Gazeta Shqiptare

Balla: Për Zaganin, arrest me burg, Basha mbron të arrestuari­n

Partia Socialiste publikon vendimin e Gjykatës së Krimeve të rënda

-

e PD u përplasën dje, për ish- oficerin e policisë së Fierit, një nga akuzuesit e ish- ministrit Saimir Tahiri, Dritan Zagani. Kreu i Grupit Parlamenta­r të Partisë Socialiste, Taulant Balla tha dje, se kreu i opozitës, Lulzim Basha gënjeu në lidhje me dënimin e Dritan Zaganit. Sipas Ballës, Krimet e Rënda kanë dhënë masën e arrestit me burg ndaj Zaganit nën akuzën e dekonspiri­mit. Po ashtu, PS publikoi edhe vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë të Krimeve të rënda që ka caktuar masën e arrestit për Dritan Zaganin në maj të 2014. "Për Dritan Zaganin Gjykata e Krimeve të Rënda ka dhënë masën arrest me burg, bazuar mbi kërkesën e Prokuroris­ë së Krimeve të Rënda që në hetimin e saj ka konstatuar krimin e dekonspiri­mit ( për llogari të një grupi trafikantë­sh) të një operacioni antitrafik të Policisë së Shtetit. Pas vendosjes së kësaj mase sigurie, Dritan Zagani është zh- dukur për t'i ikur drejtësisë dhe është shfaqur më pas nga jashtë vendit, si heroi mediatik i Partisë Demokratik­e",sqaroi Balla. Edhe pas reagimit të kreut të PD- së, mbrëmjen e djeshme, Balla u shpreh: "E ftoj miqësisht Lulzim Bashën dhe Partinë Demokratik­e të heqë dorë nga heroi i tyre mediatik Dritan Zagani. Nuk mundet që partia kryesore e opozitës të ketë hero një të dënuar me vendim të formës së prerë "Në emër të Republikës" me 3 vite burgim". Duke publikuar vendimin e gjykatës, Balla shtoi: "Nuk pres që Lulzimi Basha dhe as PD të kërkojë ndjesë. Sepse, siç thashë në mëngjes, të gënjejë është e vetmja punë që Lulzim Basha di të bëjë më mirë. Por të betohesh për drejtësi mbi fjalët e një personi të arrestuar nga Gjykata e Krimeve të Rënda, bazuar në kërkesën e Prokuroris­ë së Krimeve të Rënda që në hetimin e saj ka konstatuar krimin e dekonspiri­mit ( për llogari të një grupi trafikantë­sh) të një operacioni antitrafik të Policisë së Shtetit dhe më pas i dënuar nga gjykata për largim nga vendi i qëndrimit të detyruar, kjo nuk është vetëm qesharake, por është shembulli më i qartë ku ka degraduar "vizioni" i PD për drejtësinë", tha Balla.

 ??  ?? Taulant Balla
Taulant Balla
 ??  ?? Vendimi i gjykatës për Zaganin
Vendimi i gjykatës për Zaganin

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania