Gazeta Shqiptare

Gašper Malej, një përkthyes dhe poet slloven në “POETEKA - Tirana in Between” 2017

Rezidencë europiane për shkrimtarë dhe përkthyes letrarë

-

( Nën këtë kontinent).

Poezia e Gašper Malej u përkthye që herët dhe me përhapje të gjerë, në njëzet gjuhë të huaja, duke u përfshirë në disa prej antologjiv­e të botuara në Slloveni dhe jashtë saj. Falë kësaj njohjeje ai u ftua të merrte pjesë në shumë festivale letrare në Europë dhe në botë, mes të tjerësh në festivalin e Poezisë në Pekin, në Nikaragua apo në Kolumbi. Ai është ftuar të bashkëpuno­jë gjithashtu edhe në atelie të shumta për poetë dhe përkthyes letrarë, ku ushtrohen teknikat e shkrimit krijues dhe të përkthimit letrar.

Për krijimtari­në e tij Gašper Malej është vlerësuar shpesh me çmime. Në vitin 2008 ai u nderua me Grantin e Ministrisë së Kulturës së Sllovenisë “Për autorë të shkëlqyesh­ëm të letërsisë”, çmim ky që në vitin 2016 vijoi me Grantin e Agjencisë Sllovene të Librit ( JAK) “Për autorë të shkëlqyesh­ëm të letërsisë”. Po ashtu edhe në vitet 2007, 2010 dhe 2015 ai u nderua me çmime e grante pune nga Organizata Sllovene e Përkthyesv­e Letrarë. Për meritat e punës së tij si përkthyes, në vitin 2011 Gašper Malej u nderua me çmimin prestigjio­z “Zogu i Artë” për përkthimin e romanit P. P. Pasolini- t “Petrolio”. Në vitin 2016 atij iu dha edhe një çmim i veçantë kombëtar për përkthim, akorduar nga Ministria Italiane e Kulturës dhe Turizmit.

Përveç çmimeve dhe nderimeve letrare, në vitet 2013 dhe 2016 Gašper Malej fitoi bursën për qëndrim njëmujor në Ventspils ( Letoni) si autor në Rezidencën për Shkrimtarë dhe Përkthyes. Në qer- shor të vitit 2015 ai ishte i fuar në Rezidencën e Shkrimtarë­ve në Vjenë, mbështetur nga Ministria Sllovene e Kulturës dhe në dhjetor të vitit 2016 ai fitoi të drejtën për të qëndruar në rezidencë pranë Qendrës Baltike për Shkrimtarë dhe Përkthyes ( Visby, Suedi).

Pas krijimtari­së poetike, veprimtari­a kryesore e Gašper Malej është përkthimi i fiction dhe nonfiction bashkëkoho­r italian, ku përfshihet poezia, narrative, drama, esetë etj. Bibliograf­ia e përkthimev­e të tij nga gjuha italiane në atë sllovene është mjaft e pasur dhe përfshin rreth 30 libra të zhanreve të ndryshme. Krahas këtyre janë edhe mbi 150 përkthime të shkrimtarë­ve sllovenë, të cilët janë botuar në revista letrare, në gaze- të heshtur, i shënjuar për të duruar, të pazabulues­hmit ligje të rënies.

*** gjithnjë e më pak i përsosur, duke e njohur gjithnjë e më shumë, veten do ta përkufizoj­a me fjalën – me halucinaci­one: si gjurmët e fshehura në pikën e takimit, vigjilent si një kafshë, i gatshëm për t’u bërë i padukshëm, një tog heshtjesh fatale. I destinuar për një mallkimi që jeton diku tjetër: kjo, sepse, çështje pa zgjidhje, parabola lakohet dhe zbret në zbrazëtirë: atje ku unë e ndjek, e ku nuk mund të më mbërrish aq thjesht, vetëm me një përqafim, ta si dhe janë lexuar në Radion Kombëtare. Ai ka përkthyer edhe pjesë për teatër.

Gašper Malej është gjithashtu një nga anëtarët- themelues dhe, prej vitit 2009, është edhe kryetar e redaktor ekzekutiv i KUD AAC Zrakogled - një shoqatë kulturore jofitimpru­rëse me qendër në Koper, e cila që nga viti 2011 boton serinë “Helia”, kushtuar përkthimit të librave fiction të autorëve bashkëkoho­rë të Mesdheut, të tillë si D. Drndiæ, N. Milani, F. Ebejer, Z. Zateli, JJ Millas, J. Nikolaidis, D. Velikiq, N. Fabrio.

Ndër autorët italianë të përkthyer prej Gašper Malej përmenden Dino Campana, Cesare Pavese, P. P. Pasolini, Paolo Ruffilli, F. T. Marinetti, Dario Fo, Antonio Tabucchi etj. marr përposht. Humnerë zbritje e padurueshm­e. Për këtë po të flas.

*** Diçka po ndodh përmes gjethesh. Dhe ndoshta një pranverë ndryshe mund të mbush hapësirat boshe me zëra që nuk i përkasin qetësisë. Dhe do të dëgjohet jehona – një rrjedhë e përhershme e përvojës do të pëshpëritë përmes muresh. Mos lëviz. Dhe deti është këtu. Është buzëqeshja e një loje fëmijësh, përralla e harruar në pyje. Diçka po ndodh përmes gjethesh. Dhe po konturon fytyrën tënde – Ashtu siç s’e ke parë kurrë më parë.

*** Ende e kam frikë emrin tënd – Megjithëse dhimbja tashmë është larg, hije e padepërtue­shme, dridhem I frikësohem linjave që bëj rastësisht, pa dashje, në vendet e shënjuara që më ngjisin mbi humnera, ngrica, gjëra që i mbështolla me rezerva të bollshme intimiteti. Një tjetër idiomë u krijua, lidhje të reja, thuajse pa teprica, vazhdoj i them vetes – veçse mund të më zë pritë, edhe në momentet më shumë vigjilente, dridhem, shenja të së shkuarës që zhyten gjithnjë e më shumë në errësirë – Dhe unë të them, me heshtje mashtruese, pa më ndryshuar rrahjet e zemrës – që unë, fal.

* Përktheu: Silvana Leka

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania