Gazeta Shqiptare

Basha: Rama dhunon e burgos të varfrit dhe ndihmon kriminelët

Kreu i PD- së akuzon kryeminist­rin për vetëvrasje­t e qytetarëve "Sa e do drejtësinë, e tregoi skandali ‘ Tahiri’"

-

Kryetari i Partisë Demokratik­e, Lulzi Basha akuzoi sërish dje kryeminist­rin Edi Rama se nuk e do drejtësinë, pasi këtë e tregoi edhe çështja "Tahiri". Në një postim në rrjetin social, "Facebook", Basha u shpreh dje: "Se sa e do Rama drejtësinë, e tregoi skandali "Tahiri", se me kë bashkëqeve­ris Rama e treguan përgjimet e antimafias italiane". Kontributi i Edi Ramës për drejtësinë është sulmi ndaj prokurorëv­e, ndaj dëshmitarë­ve, policëve të ndershëm e madje edhe ndaj gazetarëve, siç bëri pasi plasi skandali Tahiri". "Ndaj me paturpësi, përpjekjen e opozitës dhe gjithë shoqërisë për të çliruar politikën nga Sajmir Tahirët e drogës, nga ministrat që fikin radarët e ushtrisë dhe nga policët që ngarkojnë thasët e drogës, e quajti sot një grindje të vogël", vijoi më tej, kreu i PD- së. Sipas tij, "Drejtësia që Sajmir Tahiri dhe Edi Rama u ka dhënë shqiptarëv­e janë njerëzit e ndershëm, njerëzit e varfër që janë rrëmbyer në kundërshti­m me ligjin për akuza qesharake. Kriminelët janë nxjerrë nga burgu, janë bërë deputetë dhe kryetarë bashkie, drejtorë dhe "biznesmenë". "Edi Rama dhe shteti mafioz që ai drejton e arrestoi dhe e çoi në vetëvrasje 22- vjeçarin Estref Halili nga Kolonja e Lushnjës për një cigare hashash. Për Tahirin, që është kapur në përgjimet e antimafias me tonelata hashash nuk ka arrest, por mbrojtje politike me imunitet",- risolli në vëmendje, Basha. "Melita Çenga, infermiere nga Shkodra, Brunilda Meka nga Korça u hoqën nga puna dhe shkuan drejt vetëvrasje­s se nuk mbanin dot familjen. Tahiri që në përgjimet e antimafias del se merrte 30 mijë euro vetëm për një ngarkesë, bredh i lirë, sepse e mbron Edi Rama. Resmije Alla, 35 vjeç humbi jetën duke rilidhur korrentin për pompën e frymës së djalit të saj 6 vjeç me astmë, se nuk kishte

mundësi të paguante faturën e rritur. Tahiri merr 9 mijë euro byzylykë, 15 mijë euro diamante nga trafikantë­t, mban syze 10 mijë euro, por për Edi Ramën këto janë letra bakalli", janë këto rastet që denoncoi kreu i PD- së, Lulzim Basha. Më tej ai vijoi me emra të tjerë. "Qamil Zela, i burgosur, i vetëvarur për një borxh prej 3 mijë e 200 lekësh ndaj OSHEE, Arif Doda, Klajdi Muça, Llazar Nasi, Gjovalin Gjini, e dhjetëra të tjerë, i ka çuar Edi Rama drejt vetëvrasje­s për faturën e energjisë, por për

ministrin e tij të Brendshëm me targë AA003GB që bënte trafik droge, nuk ka prova. Sepse atij "nuk i mjaftojnë 20 milionë euro për fushatë" siç shprehen bashkëqeve­risësit Habilaj në përgjimet e antimafias",- nënvizoi Basha. Kreu i PD- së, tha se "Edi Rama dhe qeveria e tij janë të zhytur në krim dhe të kapur nga krimi. Shteti mafioz që burgos dhe dhunon të varfrit dhe mbron e ndihmon kriminelët dhe politikanë­t e lidhur me krimin duhet shembur nga themelet". Arresti ndaj Zaganit u bë pasi më 2 maj 2014 gjyqtarja Flora Hajredinaj kishte caktuar ndaj tij masën e sigurisë në mungesë arrest me burg për shpërdorim detyre e moskallëzi­m krimi, masë kjo e kërkuar nga prokurori Anton Martini. Por, kjo masë arresti me burg ndaj Zaganit u shua pasi më 8 nëntor 2014 Gjykata e Krimeve të Rënda caktoi ndaj tij masën e sigurisë arrest në shtëpie.

Kreu i PD- së, tha se "Edi Rama dhe qeveria e tij janë të zhytur në krim dhe të kapur nga krimi. Shteti mafioz që burgos dhe dhunon të varfrit dhe mbron e ndihmon kriminelët dhe politikanë­t e lidhur me krimin duhet shembur nga themelet".

 ??  ??
 ??  ?? Kryetari i Partisë Demokratik­e, Lulzim Basha
Kryetari i Partisë Demokratik­e, Lulzim Basha

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania