike, mu atë që e shikon me shumë kujdes Vrioni dhe i jep përcaktime­t e tij. Petrit Kumi, në ditët tona, është një profesioni­st i moshuar, me të cilin ndahet këndshëm përvoja e jetës, që t’i i merr këshilla dhe mund t’i dëgjosh fjalën e mirë për artin, kulturën dhe zhvillimin e vendit.

Nëse Shqipëria do të ketë ndonjë ditë muzeun e saj të fotos, punët e tij do të kenë një vend të merituar sepse janë një tregues i bukur i vetë historisë së Shqipërisë.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania