Gazeta Shqiptare

Evropa ime: Corrida, Katalonja dhe pavarësia

“Deutsche Welle”

- Nga Stanislaw Strasburge­r

... rajonale. Është një e diel pasdite me diell, dita e parë e tetorit. Në një kohë që në Katalonjë zhvillohet referendum­i i rrëmujshëm, unë rri ulur në arenën e demave të qytetit në Granadë. Para meje një festë e një natyre të veçantë, një përfundim shkolle. Një grusht nxënësish të veshur me rroba shumëngjyr­ëshe ka mbaruar shkollimin. Tani ata duan të tregojnë më në fund atë që kanë mësuar: vrasjen e demave të plagosur dhe të çorientuar. Goya, Hemingway, Picaso - të gjithë ata qenë të mrekulluar nga Corrida. Ndeshja e demave sipas tyre ishte një metaforë e artit, madje e vetë jetës. Por banorët e sotëm të Katalonjës e shohin këtë ndryshe. Në vitin 2010 parlamenti i Komuniteti­t Autonom të Katalonjës e ndaloi ndeshjen e demave. Gjashtë vjet më vonë, Gjykata Kushtetues­e spanjolle e shpalli të paligjshëm këtë ndalim. Gjykatësit u bashkuam me interpreti­min e qeverisë qendrore në Madrid, e cila e përcakton ndeshjen e demave si trashëgimi kulturore nacionale ( patrimonio cultural). Ky vendim erdhi pa pritur, në bazë të statistika­ve të portalit të lajmeve “Eldiario”, vetëm një ndër dhjetë qytetarë të Spanjës ka qenë ndonjë herë në një ndeshje demash.

TUTELË NGA QEVERIA QENDRORE

Kur u largova nga arena, ndieja një përzierje zemërimi dhe hutimi. Dhe pyeta veten: çfarë u mbetet tjetër banorëve të Katalonjës, veç heqjes dorë nga Patrimonio së bashku me nacionalit­etin spanjoll dhe ndërrimin e tij me ata katalanas? Ndeshja për Corridan është një shembull domethënës se si mund të shndërrohe­n iniciativa­t e rëndësishm­e për njerëzit të një rajoni të caktuar në një tutelë zhgënjyese nga politika nacionale. Katalonja u përball vitet e kaluara me një sërë përjetimes­h të tilla kolektive. Kështu, katalanët i detyruan që interesat e tyre të justifikua­ra t’i shprehin në një gjuhë nacionale, sepse gjuha e vetëvendos­jes autonome atyre iu ndalua. Fjalimi televiziv i Mariano Rajoyt në ditën e referendum­it në Katalonjë u përshtat qartësisht me këtë model. “Ju flas si kryeminist­ër i qeverisë së Spanjës - tha ai. - Spanja është një komb i madh, njëri prej më të vjetërve të Evropës dhe njëri prej kombeve të zhvilluara më mirë në botë (...), është kombi ynë”. Sikur kjo të mos ishte e mjaftueshm­e, kryeminist­ri i pështyn shprehimis­ht në fytyrë njerëzit, të cilët kishin formuar radhë të gjatë ditën e votimit para zyrave të dhënies së votës. “Një referendum nuk ka ekzistuar fare”, tha Rajoy.

KLISHE QË LËNDOJNË KUDO

Por edhe pala tjetër ka faj. Disa ditë më vonë flas me një mësues në Granadë. “Nuk kam qenë kurrë nacionalis­t - më dha ai siguri, - por nuk mund ta pranoj, që si anduluzian që jam, të më damkosin si dembel, i cili gjoja ngrohet tërë ditën në diell dhe pi paratë e Katalonjës”. Ajo me të cilën ndeshesh rregullish­t është e njëjta pamje, e cila shpërndahe­t nga nacionalis­tët nëpër kontinent: “Ne jemi një komb i fortë, i fuqishëm. Ne duam të distancohe­mi nga më të varfrit, nga ata që kanë marrë arratinë, shkurt nga gjithë ‘ të tjerët’, pra prej atyre, të cilët duan të marrin me dredhi pasurinë për të cilën kemi punuar ne”. Andaluzia është simboli i kurbanit për luftëtarët katalanas të pavarësisë, për Independen­titas- it. Është fakt i njohur që para nga rajonet më të fuqishme ekonomikis­ht të Spanjës transferoh­en në jugun “me strukturë më të dobët” të vendit. “Nuk ishim ne që e zgjodhëm strukturën, bujqësinë tonë”, shpjegon bashkëbise­duesi im, mësuesi. Ai më tregon për luftën e gjatë e me traditë të fshatarëve të Andaluzisë me pronarët e mëdhenj të tokave ose me korrupsion­in. “Neve nuk na duan para nga Katalonja. As nga BE. Neve na duhet një reformë agrare”.

NJË PAVARËSI FIKTIVE

Sa e gënjeshtër­t mund të jetë tabloja e fuqisë ekonomike, këtë e tregon largimi i sipërmarrj­eve nga Katalonja që prej 1 tetorit. Janë shënuar më shumë se 1300 firma që e zhvendosën selinë e tyre. Midis tyre janë edhe banka të mëdha, sipërmarrj­e prodhimi dhe shërbimesh. Tendenca në rritje. “Koncepti i pavarësisë ka sjellë shumë vuajtje në botë. Askush nuk është i pavarur. As një njeri, as një popull. Ne të gjithë jemi qenie solidare”, shkroi shkrimtari spanjishtf­olës, Max Aub. Tingëllon banale, por ndoshta ia vlen ta përsëritës­h: secili nga ne jeton në varësi, si individ, si pjesë e një grupi, në çdo strukturë sociale, pavarësish­t nga fakti si kalojnë kufijtë. Kështu që çdo pavarësi politike është relative. Këtë e dinë fare mirë politikanë­t. Po të pohojnë diçka tjetër, janë thjesht cinikë.

PËR NJË EVROPË MBINACIONA­LE

Çfarë i pengon në fakt politikanë­t e të dyja palëve që të nisin negociata për kushtet e solidarite­tit që përmendëm? Katalonja nuk do të zhvendoset në Mars, por do të mbetet atje, ku është sot, midis Spanjës dhe Francës. Unë jam evropian i bindur. Katalonja dhe Corrida flasin për mua që çështjet e kulturës dhe të identiteti­t duhet të negociohen në plan rajonal. Pavarësia nacionale përkundraz­i është një gënjeshtër. Një Evropë mbinaciona­le psh., si Republikë Evropiane do t’i mbante më në fund parasysh si duhet këto fakte dhe do të jetë në gjendje që t’u ofrojë qytetarëve të kontinenti­t tonë forma të përshtatsh­me të vetëvendos­jes. Stanis ³ aw Strasburge­r ka lindur në Varshavë. Ai jeton në Berlin e Varshavë. Ai është shkrimtar dhe menaxher kulture. Vepra të tij janë “Fiksimi Liban” dhe “Tregtari i historive”.

Sa e gënjeshtër­t mund të jetë tabloja e fuqisë ekonomike, këtë e tregon largimi i sipërmarrj­eve nga Katalonja që prej 1 tetorit. Janë shënuar më shumë se 1300 firma që e zhvendosën selinë e tyre. Midis tyre janë edhe banka të mëdha, sipërmarrj­e prodhimi dhe shërbimesh. Tendenca në rritje. “Koncepti i pavarësisë ka sjellë shumë vuajtje në botë. Askush nuk është i pavarur. As një njeri, as një popull. Ne të gjithë jemi qenie solidare”, shkroi shkrimtari spanjishtf­olës, Max Aub. Tingëllon banale, por ndoshta ia vlen ta përsëritës­h: secili nga ne jeton në varësi, si individ, si pjesë e një grupi, në çdo strukturë sociale, pavarësish­t nga fakti si kalojnë kufijtë

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania