Gazeta Shqiptare

A po rilind ndryshe nostalgjia për komunizmin?!

- NGA BEN ANDONI

gjer në thonjtë mbeti devolli… ………………………………………… Unë shpesh,

Devoll, nuk jam i qetë Unë shpesh,

Devoll,

jam i pagjumë. Shqetësime­t m’i ke dhënë vetë, Kur më bëre nga kjo baltë e murrme. ………………………………………… Jam njeri i fortë,

i pagjumë dhe çdo tingull kap,

çdo tingull gjuaj; dhembje njerëzore

kur ndjej unë, sentimenta­lizëm nuk e quaj… Ndaj unë komunisti nga Devolli, Që kam pendë,

letër edhe armë, që hedh firmën:

“Dritëro Agolli”, Ngrihem, kur kap tingullin:

“alarm!” ………………………………………… Në shënjestër prap’ më kanë vënë Snajperët e shquar përtej deteve. Unë s’dridhem,

unë s’e ul zënë, mbetem komunist për jet’ të jetëve… ……………………………………….. Thellë kësaj balte

përmbi lumë, që aq breza rrënjësh e lëvrinë, unë,

devolliu i pagjumë, gjeta vargjet,

gjeta poezinë. Sikur edhe vetëm me këtë poemë ta kishte mbyllur D. Agolli krijimin e poemave, madje gjithë krijimtari­në e tij letrare, prapë do të kishte mbetur Poeti i tokës shqiptare, Poeti i popullit shqiptar, Poeti i idealit të drejtësisë shoqërore në atdhe.

Dhe në këtë rrafsh e në këtë këndvështr­im ai është i vetmi. Nëse në të ardhmen shqiptarët do ta ruajnë vlerën e këtij krijuesi, atëherë kjo do të ndodhë duke ruajtur para së gjithash e mbi gjithçka krijimtari­në e tij më tipike, krijimtari­në e tij më të spikatur e më të shënuar. Pa poemat Dritëro Agolli nuk është më ai. Është i madh dhe i vyer, por jo më ai.

Ka një prirje të re në mënyrën sesi njerëz it e kohës së sotme po e përshfaqin nos talgjinë e tyre ndaj komunizmit. Ajo lidhet me prirjet e pavullnets­hme të shumë të rinjve, që imazhi komunist u duket tërheqës për shpalosjen e ideve të tyre ose shitjes së produkteve; biznesit dhe mënyrën sesi e përshfaq simbolikën; dekorimet e mjediseve për të sjellë atë kohë; mënyra e përcjellje­s në vepra arti identitare; ose dhe qoftë thjesht për ta përdorur si element turizmi. Por, më e frikshme nga të gjitha, duket se është ajo që bëhet kinse dhe rri veshur nën petkun e një shikimi racional të gjërave.

Pothuaj të plota veprat e udhëheqësi­t komunist dhe të udhëheqësv­e të tjerë të Partisë së Punës mund t’i gjesh rëndom nëpër kafe dhe vende prehje, ku për hir të së vërtetës, shqiptarët kalojnë shumë e shumë kohë. Imazhi komunist po zë vend të përhershëm në gjithnjë e më shumë klube dhe duket se një identitet i ri urban kërkon që ta gërshetojë imazhin e të shkuarës me atë të sotmin.

Idetë për ushqim më të mirë, për drejtësinë e duhur të asaj kohe dhe një lloj morali shumë të lartë, barazinë e gjerë, i errësojnë gjykimet e njerëzve për një sistem që gjithnjë e më shumë u largua nga problemati­kat e njerëzve dhe tashmë i ka humbur gjurmët reale.

Por frika më e madhe ishte dhe erdhi pas publikimit të sondazhit të OSBE- së për të kaluarën komuniste në Shqipëri, ku në disa zëra të pyetësorit dukej një fryrje e kujtesës nostalgjik­e për komunizmin.

Mendojmë se përcjellja e shumë emrave të zakonshëm apo akronimeve urbane të asaj kohe është fare normal në kohët moderne. Ato kujtojnë jetën sociale të shumë njerëzve, por edhe socializmi­n e publikut në atë kohë. Aman është tejet i tepruar përdorimi i sloganeve të komunizmit dhe gjoja përshtatja me tepri thjesht për raste përfitimi. Vetëm të kujtosh parullat ende të mbetura të pafshira në Spaç e kujton sa e hidhur tingëllon për kurrizin e shumë njerëzve, që u masakruan në atë kohë.

Në këtë shtjellë të argumentit nuk përfshijmë asfare nostalgjik­ët e çartur që në çdo aktivitet eksportojn­ë figurën e Enver Hoxhës me fotot, pankartat dhe deklamimet në publik. Këta nostalgjik­ë janë kaq të dalë mode saqë u ka mbetur në hise vetëm shpotitja.

Është e kuptueshme që shoqëria ku jetojmë meriton kritika dhe madje ato tejet të ashpra. Dhe, janë qesharakë ata, që e përmendin atë regjim me aq adhurim. Por, duke perifrazua­r jo fjalë për fjalë Çërçillin, se ne të gjithë e dimë që kapitalizm­i s’është sistemi më i mirë, por më i përshtatsh­mi me kohën, atëherë na lind dëshira për t’i thënë gjërat si duhet: Edhe pse me shumë zhgënjime prej të sotmes, nostalgjia për kohën e Enver Hoxhës është një përqeshje e hidhur me alternativ­at e munguara që ajo kohë dha për shqiptarët duke e identifiku­ar vendin asokohe në një kampione të vërtetë të shkeljes së të drejtave të njeriut.

Me shumë gjasë, zhgënjimin e kësaj kohe do ta zbusin historianë­t e të nesërmes që do ta shikojnë më qetësisht, por edhe më me largpamësi jo vetëm figurën e diktatorit komunist por edhe gjithçka që u bë në atë kohë dhe që i lë ende të dyzuar shqiptarët.

Nëse shqiptarët vazhdojnë kështu dhe nostalgjia do të vijojë të rritet, atëherë mund të shkojmë në konstatimi­n e duhur të shkrimtari­t tonë Kadare: “Muri i mbrojtjes së solidarite­tit të së keqes, po ngrihet’’, në Shqipëri. Dhe, kjo është realisht për të ardhur keq.

Mbase alarmi është i tepërt, por shqiptarët duhet të shikojnë shumë përpara dhe të lenë dasitë e vogla apo t’i vendosin këmbët sërish në këpucët e të shkuarës, mu ato që e mbajtën pas dhe e gdhinë në ndryshimet evropiane si një nga vendet më të varfra të Evropës.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania