Gazeta Shqiptare

... nga numri i shkuar

-

“Milosao” e këtij numri iu kushtua Robert Elsie. Duhet të sqarojmë se redaktori kishte pak mundësi zgjedhje, ndërsa shkrimet kilometrik­e nuk reshtnin dhe në këtë numër. U bë një zgjidhje e tillë, që vendi kryesor iu la një studiuese, që nga mbiemri, duket se jeton jashtë, ndërsa pastaj vijuam shkrimin kilometrik për Dritëro Agollin. Intervista, që kishte përgatitur ajo, ishte marrë shumë vite më parë.

shkroi ai. Autores i erdhi keq që intervista u botua shumë vonë, ndërsa nuk i pëlqeu fare vonesa e Milosao. Shpresojmë që të na mirëkuptoj­ë.

Shpëtim Çuçka në pozicionin e përkthyesi­t, por këtë herë dhe studiuesit vazhdon shkrimin e tij të stërgjatë për Dritëro Agollin, që ka të ngjarë të vazhdojë deri në fund të vitit. Këtë herë argumenti që nxorëm ishte përkushtim­i i Dritëroit ndaj njeriut të thjeshtë.

Vetë redaktori shtoi diçka për rëndësinë e një panteoni kombëtar, që të shërbejë si vend edukimi për brezat. Ata që bënë shumë për këtë vend meritojnë dhe një vend prehje që të jetë sublim, sepse edhe të vdekur ata të mësojnë me veprimtari­në dhe aktin e tyre. Por, për këtë s’ka zëra ndër shqiptarët, që ngrihen më shumë për të përdhosur dhe anatemuar gjithkënd. Dhe, po vetë redaktori shtoi edhe diçka që lidhet me librin më të ri studimor për fetë abrahamite, realizuar nga teologu Ermir Gjinishi.

Gjëja e këndshme në këtë numër ishte një cikël me poezi i një poeti rus, që ka jetuar gati njëqind vjet më parë. Velimir Hlebnikovi zë një vend të veçantë në historinë e letërsisë ruse. Ai është një nga figurat më të shquara të avangardës së futurizmit rus, një reformator i guximshëm i gjuhës poetike. Stili i tij vlerësohet nga studiuesit si një stil që karakteriz­ohet nga një fjalor i jashtëzako­nshëm që thyen normat e sintaksës dhe shfrytëzon në mënyrë aktive tropin e personifik­imit dhe pleonazmat, vlerat e shtuara të tyre; për të është i rëndësishë­m kombinimi i sistemit figurativ, shkroi përkthyesi, që e kish punuar me shumë skrupulozi­tet. Autori që e solli ishte Vangjush Ziko, që bëri përkthimin dhe që konkludoi për Milosaon se është tejet i vështirë, pasi është gati e pamundur të sjellësh në gjuhë tjetër tërë enigmat e krijimtari­së së tij unikale. Hlebnikovi ëndërronte të krijonte një gjuhë universale nëpërmjet poezisë së tij. Në përgjithës­i numri ishte i mirë dhe tepër domethënës, por pak e tepruar me shkrimet e stërgjata. Redaktori ka frikë se do të vazhdojë edhe për pak kohë në këtë mënyrë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania