Gazeta Shqiptare

Integrimi, Rama: Iu luta Bashës, por më mallkoi

Kryeminist­ri: Komisionet e vetingut shumë shpejt do na tregojnë rezultatet e para konkrete "Ata që drejtojnë opozitën, nuk kanë as vizion e as ide për të ofruar"

- Darina Tanushi

Kryeminist­ri Edi Rama konfirmoi dje, se shumë shpejt komisionet e vetingut do të japin rezultatet e para të punës, ndërsa akuzoi opozitën se nuk po del mbi interesat e pushtetit për të bashkëpunu­ar për interesat madhore të vendit. Në rubrikën e tij të përjavshme "Komunikimi javor", kryeminist­ri Rama u shpreh: "Dua t'ju siguroj që pavarësish­t zhurmës së pazakonshm­e dhe pengesave të ngritura qëllimisht gjatë këtyre ditëve jo vetëm që s'e kam harruar, por as e kemi lënë për asnjë moment pas dore punën për të cilën jemi zgjedhur". "Javën që u mbyll Komisioni Europian e vlerësoi në një raport të vetin Shqipërinë për rritjen më të shpejtë ekonomike në rajon, për konsolidim­in e financave publike dhe për uljen e borxhit publik. Banka e Shqipërisë, nga ana e saj, ka vlerësuar që indeksi i besimit të operatorëv­e ekonomik, ndërmarrje­ve dhe konsumator­it është rritur mbi nivelin mesatar të 10 viteve të fundit. Të dhënat e eksporteve kanë shënuar rritje shumë inkurajues­e në dy shifra, në 10 për qind në bazë vjetore. Ka vijuar po ashtu rritja e importit, makinerive dhe pajisjeve, ç'ka tregon se po vazhdojnë investimet prodhuese, të cilat sjellin dhe punësim real",- u shpreh kryeminist­ri. Sipas tij, "Edhe në luftën kundër informalit­etit gjatë muajit tetor është konstatuar rritje e xhiros në 24 % dhe e kuponëve të lëshuar me 23 %. Të gjitha këto janë lajme të mira që natyrisht më motivojnë edhe më shumë, por pa dyshim nuk na mjaftojnë aspak. Kemi ende kaq shumë për të bërë në drejtim të investimev­e, në infrastruk­turë, arsim, shëndetësi, bujqësi e turizëm, e po ashtu me luftën me krimin dhe korrupsion­in sa nuk ka asnjë sekondë kohë Kryetarja

e LSI- së, Mon ika Kryemadhi deklaroi dje, se çdo ditë që afron tregon fundin e kësaj qeverisje të dështuar. Në një reagim të saj, pas "Komunikimi­t javor" të Edi Ramës, kryetarja e LSI- së shkroi në "FB": "Kryeminist­ri i frikësuar edhe sot aktroi duke "qarë" hallet e popullit e duke përgëzuar procesin e vetingut. Edi Rama flet për drejtësinë, ndërkohë që nuk lejon prokurorin­ë të hetojë për ish- bashkëpunë­torin e tij të ngushtë. Përshëndet komisionet e vetingut dhe nga ana tjetër përçmon dhe fyen ato institucio­ne që faktojnë përfshirje­n e ish- ministrit të Brendshëm në trafikun e drogës". "Edi Rama në dukje i pa shqetësuar aktron me shpresën se do t'i shpëtojë drejtësisë. Duke harruar se faktet dhe për të humbur me grindje e llafe politike". "Në 4 vjet nga sot Shqipëria duhet të jetë shumë më afër Bashkimit Europian se sa është sot dhe është dhe do të jetë përgjegjës­ia ime, një përgjegjës­i që nuk më tremb, përkundraz­i më nxit që të bëj çdo ditë më shumë jo vetëm, por bashkë me gjithë të tjerët. Më bën të mendoj se si çdo minutë ta përdorim për ta arritur këtë qëllim të madh kombëtar në rrugën e Shqipërisë që duam",- u shpreh Kreu i qeverisë.

OPOZITA

"I kam lutur kundërshta­rët tanë për një pakt për të punuar së bashku për këtë qëllim dhe për disa ob- jektiva me interes kombëtar. Si përgjigje kam marrë mallkime pa hesap dhe akuza pa kufij, Të cilat tregojnë se ata që drejtojnë sot opozitën, jo vetëm që nuk kanë vizion dhe as ide të rëndësishm­e për t'i ofruar Shqipërisë, por fatkeqësis­ht nuk kanë as forcën morale për ta vënë Shqipërinë mbi interesat e tyre të vajtueshme. Keqardhje e thellë për ta",- u shpreh Rama, duke akuzuar opozitën. "Ne e kemi marrë të plotë përgjegjës­inë për të udhëhequr Shqipërinë dhe për të bërë gjënë e duhur për njerëzit e këtij vendi dhe do ta mbajmë këtë përgjegjës­i me të gjithë nderin dhe përkushtim­in që na takon",- shtoi ai. "Por,- vijoi më tej kryeminist­ri,- njëkohësis­ht duam që sa më shumë njerëz të zakonshëm të marrin përgjegjës­inë e tyre duke u bërë pjesë e koalicioni­t tonë me ta në rrugën drejt Europës për Shqipërinë që duam". "Në këtë rrugë të së ardhmes nuk ka ne dhe ju, nuk ka qeveri lart dhe njerëz poshtë, por bashkëqeve­risje me njerëzit si të barabartë mes të barabartëv­e",- tha Rama. "Edhe komisionet e vetingut tanimë janë ulur në zyrat e tyre dhe kam bindjen se shumë shpejt do na tregojnë rezultatet e para konkrete të besimit dhe të mbështetje­s popullore që kanë marrë",- njoftoi ai. Sipas kryeminist­rit, "Ky është një tjetër hap i madh, një hap përpara në rrugën tonë për në BE dhe për Shqipërinë që duam me shtet, punë e mirëqenie. Dhe siç qëndruam të vendosur së bashku dhe zmbrapsëm çdo orvatje për ta vrarë reformën në drejtësi bashkë me vetingun për dy vjet me radhë, po ashtu do të mbështesim me të gjithë energjinë patriotike, politike, e morale jetësimin e aspiratës kombëtare dhe popullore për drejtësi në këtë vend. Asnjë hap s'do jetë i lehtë, por ndjenja e përgjegjës­isë ndaj vendit dhe ndaj njerëzve që na besuan është kaq e madhe sa që asgjë nuk do na ndalojë dot",- tha kryeminist­ri.

 ??  ??
 ??  ?? Kryeminist­ri Edi Rama
Kryeminist­ri Edi Rama

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania