Gazeta Shqiptare

DREKË ME KORAN

-

Ishim ndarë thuajse përfundi misht. Ajo kishte qenë mike sha ime e orëve më të buku ra. Dhjetë vjet pa u parë. Unë larg në një qytet të perëndimit, ajo në Shqipëri, me një punë të mirë, shumë prona, një burrë të fisëm, me emër. Kishte një djalë dhe një vajzë. Të martuar, me fëmijë.

Tani më çonte dy mesazhe tronditës në Facebook që më lanë pa gjumë. O zot, si mund ta ndëshkosh njeriun tënd kaq rëndë. Dhe më erdhi të kujtoj atë shprehjen time, kur binte fjala për fëmijët: Dua të jenë mirë me shëndet. Kaq. Sa pak, dëgjoja përgjigjen e tjetrit, që s’më tundonte aspak për t’iu shpjeguar njëfarësoj.

Melania, kështu e quanin mikeshën time, sapo mbërritëm në qytetin e ëmbël lirik me liqen dhe male me dëborë, më kishte pëshpëritu­r: Të lutem mos më trokit sonte! E quajmë një trill timin, një marrëzi atë që ndodhi, të lutem... Po syri i madh me një grimë lot vezullues që i shkiste papritur në mollëzat mongole, sikur më tundonte me një kumt të fshehtë... Gjithmonë zinte dhomë teke kur ishim bashkë me shërbim dhe unë i trokisja natën: Melani, jam unë... Po dera ishte e hapur dhe unë hyja. Do më marrësh më qafë, pëshpërist­e dhe më bënte vend në shtrat, oh, që s’u njohëm kur ishim të rinj, po kaq vonë... Kam dy fëmijë të rritur dhe s’është aspak e hijshme... Më jepej menjëherë dhe dridhej në krahët e mi, krejt e pafuqishme për të më kundërshtu­ar. Më kafshonte buzët dhe me pëshpërist­e: Ti duhet të ishe imi... imi... o, ç’zgjedhje të gabuara që bëjmë dhe tërë jetën luajmë komedi... shpirt, mos më braktis... Po ti më thua, më harro, ia ktheja unë. Të them ashtu nga frika. Kam shumë frikë. Po të merret vesh, fëmijët, të parët, s’do të ma falnin.

Bënim dashuri deri në mëngjes dhe ajo ishte e mrekullues­hme në shtrat. I dashur, duhet të dalim në mëngjes herët në breg të liqenit të presim peshkatarë­t e koranit... Në mëngjes, para se të dilnim, ashtu të përqafuar në dritën e mekur të agut, më kafshonte majën e veshit dhe me pëshpërist­e: Edhe njëherë, para se të dalim... më duket sikur s’do ta bëjmë më kurrë, sikur një rrethanë do të na ndajë përgjithmo­në... Dhe të mendosh se unë isha pesëdhjetë e dy dhe ajo dyzetetetë, të ndezur të dy rrejshëm më tepër prej moshës që po na perëndonte, s’na kishin hije shumë gjera, po ne bënim sikur s’i vinim re. Shpirt, dalim tani...

Zbritëm poshtë dhe qëndruam në breg. Larg nesh në vijën e fundit të liqenit në atë blu të errët, kundruall malit me dëborë, që shkelqente me një dritë të marrtë, dukeshin barkat e peshkatarë­ve të koranit. Frynte akulion, kredharaku lëshonte vaj të thekshëm, llapashite­j lopata në ujë, vejevinin tinguj të çuditshëm dhe ajo kthente kokën nga unë dhe më shikonte me një mall të egër... Ah, ti s’di gjë, sikur më thoshte me atë syrin e saj të madh. S’të kam treguar gjë, po...

Larg dukeshin dy barkat e para që po afroheshin, ajo bëri disa hapa drejt bregut.

Dy peshkatarë të përgjumur, shpërfillë­s, me sy të buhavitur, me mjekër e mustaqe të mëdha, ndaluan te këmbët e saj. Në sheshin e barkës dergjeshin nja dymbëdhjet­ë koranë mbi njëkilësh, ndonjëri përpëlitej ende me gojën e hapur, në hjekë.

Melania ishte grua e bukur, me spikame të vijave sensuale, që të ndillnin. Njëri nga peshkatarë­t e vuri re, ia kaloi shikimin e përgjumur nga gjoksi i bujshëm te kofshët e kërcyera përplot epsh ngashënjye­s.

Mirëmëngje­si, tha ajo, kam dy ditë që ju pres... Ju lutem, më ndihmoni, më duhen nja katër kile koran... Ata nuk ia varën, nxorën barkën në kum dhe i peshuan kuzhinierë­ve të hoteleve dhe restorante­ve, që erdhën menjëherë me një frymë: koran, belushk, lekl me një çmim të kripur. S’kishte më peshk në shesh, vetëm peshorja ende luhatej nën erën që u bë si e tërbuar. Ah, që s’kam fat! tha Melania. Po sot më duhen patjetër nja katër kile koran. Jam gati ta blej sa të më kërkoni pa bërë fare pazar. Zonjë, i tha ai që i kishte hedhur atë shikimin prej burri sevdalli, kemi dhe për ty... koranin që gatuajmë për vete... Kemi një javë atje, zonjë, për këtë peshk të bekuar... po ia vlen... I mbështolli me gazetë pesë a gjashtë koranë të mëdhenj dhe ia zgjati pa ia peshuar. Sa kushton? pyeti Melania. Jepni sa të doni, zonjë, edhe po s’patët, s’ka gjë, se s’humbasim ndonjë gjë të madhe... Ju jeni mjeke e dëgjuar, keni ardhur për difteritin... a e dini se në spitalin ku shërbyet kaq ditë ishte shtruar dhe vajza ime? Ajo s’ju heq nga goja... Po sikur të mos me japësh asgjë? E lëmë kështu? Nuk dua para, e ç’do të më bëjnë mua ato? I prish menjëherë, shkoj e pi... Shko zonjë e i ngrënç gëzuar me një verë të mirë buti! Dhe i ktheu kurrizin. Pastaj iku, pa e pritur tjetrin. Kishte një javë në liqen dhe po kthehej pa një kacidhe dhe pa një koran në shtëpi. Melania bëri hapa ta ndiqte, po peshkatari tjetër e ndaloi: Mos, zonjë, se ai nuk kthen mendje... Atë kohë ra zilja e celularit të saj dhe Melania futi menjëherë dorën në xhep, e nxori atë me të shpejtë dhe e vuri menjëherë në vesh. Alo, shpirt i mamit, Valbona, ku je, nga po më merr... Kaq dëgjova, u struka nën strehën e një kioske dhe e prita. Fytyra iu gjallërua, qeshte, fshinte lotët me një mekje që i shkonte, trishtohej e pikëllohej fare befasishëm aq sa të dhimbsej vërtet, lutej e përgjërohe­j e më në fund e mbylli celularin me një mbresë kënaqësie të ngrirë. Diçka nuk shkonte, ose ashtu më dukej mua... Më bëri shenjë që ta ndiqja dhe nxitoi hapat. Kishte një xhaketinë me vata që ia tregonte shpatullat të gjera, e cila i rrinte puthitur pas gjoksit, shpinës petë dhe belit, këllqet dhe kofshët e saj të shkatërron­in, pantallona­t xhins, tejet të ngushta, ia nxirrnin me spikamë format e tyre tunduese, le të kisha bërë seks me të tërë natën dhe në mëngjes herët, ai ndezullim i beftë i epshit që të kaplonte vrullshëm dhe ajo trullosje lektisëse, e fortë, dëshira e shthurur për të bërë dashuri, më bënin sërish rob të saj. Ashtu kishte filluar, atje te pavijoni i kardiologj­isë kur kishte sjellë Bebin, të shoqin, një burrë simpatik që duhej t’i nënshtrohe­j një operacioni. Ishte një fërkim që ndodhi rastësisht, po që na bëri të rinjiheshi­m. Ishim parë nëpër spital, po nuk kishim pasur rast të njiheshim. Ishte një fërkim brutal, siç ndodh rëndom, kur pengohesh në një vend të ngushtë dhe ajo me nguli ato sytë e mëdhenj me një egërsim të pavetëdijs­hëm, po nuk u tërhoq, ashtu mbeti, gati e shembur në krahët e m’i, u zbut menjëherë, qeshi zëshëm me një sensualite­t çmendës dhe më pëshpëriti: Më jepni fjalën, doktor se operacioni do të dalë me sukses? 99 për qind, i thashë. Kush është ai 1 përqindësh­i që s’ju bindet? më pyeti. Ju! iu përgjigja dhe isha gati ta rrëmbeja në krahë, aq shumë dalldisa pas bukurisë së saj. Ajo shtangu nga përgjigjja ime, nuk e priste që unë t’ia thosha kaq hapur. E bëra vetë operacioni­n dhe fytyra e saj, ajo aromë e gruas që është e veçantë te secila, depërtonte dhe aty në atë batërdi gjaku, mishrash të hapur, barnash, frymësh, djerse, më kapnin herëherë dridhma, një rrëqethje fund e majë si ethe me shkaktonte një ndjesi venitjeje, humbjeje, shpërndarj­eje nëpër etër, gati po rraskapite­sha nga një mendim i ngulët, i çuditshëm, doja ta shtija në dorë, ta bëja me atë femër. Kjo m’u kthye në fiksion. E njëjta gjë kishte ndodhur dhe me të, këtë e kuptova kur e ftova të bënim bashkë një shërbim jashtë dhe ajo nuk kundërshto­i. Atje, në një qytet nordik, me mëngjese me mjegull dhe lule, m’u dha menjëherë që natën e parë dhe gjithmonë ishte e gatshme kur i shqiptoja ndonjë dëshirë, për të bërë atë që doja unë, edhe për të pirë, edhe për të vallëzuar, edhe për të bredhur natën. Ishte një dashuri e çmendur. Kishim gjetur njëri- tjetrin, siç thonë. Nuk u ndamë më. Po ama të dy ishim të martuar dhe me fëmijë. Asnjëherë nuk bëmë biseda të rënda, kurrë nuk e përmendëm ndarjen, ikjen diku, fillimin e një jete të re, sepse ajo i donte shumë fëmijët, marrëzisht, nuk mund të ndahej nga Bebi, që i bënte gjithë ato punë dhe ia kishte lehtësuar barrën e jetës, që e linte të lirë, e dukej i kënaqur që i mjaftonte aq sa i mbetej. Po fëmijët ishin obsesioni i saj: një dhimbje e vërtetë, i donte me vuajtje, me çikërrima që ia zinin frymën. Valbona ra menjëherë në dashuri me Fordin në Amerikë dhe as i shkon mendja të ketë një dashnor. Volpi, djali, është i tmerrshëm, i pangopur me femra. Po nuk ia kam frikën. Ka një grua shumë të bukur, apo jo, Ardi, Belindën me nam. Po Valbonën e mora më qafë, kështu më është mbushur mendja, e çova në Amerikë kur s’i kishte mbushur të katërmbëdh­jetat, pastaj vazhdoi në Prinston për shkencat, master, PHD, gjeti një vend pune me 200 mijë dollarë në vit, takoi Fordin dhe ra në dashuri me të, ai bënte ç’i thoshte ajo, po unë e doja vajzën këtu, ia mbusha mendjen dhe ajo erdhi, zuri një punë me 10 mijë në vit, një apartament pa drita, pa ujë, me vjehërr e vjehërr nëpër këmbë, me shumë privacione banale, aq sa u mërzit dhe më thoshte shpesh: Mami, dua të kthehem, s’e përballoj dot këtë jetë...

Këto m’i përsëriste shpesh. Pastaj më fliste për të vegjlit, të cilëve u kushtohej me një përkujdesj­e të sëmurë. Me gjithë këto halle, ajo kishte mbetur krejt femër, pa një cen, një seks tronditës me një bukuri të pjekur, pa freskinë e moshës, po me fshehtësin­ë e përvojave të rrezikshme, që me shumë të ngashënjej­në. E mbante vetën, kishte shije të hollë për veshjet, bënte kujdes me ushqimin për të ruajtur linjat seksapile. Sa herë rrinim bashkë, ajo bëhej menjëherë gruaja e qejfit, sikur s’kishte lidhje të tjera, përveç lidhjes me mua. Gjithmonë me thoshte shpirt, s’ma përmendte emrin, veç rrallë, kur kishte për të me rrefyer diçka për problemet e saj familjare.

Ja, tani bridhte nëpër hotel për të gjetur akull. Kush mund t’i kundërshto­nte asaj, kush mund të guxonte t’i thoshte ndonjë fjalë të pahijshme, si mund t’i rezistoje asaj fytyrë të bukur që ta ngectë fjalën në gryke, atij kurmi të plotë, të hijshëm, që të dukej sikur ta jepte me dackë fytyrës prej epshndjell­jes? Erdhi vetë pronari, një ish futbollist i njohur dhe u mor me paketimin e koranit siç dinë ta bëjnë ketë punë sojlinjtë e vjetër të gotës. Do të nisemi menjëherë, më tha ashtu nxitimthi, ata do të vijnë nesër për drekë!

Kishte një Lamborgini të re, që ia kishte dhuruar Bebi për ditëlindje, për të cilën vdiste. Zura vend në ndenjëse dhe u nisem pa ngrënë mëngjes.

Shpirt, ata do të vinë. Tani është halli që të më vijnë me gjithë fëmijët... Ja, bëri punë korani. Është vërtet peshk i rrallë, i thashë, ndodhet vetëm në Ohër dhe Bajkal. Dikur, në kohët e arta, ky peshk ishte dhuratë mbretërore. Ashtu?... Jam shumë e lumtur, s’jemi mbledhur bashkë që prej vitit të kaluar. O Zot, sa i dua!

Dhe qau. Melania ishte gruaja me e bukur në botë kur qante dhe unë e lija të derdhte lot dhe e puthja. Ajo qante shpesh se nuk e duronte vuajtjen. Ishte si të gjitha gratë, e palumtur, siç janë të gjithë meshkujt, të palumtur, por që hiqen të lumtur.

Si ikëm kështu papritur, i thashë. Kthehemi pasnesër që në

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania