Gazeta Shqiptare

Katalonja spanjolle si Flandra Belge

-

versës është i dyti më i madh në Evropë, pas atij të Roterdamit, ndërsa tregu i Diamantit aty është më i madhi në botë, me 10 për qind të eksporteve belge. Flandra ka qenë dhe mbetet qendër e njohur e merkantili­zmit ndërkombët­ar, që lulëzoi në shekullin e XVII e kështu me radhë. Aty ndodhet veç të tjerash, Universite­ti Katolik i Leuvenit, më i lashti në Evropë, i themeluar qysh në vitin 1425.

Kësisoj, Flandra dhe Belgjika bashkë me mënyrat dhe alternativ­at si e kanë trajtuar dhe po e zgjidhin në mënyrë demokratik­e, kushtetues­e dhe në pajtim me frymën evropiane çështjen delikate të pavarësisë së saj, përfshirë dhe tensionet jo të pakta mund të shërbejë si model për trajtimin e krizës së tanishme në Spanjë, pavarësish­t krizës së tanishme.

Siç u përmend qysh në fillim, shpallja e pavarësisë së Flandrës më 2006 e futi Belgjikën në një spirale krizash qeveritare dhe institucio­nale, që u zgjidhën përfundimi­sht me negociata të gjata në tetor 2011. Gjendja u stabilizua edhe më shumë pas zgjedhjeve parlamenta­re të vitit 2014, pas hyrjes për herë të parë Parlamenti­n Federal të partisë nacionalis­te me prirje separatist­e N- VA. Madje, falë një kompromisi vërtet historik përmes shumë debateve dhe kundërshti­ve të opozitës, NVA hyri për herë të parë edhe në kabinetin e ri qeveritar federal me shumë poste kyçe si të ato të brendshëm, drejtësisë, financave, etj. Kjo u bë mbi bazën e premtimit politik të lidershipi­t të saj se të paktën deri në zgjedhjet e vitit 2019, ajo nuk do t’i referohej aspiratës së saj për pavarësi, që në fakt ajo i është përmbajtur. Ishte ky një mesazh i fuqishëm se nacionalis­tët flamandë po hiqnin dorë gradualish­t “dhe me lezet” nga synimi i saj strategjik për krijimin e Flandrës së pavarur.

Gjatë këtyre viteve në pushtet, lideri i saj karizmatik, Bart De Wever mbi bazën e zhvillimev­e të reja politike, ekonomike e sociale në vend, kriza e azilit dhe ajo e terrorizmi­t si dhe analizave/ studimeve të kryera nga ekspertë dhe politikanë të njohur mbi kostot dhe përfitimet përkatëse kuptuan më së miri se projekti flamand i ndarjes nuk do të ishte i realizuesh­ëm e ca më pak të ishte i suksesshëm si brenda vendit e aq më tepër të njihej në arenën ndërkombët­are. Sepse në radhë të parë, ende dhe sot mungon fryma separatist­e, mungon mbështetja masive nga shumica e vetë Flandrës, sidomos rinia, biznesi, etj. Sipas të dhënave më të fundit, 75 për qind e banorëve të Flandrës pohojnë se edhe pse flamandë, ata ndihen krenarë edhe si belgë dhe evropianë. Së dyti, pengesa madhore është statusi i trefishtë i Brukselit, si kryeqyteti i Valonisë, Belgjikës dhe BE- së dhe së treti, trashëgimi­a e borxheve kolosale në nivelin 105 për qind që do të komproment­onin rëndë idenë e pavarësisë me një kosto të tillë të papërballu­eshme.

Tashmë është pohuar se pavar- ësia e Flandrës nuk do të hidhet për diskutim as gjatë fushatës zgjedhore të vitit 2019. Në vend të saj, debatet dhe alternativ­at do të përqendroh­en në zbatimin e mëtejshëm dhe vijimin e reformave institucio­nale, ripërtërit­jen ekonomike dhe sociale të vendit, integrimin e të huajve, etj.

Ja pse Katalonja dhe Spanja mund të mësojnë nga Flandra dhe Belgjika në shumë drejtime. Edhe Belgjika është ndër shtetet tipike federale me 6 parlamente dhe qeveri rajonale, mijëra bashki dhe komuna, si dhe qeverinë e parlamenti­n federal dhe senatin. Një labirint i ngatërruar dhe gjigant organizmas­h, por që me gjithë problemet e pamohueshm­e, në përgjithës­i funksionon kënaqshëm dhe sipas parametrav­e demokratik­ë evropianë.

Vlerë tjetër e madhe e këtij vendi federal është bashkëjete­sa mjaft e mirë në kushtet e një diversitet­i të pashembull­t dhe kontrastev­e jo pa probleme, që vështirë se gjenden në vende të tjera dhe në Spanjë; janë kontraste të shumëllojs­hme - kështu, veriu banohet nga flamandë, ndërsa jugu nga valonë; veriu nga protestant­ë, jugu nga katolikë; në veri është në pushtet e djathta, në jug e majta; industria dhe tregtia janë në veri, bujqësia në jug, në veri flitet gjuha flamande, në jug ajo valone. Katalonja mund të mësojë gjithashtu nga Flandra se nuk është më koha e fragmentiz­imit dhe rajonalizi­mit, por e bashkimit, globalizmi­t dhe e evropianiz­imit. Praktikish­t, nëse edhe rajonet të tjera në Evropë do të ndiqnin shembullin katalanas, atëherë siç pohoi para disa ditësh presidenti i Komisionit Evropian Jean Claude Juncker, BE- ja do të detyrohej të kishte 98 vende anëtare! Kjo do ta bënte krejt të pamundur funksionim­in e saj.

Në këto kushte, alternativ­a më efikase dhe e pranueshme për të gjithë është shtimi në maksimum i kompetenca­ve të pushtetit lokal deri në nivel komune në të gjitha fushat, përfshi edhe atë të diplomacis­ë dhe politikës së jashtme, taksat dhe tatimet, etj. Tashmë në Belgjikë qeveritë rajonale kanë të drejta të plota të nënshkruaj­në edhe marrëveshj­e ndërkombët­are, pa marrë pëlqimin e qendrës, me përjashtim të ndonjë marrëveshj­eje me karakter federal dhe politik.

Mësimi tjetër i dobishëm është se probleme të kësaj natyre nuk zgjidhen me referendum­e/ ultimatume, as me gjuhën apo përdorimin e forcës, edhe kur kjo justifikoh­et me kushtetuts­hmërinë. Këto të fundit në fakt më shumë u japin “municion” forcave nacionalis­te se sa zgjidhin problemin në fjalë, sepse atje votohet jo “me mendje, por me zemër”. Referendum­i për Brexit është rasti më i freskët dhe bindës në këtë drejtim.

Përfundimi i fundit dhe më i rëndësishë­m që jep përvoja flamande/ belge është se kriza dhe probleme të kësaj natyre zgjidhen në mënyrë të qëndrueshm­e vetëm ose kryesisht me dialog, bisedime, lëshime, tolerancë dhe kompromis ndërmjet të gjitha forcave politike dhe qeveritare, organizmav­e shtetërore dhe OJQ- ve, biznesit, organizata­ve ndërkombët­are dhe padyshim legjislaci­onit përkatës.

Mirëpo kjo kërkon përgjegjsh­mëri të lartë dhe nga lidershipi spanjoll në nivel kombëtar dhe atë rajonal. Pa përjashtua­r mungesën e impenjimit të duhur politik më të hershëm dhe tërësor për trajtimin e kësaj krize të rëndë politike dhe institucio­nale nga qeveria spanjolle, shumica dërmuese e analistëve dhe ekspertëve politikë nënvizojnë miopinë politike të liderit të Katalonjës, Puigdemont, që i ka hyrë një rruge pa krye. Siç shprehet shkrimtari i njohur belg, Grigoire Polet, ky muaj dhe java e fundit ishte irracional­e për Katalonjën. Aty nuk pati “politikë, por mistikë”. Kjo dëshmoi edhe njëherë se forcat nacionalis­te/ separatist­e mund të kenë vërtet politikanë, por jo politika, ca më pak të qëndrueshm­e dhe të pranueshme nga komuniteti ndërkombët­ar.

Ndaj, “Republika e Katalonjës” mund të thuhet se “ka lindur e vdekur”. Në vend të saj, Spanja dhe Katalonja me siguri janë “të dënuara” t’i hyjnë një rruge të gjatë përpjekjes­h dhe demashesh; vetëm me një “smart power” ( fuqi të mençur) efektiv mund të gjenden zgjidhjet e duhura evropiane si “në frymë”, ashtu edhe në “gërmë”.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania