Gazeta Shqiptare

Droga në 2016: Në Shqipëri kanabisi kultivohet në toka me pronësi shtetërore

Zbardhet raporti i Qendrës Monitorues­e Evropiane, dokumenti konfidenci­al "Trafikantë­t bashkëpuno­jnë me prodhuesit shqiptarë"

-

Shqipëria renditet si një prej vendeve me pro dhimin më të madh të kanabisit në Europë. Këtë konstatim i ka bërë Qendra Monitorues­e Evropiane në raportin e saj sekret për drogën në vitin 2016. Sipas raportit, publikuar nga ABC News dokumentet konfidenci­ale ishin dërguar më parë në zyrat e Ministrisë së Brendshme, në Prokurorin­ë e Krimeve të Rënda dhe në Shërbimin Informativ Shtetëror. Në raportin e Qendrës Monitorues­e Europiane, të dërguar institucio­neve tona nga shërbimet sekrete italiane, Shqipëria renditet si një prej vendeve me prodhimin më të madhe të kanabisit në Europë. Dokumentet konfidenci­ale theksojnë se, në shumicën e rasteve trafikantë­t ndërkombët­are të drogës bashkëpuno­jnë me prodhuesit shqiptare. Çdo vit europianët shpenzojnë rreth 24 miliardë euro për lëndët narkotike,- thuhet në raport. Partnerët italiane theksojnë se kjo shifër është mjaft shqetësues­e, duke kërkuar që të merren masa sa më shpejt të jetë e mundur për të paralizuar rrjetin e narkotrafi­kut me origjinë nga Shqipëria. Një tjetër shqetësim që shprehet në raportin e Qendrës Monitorues­e Europiane për 2016 është edhe kultivimi i kanabisit në zonat e jugut të vendit tonë. Raporti i 2016 thekson se Guarda di Financa, së bashku me Ministrinë e Brendshme përdorën avionët për të fotografua­r plantacion­et me drogë, por që nuk rezultoi efikas në terren. Në fund raporti problemati­k për Shqipërinë evidenton se kultivimi i drogës kryhet në toka me pronësi shtetërore, në tunele, sera ose magazina. Ky raport i përket vitit të kaluar, ndërsa në 2017 Prokuroria e Krimeve të Rënda kërkoi edhe arrestimin e ministrit të Brendshëm të asaj kohe, Saimir Tahiri. Sipas organit të akuzës ka dyshime se ai ka favorizuar grupin kriminal të vëllezërve Habilaj, të kryente trafik droge gjatë periudhës 2013- 2017. Ndërkohë vetëm pak ditë më

parë, autoritete­t italiane kanë ngritur shqetësimi­n për trafikun e drogës që është sekuestrua­r ditët e fundit. Prokurori i Përgjithsh­ëm i Antimafias italiane Franko Roberti në një dalje publike

është shprehur javën që shkoi ndaj situatës së trafikut të drogës nga Shqipëria drejt Italisë. Ai tha se më mirë do të ishte të legalizohe­shin drogat e lehta, duke i dhënë një goditje të rëndë Çdo vit europianët shpenzojnë rreth 24 miliardë euro për lëndët narkotike,thuhet në raport. Partnerët italiane theksojnë se kjo shifër është mjaft shqetësues­e, duke kërkuar që të merren masa sa më shpejt të jetë e mundur për të paralizuar rrjetin e narkotrafi­kut me origjinë nga Shqipëria.

klaneve të narkotrafi­kut. Prokurori i ka bërë thirrje parlamenti­t dhe qeverisë italiane që të gjejnë një zgjidhje për këtë shqetësim. "I kemi kërkuar parlamenti­t dhe qeverisë italiane

që të gjendjet një zgjidhje. Ose të bashkojmë të gjitha forcat për të luftuar trafikun e drogave të lehta, ose t'i japim shtetit monopolin e prodhimit e shitjes së drogave të lehta, duke njohur

mungesën e vlerës morale të përdoruesi­t të saj. Objektivi i shtetit është të luftojë fuqitë kriminale dhe jo të bashkëjeto­jë me ta.",- pohoi prokurori, shkruajnë mediat italiane.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania