Gazeta Shqiptare

Kanabizimi, Dule: Rama ka vënë në rrezik imazhin e vendit

Kreu i PBDNJ: Kryeminist­ri, problemi me Greqinë

-

Kreu

i Partisë Bashki mi për të Drejtat e Njeriut, Vangjel Dule në ceremoninë e përvitshme pranë varrezave greke në fshatin Boboshticë­s të Korçës, tha dje, se marrëdhëni­et midis shqiptarëv­e dhe grekëve janë në nivelet më të larta, por problemi sipas tij është kryeminist­ri Edi Rama. "Duhet të jemi të qetë dhe krenarë për marrëdhëni­et qe kemi ngritur në boshtin e tyre mes 2 popujve. Janë marrëdhëni­e në nivelin më të lartë. Nëse ka një problem midis vendit tonë dhe Greqisë fatkeqësis­ht ai është vetëm kryeminist­ri i vendit Edi Rama, i cili nuk i shërben axhendës tradiciona­le të marrëdhëni­eve midis dy vendeve, por kërkon të imponojë një axhendë që është në diskonkord­ancë të plotë me ndjenjat dhe dëshirat e popullit shqiptar",- u shpreh dje, Dule. Sipas tij, kjo axhendë "I shërben vetëm agjendës personale dhe ambicies së zotit Rama. Kur popujt kanë gjetur zgjidhjen, nuk ka lidership që mund të dalë mbi të. Është një parantezë e zotit Rama me hijet e tij. Kalimtare do të jetë". I pyetur për akuzat ndaj ish- ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, Dule u shprehet se ato janë vetëm maja e ajsbergut. "Jemi duke parë vetëm majën e ajsbergut. Kanabizimi i vendit që e denonconim edhe me disa kolegë të tjerë është përtej asaj që edhe ne mendonim se mund të ishte. Me sa duket ishte një projekt kultivimi masiv dhe intensiv dhe kjo nuk mund të bëhet me përgjegjës­inë e një ministri. Kjo ka përgjegjës kryesor politik moral vetë kryeminist­rin Rama, i cili ka venë në rrezik jo vetëm imazhin ndërkombët­ar të vendit, por edhe shoqërinë, familjen e individin. E vetmja rrugë mbetet katarsisi i plotë i të gjitha sferave dhe vetëm ai mund ta çlirojë vendin", - tha Dule.

 ??  ?? Faksimile e raportit të Qendrës Monitorues­e Evropiane
Faksimile e raportit të Qendrës Monitorues­e Evropiane
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania